Shahini paralajmëron “Vetting” për pedagogët

January 14, 2020 13:35

Shahini paralajmëron “Vetting” për pedagogët

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në një komunikim për median zhvilluar ditën e sotme parashtroi vendimet e fundit mbi arsimin e lartë, “paktin e Universitetit” si dhe për hapjen e programeve të ciklit të tretë.

Sipas Shahinit mandatet e drejtuesve te universiteteve publike skadojnë në muajin maj dhe data e zgjedhjeve të reja për të gjitha strukturat publike do të jetë 8 Maj 2020.

Ajo theksoi se fushata zgjedhore për strukturat publike do të fillojë një muaj para ndërsa për universitetet do të fillojë dy muaj para, çka nënkupton se në këtë periudhë institucionet përkatëse duhet të kenë publikuar zyrtarisht rregulloren e tyre zgjedhore.

Risia këtë vit sipas ministres është se kandidatët do të duhet të jenë persona me integritet të lartë akademik. Kjo do të thotë se nevojitet një verifikim i hollësishëm dhe profesional i dokumenteve e gradave shkencore të disponuara nga kandidatët për pedagogë, tha ajo. Për këtë qeveria ka blerë një platformë antiplagjiaturë për verifikim dhe vërtetim të dokumenteve, gradave dhe titujve edhe në gjuhën shqipe, e cila së shpejti pritet të zgjerohet edhe për disertacionet e studentëve./SCAN

O.J/DITA

January 14, 2020 13:35
Komento

6 Komente

  1. asd January 14, 13:54

    Shume mire por me nje kusht. Po te jene ne mjerim, atehere duhet tu rrisni rrogat.

    Reply to this comment
  2. Hosteni January 14, 14:25

    Ja pime lengun ne Drejtesi, tani te degjojme edhe pordhet e vetingut ne Arsim.

    Reply to this comment
  3. Ermir January 14, 15:30

    Ik mi debile se njeriu me i pa-afte ne univers per te bere kete pune!
    Do i hash mutin ti plagjaturave apo vetingut. Je nje debile koke e kembe!

    Po s’ke faj ti, e ka ai palla me mjeker!

    Reply to this comment
  4. h January 14, 16:26

    Shko moj badallaqe se universitetet duhen mbyllur.
    Ati shërbejnë vetëm për të vjedhur të varfërit duke i shitur indulgjenca-diplloma
    dhe pastaj dalin në rrugë të madhe.

    Reply to this comment
  5. No January 14, 21:02

    90% e pedagogeve me tituj jane me mesatare
    5 …ju flisni per makina plagjiature. Çfare mund te pritet nga ky kontigjent?
    Kjo eshte e fshehte e njohur … I leverdis drejtuesve

    Reply to this comment
  6. Sadik January 14, 21:22

    Zonja Ministre së pari bëni Ju detyrat e shtëpisë dhe konkretisht:
    – Nxirrni urgjentisht standartet e vlerësimit të punës së pedagogëve. E keni detyrim nga Ligji i Arsmit të Lartë, duhet ta kishit bërë.
    – Mbi këtë bazë publikoni renditjen e Universiteteve sipas cilësisë mbi standartet perndimore. Mjafton të merrni thjesht standartet Gjermane mbi vlerësimin e punës së pedagogëve, dhe mbi këtë bazë të pastrohen ata që nuk kanë të bëjnë me arsimin e lartë.
    – Mbi këtë bazë, të mos lejohen për të kandiduar të gjithë ata persona që nuk plotësojnë standartet.
    – Ndryshoni Ligjin e Arsimit të Lartë dhe vendosini drejtuesit me emërim ose konkurim me dosje, se për ndryshe do të shpërthejë lufta e votave. Në se nuk e bëni këtë, kthehuni dhe bëjini zgjedhjet sic edhe bëhen në perëndim. Oh harrova, si në Gjermani. Vetëm Gjermania e do këtë vënd, dhe atje po shkon dhe populli.
    Në se nuk bëhet kjo, gjithshka mbetet demagogji. Në drejtim do të jenë ata që ishin, dhe askush tjetër nuk e can dot rrjetin neopotik të të pafatëve në Universitetet Shqiptare. Arsimi do të vazhdojë të zhbëhet deri sa shpejt të refuzohet edhe nga të rinjtë.
    Këtij vëndi i duhet edhe Arsimi i Lartë, prandaj thuaji Keut Tënd që të bëjë sot. Pas 4-vjetëve do të jetë shumë vonë për të gjetur ndonjë të ri ose të re që të vijë në Universitet shqiptare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*