“Shades of Blue” me Jennifer Lopez, në sezonin e dytë
Nga Arkiva
Seriali “Shades of Blue” me aktore kryesore Jennifer Lopez, tashmë ka marrë “dritën jeshile” nga televizioni amerikan NBC për sezonin e tij të dytë.
Drama në të cilën luan Lopez , si një police me vese të këqija e cila është e kërcënuar të punojë kundër partnerit të saj, dhe të ndihmojë FBI-në me informacione pasi u kap në flagrancë, ka arritur një shikueshmëri të kënqëshme dhe është cilësuar si një prodhim “hit”.
Edhe Presidenti Jennifer Salke i NBC, ka falenderuar aktoren, duke thënë se ka qenë gruaja që ka punuar më fort dhe përpjekjet e saj të pabesueshme kanë ndikuar në krijimin e një prej dramave më bindëse në televizion sot për sot.
Komento
Ende pa komente
Shiko komentet
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento