Shansi i kësaj mazhorance

January 14, 2016 13:31

Shansi i kësaj mazhorance

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

E nderuara “Dita”, përshëndetje! Jemi të habitur që Nishani po bëhet protagonist tek ndërkombëtarët për reformën në drejtësi. Gjithë populli e di se është vetëm president i forcës politike të dërrmuar e shkatërruar me votën masive të popullit në Qershor 2013. Ku e merr këtë forcë të kërkojë pazare politike, pasi të tilla janë provuar dhe kanë lënë gjithnjë diskutime? Ore, koalicioni i majtë mori gjithë votat që duheshin duke i deleguar deputetët edhe për ndryshime kushtetuese pa ja pasur nevojën fare opozitës së djallëzuar dhe politikanucit Berisha me lakenjtë e tij që i kanë shpëtuar drejtësisë pa u gjykuar për bëmat që kanë bërë mbi këtë popull gjatë sundimit të tyre, pasi kjo parti që me krijimin e saj është mbështetur nga rrugaçë e budallenj që i karakterizonte mosmirënjohja. Ata vazhdojnë me gjithë mundësitë e tyre që vendi ynë të qëndrojë në staniacion edhe tani që po afrohet shansi për në Europë. Krijojnë kushte për moskonsensus, por që ky veprim dëmton vetëm popullin dhe jo politikanët që i kanë zgjidhur hallet e tyre në kurriz të popullit. Shansi që ka koalicioni qeverisës zor se mund t’u jepet në votimet e radhës, pasi me mefshtësinë e tyre po përkëdhelin opozitën, kryesisht Sali Berishët dhe Nishanët që Shqipëria dhe shqiptarët u kanë parë vetëm sherrin. Nga Pjetër Bubaj

January 14, 2016 13:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*