“Kukuvajkë, hipokrit, pseudopatriot i pacipë”

September 28, 2016 09:20

“Kukuvajkë, hipokrit, pseudopatriot i pacipë”

Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi, u përgjigjet akuzave të Ben Blushit për ligjin e mbetjeve të riciklueshme.

Shalsi e përfshin Blushin në grupin e personave që përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatriotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka në kritikat ndaj importit të mbetjeve.

“Në rastin më të mirë është i painformuar dhe komplet i paditur, dhe në rastin më të keq, që është më i mundshmi, po përpiqet më kot të fitojë kapital politik duke u ekzaltuar me temën e plehrave. Është te blloku i dytë i individëve, që përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatriotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka”- tha Shalsi, pyetur nga “Panorama”  për kritikat që kolegu Ben Blushi, i ka bërë ligjit.

Shalsi sqaron se nga momenti i propozimit, i ka ndarë në dy blloqe të gjithë ata që po shprehen në lidhje me ligjin: “blloku i parë përbëhet nga kritizerë seriozë, dyshues të arsyeshëm dhe nga specialistë me reputacion.

Ndërsa blloku tjetër përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatriotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka. Më këta të dytët nuk kam ndërmend të merrem. Me të parët i kemi dhënë të gjitha shpjegimet se çfarë ka ndryshuar nga 2013-a. Nëse ne do ishim në të njëjtat kushte me 2013-n, nuk do ta ndërmerrnim këtë nismë”- tha ai.

September 28, 2016 09:20
Komento

3 Komente

  1. anticensurë 25642654 September 28, 09:54

    ““Në rastin më të mirë është i painformuar dhe komplet i paditur, dhe në rastin më të keq, që është më i mundshmi, po përpiqet më kot të fitojë kapital politik duke u ekzaltuar me temën e plehrave. Është te blloku i dytë i individëve, që përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatriotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka”- tha Shalsi,
    këto mund të jenë të vërteta!!
    POR që ju jeni më të ndyra se plehrat e “pastra” që doni të na mbushni shqipërinë!?
    për këtë nuk na duhet vërtetim!!
    jeni më të ndyrë se sali berisha që sot ha mut për tu treguar se është i pastër!!

    Reply to this comment
  2. spata September 28, 10:52

    Ne ndihme te shqiptarve .Shohim qe shpesh fjala patriot te perdoret me vend dhe pa vend .Patriot rrjedh nga fjala greke vendali .Ata qe luftojne dhe perpiqen per vendin qe kane lindur ose e kane orgjine nga nje vendi quhen partiot.Ne kemi shume patriot qe kane luftuar dhe kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem per vendin .Shembuj ka shume dhe nuk duhen ngaterruar me keta te socmit sic i thot Shalsi Blushit pseudopatriot .Blushi nuk ka lidhje me kete terme te gjuhes shqipe .Blushi eshte i lindur shqiptar por patriot nuk mund ti themi .Orgjina e tij ka nje vend tjeter .Do te quhej patriot nese ai bene nje veper madhore me permasa kombetare .
    Si Blushi ,ne politike ,kemi shume qe e quajne veten patriot.Ne fakte duhen vlersuar konkretishte mbi bazen e veprave madhore per kombin.Saliut nuk mund ti thuash partiot edhe pse ka lindur ne Shqiperi .Ai e ka te dyshimte orgjinen dhe ka bere vepra cnjerzore ndaj kombit . Nuk po i marr te gjithe me radhe se ka shume ne politiken shqiptare .
    Rama eshte shqiptare .Partiot do te quhet nese bene vepra madhore ne sherbim te kombit.Sikur te kishim jo shume por disa politikane patriot Shqiperia do te ishte shume here me ndryshe .Pra fjalen patriot ose pseudopatriot duhet ta perdorin me vend .

    Reply to this comment
  3. Kali Tropojes September 28, 11:16

    “Sipas fjaleve te kryeminsitrit, ata qe kane dashur te importojne plehra kane qene mafjoze…” – mesohet te kete thene A. Zheji ne emisionin Opinion kur po debatohej mbi pr/ligjin e importimit te plehrave.

    Une i besoj 100% kryeministrit.

    ***

    Shoqëria Civile e perfaqesuar nga Aleanca Kunder Importit te Plehrave eshte e mendimit se:

    “Ky ligj u procedua me procedura të përshpejtuara, në mungesë totale informacioni, transparence dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve shqiptarë. Përgjatë gjithë Progres-Raporteve të viteve të fundit, Bashkimi Europian i ka kushtuar vëmendje të veçantë problemeve të rënda në fushën e mjedisit në Shqipëri”

    Une i besoj 100% prenoncimit te AKIP-se.

    ***

    Nisur nga vleresimet e lartpermendura, cuditem se cfare interesi i forte i bashkon sot shoket ish-bashkiake, Rama dhe Shalsi, ne synimin e tyre te perbashket per te “ricikluar” plehrat e botes, nderkohe qe ligji u aprovua si rrufeja.

    Cilet jane keta “shpetimtare kombi”, qe injorojne me diabolizem vullnetin e popullit, perdorin dhune verbale ndaj perfaqesuesve te popullit, dhe refuzojne me kokefortesi referendumin?

    Ndoshta keto kazanet e plehrave ketu poshte?

    http://opinion.al/wp-content/uploads/2016/09/8-1.jpg

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim