Shansi i fundit për maturantët/ Afatet dhe kategoritë që mund të konkurojnë me Formularin A3!

October 8, 2020 13:14

Shansi i fundit për maturantët/ Afatet dhe kategoritë që mund të konkurojnë me Formularin A3!

Maturantët dhe kandidatët e tjerë që nuk kanë siguruar ende një të drejtë studimi në universitetet publike, apo ato private deri në mbyllje të raundit të dytë, kanë edhe një shans të fundit konkurimi për kuotat e pranimeve të reja të 2020-s.

Dita e sotme shënon edhe nisjen e fazës së fundit 48-orëshe të regjistrimeve për fituesit e raundit të dytë. Për të gjitha kuotat që do të mbeten të paplotësuara në përfundim të këtij raundi, do të zhvillohet edhe një fazë tjetër aplikimi, Raundi 3 në datat 12-14 tetor. Sikundër ka ndodhur në dy raundet e mëparshme, plotësimi i formularit të aplikimit A3 do të bëhet online në portalin “u-albania”, www.ualbania.al, mbi bazën e notës mesatare minimale të përcaktuar nga qeveria për çdo program studimi, si dhe kritereve të tjera të miratuara nga vetë institucionet e arsimit të lartë. Ndërsa kandidatët që do të aplikojnë për t’u pranuar në një nga programet e studimeve 2-vjeçare me karakter profesional, degët e arteve, si dhe të sporteve nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të kërkuar nga qeveria.

Edhe në këtë raund, çdo maturant mund të aplikojë online duke plotësuar formularin përkatës në të cilin mund të zgjedhë deri në 10 programe, nga lista e degëve të studimit që ofrohen nga strukturat publike dhe private të arsimit të lartë për vitin e ri akademik 2020-2021.

Sipas kushteve të përcaktuara më herët kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi të gjithë maturantët dhe kandidatët që kanë plotësuar formularin A1/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë ose të dytë, ata që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë, dhe të dytë dhe nuk janë shpallur fitues, kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen, si dhe ata që janë ç’regjistruar pas përfundimit të raundit të parë ose të dytë.

Kushti për pagesën e aplikimit

Para se të aplikojnë në portal për të zgjedhur dhjetë preferencat e reja të studimeve, çdo kandidat duhet të ketë shlyer edhe tarifën e aplikimit. Autoritetet e arsimit sqarojnë se kandidatët, që nuk kanë aplikuar në raundin e parë apo të dytë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2,000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën mund të shkarkoni nga portali U-Albania. Periudha e kryerjes së pagesës për Raundin 3 përfundon në datën 11 tetor. Ndërkohë që një ditë më pas do të nisë edhe plotësimi i formularit të preferencave.

Të përjashtuar nga ky detyrim janë të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për pranimet në Raundin e parë dhe të dytë, por që nuk janë shpallur fitues. “Maturantë/kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë, dytë dhe do të riaplikojnë në raundin e tretë, nuk duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për këtë raund”, sqarojnë autoritetet e MASR.

Lista e fituesve do të bëhet publike në datën 19 tetor. Një ditë më pas të pakënaqurit me renditjen mund të kryejnë ankimimin pranë fakultetit ku dhe do të marrin shpjegimin përkatës. Pas kësaj do të nisë procesi i regjistrimit. Në këto kushte, regjistrimet për fituesit e raundit të tretë fillojnë do të kryhen në datat 21 tetor deri 26 tetor (3 faza 48-orëshe: 21-22, 23-24 dhe 25-26 tetor). Në këto data të gjithë aplikantët që kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e tretë dhe janë shpallur fitues, kryejnë procesin e regjistrimit duke paraqitur dokumentacionin në sekretaritë mësimore, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.

Për regjistrim (mund t’i dorëzoni personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë nga ana juaj) duhet ky dokumentacion: dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Në dosje mbahet vetëm fotokopja, fotokopja e noterizuar e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, deklaratën të cilën e gjeni në udhëzimin e plotë, duhet ta printoni dhe plotësoni në sekretaritë e degës së studimit ku do të regjistroheni.

Në Raundin 3 mund të konkurojnë:

  • Kandidatët që nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë, ose të dytë.
  • Kandidatët që nuk kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë, dytë dhe nuk janë shpallur fitues.
  • Kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen.
  • Kandidatët që janë ç’regjistruar pas përfundimit të raundit të parë, ose të dytë.
  • Plotësimi i formularit me 10 preferencat e reja do të bëhet në datat 12-14 tetor.

 

 

October 8, 2020 13:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim