Shakaja mes motrave i merr jetën adoleshentes
Nga Arkiva
Një shaka midis motrash është kthyer në një tragjedi.
Daniele Marag, 17 vjeç, hipi në çati, pasi i kishte marrë telefonin motrës së saj, në mënyrë që kjo e fundit të mendonte se e kishte humbur.
Duke hipur, adoleshentes i rrëshqet këmba dhe bie në tokë.
Përplasja e 17 vjeçares rezultoi fatale, duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. Ngjarja është regjistruar në Holloway në veri të Londrës.
“Atë ditë Danielle ishte shumë e lumtur pasi sapo kishte marrë patentën. Ajo ishte një adoleshente normale dhe një nxënëse e shkëlqyer”, u shpreh i ati i 17 vjeçares pas tragjedisë.
l.h/ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento