Shahini: Lajm i rremë, viti shkollor nuk përfundon më herët! Shpresojmë të mos shtyjmë provimet

March 27, 2020 18:39

Shahini: Lajm i rremë, viti shkollor nuk përfundon më herët! Shpresojmë të mos shtyjmë provimet

Në fillim të video-mesazhit të saj, Ministrja Besa Shahini gjen rastin të adresojë një shqetësim në lidhje me një video të rreme, e cila ka qarkulluar kohët e fundit dhe ka krijuar përshtypjen se viti shkollor “gjoja do të përfundojë më herët”.

“Kjo nuk qëndron”, thekson ministrja, “Kjo është një video e rreme që është krijuar duke këputur një prononcim timin ku flas për mbylljen e vitit shkollor. Që të mos kemi dilema, viti shkollor mbyllet në fund të vitit akademik, në fund të semestrit të tretë, dhe shpresojmë vetëm që nuk do të jemi të detyruar të shtyjmë datat e përfundimit të vitit shkollor, të shtyjmë datat e maturës”, sqaron ajo.

Ministrja Shahini i përgjigjet edhe një pyetjeje tjetër që vjen vazhdimisht nga nxënësit, e cila është se “kur kthehemi nëpër shkolla dhe a do të vazhdojë mësimi online nëse nuk fillojmë mësimin në shkollë me datën 6 prill?”.

“Patjetër. Ne po përgatitemi që të vazhdojmë me xhirimet e leksioneve edhe për javët pas 6 prillit, përkundër që nuk është marrë ende vendimi nga Task Forca për koronavirusin nëse shkollat do të qëndrojnë mbyllur përtej datës 6 prill apo jo. Pra nga mesi i javës që vjen, ne do të shohim situatën, do të marrim parasysh risqet dhe do të marrim një vendim për hapjen ose jo të shkollave me datën 6 prill”, shprehet ajo.


l.h/ dita

March 27, 2020 18:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim