Shalsi: Shqipëria do të ndryshojë atëherë kur politikanë të lartë të shkojnë para drejtësisë

February 23, 2014 12:36

Shalsi: Shqipëria do të ndryshojë atëherë kur politikanë të lartë të shkojnë para drejtësisë

Deputeti socialist, Eduard Shalsi, shprehet se në Shqipëri, gjërat do të fillojnë të ndryshojnë kur politikanët e rangut të lartë të përballen me drejtësinë. Në një intervistë për gazetën “Tema”, Shalsi bën një krahasim me politikanët e dënuar në botë dhe shprehet se bëmat e pandëshkuara të politikanëve shqiptarë e mbushin me indinjatë.

“Nëse ka një ditë ku do të mund të themi se gjërat filluan të ndryshojnë prej vërteti në Shqipëri ajo do të jetë kur politikanë të lartë të dorëzohen pranë organeve të drejtësisë. Kur dëgjoj se me çfarë argumentesh dënohen politikanë të ndryshëm në Ballkan a në botë mbushem plot indinjatë, teksa kujtoj bëmat e pandëshkuara të këtyre të tanëve”.

Shalsi thotë se qeveria “Rama” mori në dorëzim një vend që i ngjante një magazine pa inventar dhe hapi i parë i saj ishte rivendosja e rregullit.

“Dhe në këtë vend të qeverisur nga njerëz që rregullin e shndërruan në kaos, hapi i parë do të ishte  vendosja e rregullit në këtë kaos. Të gjitha aksionet e ndërmarra nga qeveria pikërisht këtë objektiv kanë synuar, paçka se hera herës,  për shkak të dobësisë së institucioneve, nuk kanë mundur të realizohen të sakta dhe të plota”, thotë ai.

Shalsi thekson se një nga sfidat më të mëdha të qeverisë mbetet ndërtimi dhe qëndrueshmëria e institucioneve. “Përsa kohë titullarët e këtyre institucioneve do të kujdesen vetëm për mbijetesën e tyre përmes akrobacirave dhe konformizmave politike dhe do ti jenë mirënjohës përjetësisht politikës që i ka zgjedhur dhe të friksuar dhe kapitulluar para saj, do të jetë e pamundur që gjërat të ndryshojnë për mirë. Dhe këtu qëndron sfida e kësaj maxhorance. Inkurajimi i një sistemi drejtësie në rrjetën e të cilit mund të biesh dhe ti vetë, sado lart në pozicion të jesh, nëse shkel ligjin”,shprehet deputeti socialist.

 

February 23, 2014 12:36
Komento

22 Komente

  1. sale February 23, 13:03

    Po he bejeni;kush ju ndalon,votat i keni,ne per kete jua dhame.
    Per te keqijat qe i ka ber ketij vendi ai “adashi” im,sikur ta shohe varur,do vete ta terheq per kembesh se kam frike se nuk ka vdekur.

    Reply to this comment
  2. Horri i Bulevardit February 23, 13:24

    Ne qofte se nuk arrestoni familjen Berisha dhe Bashen, te jeni te sigurte se ne zgjedhjet e tjera, do te jeni ne opozite.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 23, 13:56

      “Horri i b…”? Kini 2-3 ditë që bëni mungesa. Sa për komentin ‘okej’ por puna eshte se kujt t’ja japësh votën? Po nuk ja u dhe ketyre ne anën tjetër ke saliun? Kjo ështe çeshtja!? Ne jemi kapur në rrjetén e rrethit vicioz te dy partive dhe s’kemi nga ja mbajmë? Po nuk ja u dhame ketyre e vetmja alternativë eshtë shpellari!? Të tjerét jané satelitët e “rrethit”! Keq puna! Ngeci karkaleci i themi nga anët tona!!!

      Reply to this comment
      • Arif Gjongjini February 23, 20:36

        Ka zgjidhje, të mos i jepet asnjë qelbësire që kutërbon ndyrësi e të mos i jepet asnjë frikacaku apo mendjepezulli; t’u jepet vota të tretëve, të paprovuarve, se kështu, të paktën në mos paçim shumë besim tek të tretët, nuk do kemi mllefin e poshtërsive të njërës palë dhe pabythësinë e palës tjetër. Pra ka zgjidhje, veçse paraprakisht duhet të bëhen në një mendje të tërë.

        Reply to this comment
  3. Drishti February 23, 13:31

    Me Shalsin jemi te gjithe me ato qe thote. Bravo te qofte. Mirepo ne fushate ky Shalsi beri nje autogol kur tha ne studio Tv se : Ne socialistet ne pushtet nuk do vjedhim si ju ( demokratet ) por… do vjedhim me lezet. Tani ben mire te thote se ku po vidhet me lezet, apo eshte sekret.

    Reply to this comment
    • BESIANA GUSHI February 24, 10:35

      Ti Drisht i ures se Drishtit, duhe te jesh me i qarte ne akuzen qe ben.
      Mund te na thash zotrote ku dhe kur Shalesi e ka thene kete “brumur natriumi” qe lendoka ekzistencen tende?
      Ke harruar te shtosh, me dashje mbase, qe Shalesi ka thene edhe qe Sali Ram Shiqere Berisha, kur eshte bere synet, dervishet i bene dy gersheta dhe e veshen me kepuce te kuqe e çorape leshdhije qe ti ngante Pipit kalze-lunges.

      Reply to this comment
  4. TJ February 23, 13:44

    Arrestoni Berishen,Lulin,Pollon,Topallin,Rulin,Zenin,Argiten etj .etj.Shqiperia nuk behet me keta kriminele neper kembe.Ndryshe, Edi Rama, jep doreheqjen dhe largohu,vendi le te shkoje ne zgjedhje te reja te parakohshme.Shqiptaret ju votuan te denoni Berishen!

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi February 23, 13:57

    “Horri i b…”? Kini 2-3 ditë që bëni mungesa. Sa për komentin ‘okej’ por puna eshte se kujt t’ja japësh votën? Po nuk ja u dhe ketyre ne anën tjetër ke saliun? Kjo ështe çeshtja!? Ne jemi kapur në rrjetén e rrethit vicioz te dy partive dhe s’kemi nga ja mbajmë? Po nuk ja u dhame ketyre e vetmja alternativë eshtë shpellari!? Të tjerét jané satelitët e “rrethit”! Keq puna! Ngeci karkaleci i themi nga anët tona!!!

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit February 23, 16:10

      Pershendetje zoti Zaimi, jam shume i ngjeshur ne pune ne kete moment, ku stresi me eshte bere shok.
      E kuptoj se jemi te mbyllur ne nje rreth vicioz, por sdua te riperseritet historia e vitit 2005, ku megjithese Saliu shkaktoi tragjedine, perseri erdhi ne pushtet, per shkak te gabimeve fatale te Fatos Nanos.
      Duhet urgjentisht arrestimi i Sali Berishes, faktet jane, mungon vetem trupi gjykues, por edhe trupit gjykues i gjindet davaja, ja gjejne vete shqiptaret, ne qofte se tenton ta liroje Sali Berishen, tja kalerojne me liber shpije gjithe familjen e gjykatesve, tjezer metode ska.
      Dhe do te shofim se kur te shikoje gjykatesi se sa i vlen lekura.

      Reply to this comment
  6. nuri February 23, 14:04

    Gjalle qenka ky Ferdinand Xhaferri i PS qe do vjedhi ndryshe nga PD-ja.

    Reply to this comment
  7. beni February 23, 14:05

    Ne politikanet e larte ky fut edhe Edi Ramen apo vetem Berishen me shoke. Po ti arrestojne te gjithe ata qe kane vjedhur kam frike se do te ngelemi pa qeveri e pa politikane 🙂

    Reply to this comment
  8. LORA February 23, 14:32

    Kjo qe thote Shalsi eshte borxhi i madh ndaj SOVRANIT per vullnetin e shenjteruar te 23 qershorit.
    Shalsi dhe nahija e tijne dine mire se metri qe do te mate qeverisjen e tyre eshte se pari ndeshkimi i pameshirshem i kuserimit dhe krethemeljes se shtetit te shqiptareve.Hesapi i ketij kuserimi eshte shume i thjeshte;te ardhurat legale perballe pasurise marramendese te politi-qeneve ,qe e derdelisen kete vend per 23 vjet,pa u nginjur.
    E Shalsi eshte i pari qe e artikulon kete sfide,prandaj e falnderoj.Do t’i jem mirenohese kur ta shoh shpejt te bere nje veper qe ta prekin te gjithe njerzit.

    Reply to this comment
  9. . February 23, 15:02

    ****************************************************************************************************

    …. Keshtu ka ndodhur ne gjithe BOTEN.

    …. Kane denuar “Korrupsionin” duke nisur nga “Koka Drejtusve te larte” dhe gradualisht duke perfshire gjithe strukturat ….

    …. Pa denuar Kriminelin historik Veriore Sali Bisha Shqiperia kurre nuk do mundet te nise “Vertete” rrugen drejt “Rilindjes”.

    ******************************************************************************************************

    Reply to this comment
  10. Mark uk February 23, 16:41

    Po mire nise me Ramen dosjen e ka te hapur qysh se ishte minister i Nanos.Se ma per tre mandate kryetar bashkie ka akuza me thes.

    Reply to this comment
  11. Mark UK February 23, 17:34

    ****************************************************************************************************

    … O Mark maloku, mos je dhe Ti nje nga ata Maloket e droges se kriminelit Ali Bisha (me emer tjeter) qe ndiqesh nga polici Angleze ?

    … O Mark maloku, o race e ardhur nga stepat e thella te Siberise … ju nuk jeni shqiptare por te zbritur epoka me pare ne Shqiperi.

    *****************************************************************************************************
    … O Mark, krimet e Verioreve Maloke Veriore si brenda dhe jashte Shqiperise do i denoje Drejtesia dhe Historia.

    Reply to this comment
  12. Mark uk February 23, 18:23

    Po emrin pse nuk e ven o turk i flliqur.

    Reply to this comment
  13. italia February 23, 21:12

    keto qe thote z shalsi jane fjale te medha por jane vetem fjale ne qytetaret e shqiperise duam te shohim dicka konkrete dhe jo vetem fjale dotejete fitorja e nje beteje te madhe ne rast se rama do te veje ne zbatim ate qe tha ne parlament per marjen e prokuroreve nga jasht per ceshtjet qe nuk i zgjidhin dot shqipetaret por edhe kjo eshte nje genjesgter tjeter per te mbajtur gjalle shpresat e shqiptareve…

    Reply to this comment
  14. futja kot February 23, 22:21

    E paska hequr mjekrren Shalsi se ishte bere si ata muhaxhedinet qe shkonin ne Siri ?? Me qe thote qe politikanet e larte duhet te shkojne para drejtesise po ja numerojme qe mos te lodhet me TOP LISTEN dhe nga ne si popull i ka gati
    (10) Ka vdekur
    (9) Fatos Nano
    (8) Arben Ristani
    (7) Arben Imami
    (6) Fatmir Mehdiu
    (5) Jozi topalli
    (4) Dritan Prifti
    (3) Ilir Meta
    (2) Lulke Bashen
    (1) Sali Berishen
    Atehere shqiperia do marre fryme lirisht e sigurte per 100 vjet.. HAJDE TUNG

    Reply to this comment
  15. Kris February 23, 23:59

    Kjo rilindja ka marre vrapin ,Sales po I rruan…

    Reply to this comment
  16. Ilir February 24, 04:20

    KE HUMBUR KOT PER PROKUROR O SHALC.

    PER PARATE QE MBLIDHJE TI PER LEJET E EDI RAMES SI VETE MUHABETI.

    E BEN ME QEJF BURGUN APO TI JE HAJDUT I MIRE, ATA TE TJERET JANE HAJDUTA TE KEQINJ.

    Reply to this comment
  17. Aliu nga Selenic February 24, 09:22

    Sa heri i afrohen sales ja ben fap, nje problem i madhe qe kerkojne ti largojne nga vetja e tyre dhe te merren me qeverin. Keshtu ditet e findit doli killeri me pages ku opozita akuzon qeverin dhe ne te njejet kohe vete rrin e qete se askush nuk i afrohet per ta derguar ne vendin ku dihet dhe ku ja ka ber borxhe ketij populli ky Sali E Basha Berisha.!

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit February 24, 10:35

      I nderuari Aliu nga Selenic, politika serbe, gjithmone ka patur supremacine ne politiken ballkanike, per kete sherbimi inteligjent serb ish UDB , gjithmone i ka instruktuar agjentet esaj ne kohen dhe menyren e duhur, si duhet te veprojne dhe menyra me e mire per largimin e vemendjes nga nje ceshtje, qe mund te hape kutine e Pandores, duke hapur nje problem te dores se dyte a te trete, eshte nje metode efikase, te pakten per rastin shqiptar, ku shashkat e hedhura nga Saliu, kane bere efektin e duhur, duke hequr vemendjen e publikut shqiptar, nga nje ngjarje reale.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*