Shansi për të qenë lider i Lulzim Bashës

February 22, 2020 11:09

Shansi për të qenë lider i Lulzim Bashës

Nga Bedri Islami

Presidenti i Republikës i ka bërë thirrje njerëzve që, më 2 mars, të dalin dhe të firmosin “ dekretin” e rrëzimit të qeverisë dhe institucionet t’i bëjnë kuq e zi. Më shumë se gjithçka, për nga vetë roli i tij institucional, një thirrje patetike, jashtë normalitetit të punës së një presidenti dhe, për më tepër, edhe në një rast të drejtë, jashtë funksionit të tij.

Para se të shpallte “dekretin” e tij për një besëlidhje të dytë të 2 marsit, zoti Meta kishte një bisedë të gjatë me liderin e opozitës, Lulzim Basha, i cili, më pas, hollësitë e takimit ia përcolli edhe grupit opozitar. Duke i përcjellë porositë, ua përcolli edhe një pjesë të përgjegjësisë.

Është e natyrshme që presidenti i vendit, edhe kësaj radhe, e për më tepër kësaj radhe, do të mbështetej tek opozita, pasi, prej shumë kohësh, unisoni është bërë i njohur dhe qëllimi, po ashtu, i njëjtë. Ky është shansi i fundit i tij për të qenë në funksionin e besuar pikërisht nga ata që do të rrëzojë, jo se socialistët e kanë vwrtetë ndërmend ta shkarkojnë, por, në të njëjtën kohë është edhe shansi i vërtetë i Lulzim Bashës për të qenë lideri i opozitës.

Ilir Meta, i vetëm, nuk mund të nxjerrë në shesh aq shumë njerëz sa të ndryshojë ngjyrën dhe, më pas, përmbajtjen, e jo vetëm ngjyrën e institucioneve. Edhe sikur të gjithë pasuesit e tij në LSI të marrin rrugët dhe të bashkohen me të në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe të planifikojnë të jenë shqiponja, forca e tij politike e morale është nën kufijtë e duhura të një presidenti. Megjithëse qeveria që është sot “sorra” e tij dhe megjithëse aty ka gjithëfarë korbash politikë e oligarkë financiarë, statura politike e presidentit është e zbehtë, më shumë nga e kaluara se nga e tashmja dhe vetë forca politike që krijoi dhe që tani ia ka besuar familjes së tij, ka humbur shumë nga e djeshmja.

Qeveria Rama duhet të shkundet mirë dhe, për një mijë e një arsye, duhet të lëvizë, të rishkundet dhe , për fat të keq, duke filluar nga i pari i tyre, nuk ngjall më as besim e as shpresë. Më shumë se qeverisje e së majtës ajo është tashmë një sekt politik, që pak ose aspak lidhje ka me të majtën, dhe që nesër, shumë prej tyre, do e braktisin të parët këtë anije, por duke e dëmtuar rëndë të majtën e moderuar.

Ilir Meta nuk mund ta lëvizë, as i vetëm dhe as me Lësëistët e tij, apo një grupim nëpunësish presidencialë, këtë oligarki që në shtatë vite ka ngritur shumë më tepër prita, nga sa ishte menduar. Këtë ai e di fare mirë dhe gjëja e parë që bëri ishte pikërisht konsultimi dhe kërkesa ndaj opozitës, pra PD-së, për të qenë së bashku, në një çështje që, edhe pse duket e mund të jetë me shumë gjëra e saktë, përsëri nuk është e tija. Ai vetë, në vitet e qëndrimit në presidencë e bile pa shkuar ende aty, ka shkelur disa herë Kushtetutën e Shqipërisë, që nga thirrjet për të rrëmbyer armët në zgjedhjet e vitit 2017, futjen e tij në lojën politike, rendjet halucinante, mos dekretim ministrash apo përzgjedhje politike të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Një treshe e njohur politike, mbizotëruese e vendit, Berisha, Rama dhe Meta, janë ndërkohë tre plangprishësit dhe pengmarrësit më të mëdhenj të Kushtetutës. Do të kishte qenë fat i madh për vendin nëse do të kishte patur një nen në Kushtetutën e Shqipërisë, përmes të cilit, gjithësecilit t’i ndalohej të ishte më shumë se 10 vite në politikë.

Për të bërë përmbysje Metës i duhet opozita dhe, për të bindur opozitën, atij i duhet Lulzim Basha.

Ky është njeriu që në fund të fundit do të vendosë nëse do të ketë demonstrim force, sepse përmbysje nuk do të ketë; është drejtuesi i grupimit më të madh politik opozitar, i cili është mes dy rrugëve: çfarë duhet bërë: do të ngjeshë shpatën dhe të ecë pas thirrjes së presidentit, apo do të ketë mbi vete dhe për forcën e tij politike një mendim më të qartë, më serioz, më të argumentuar dhe më largpamës në kohë.

Basha , në ditët e fundit, ka synuar të paraqesë një vetje tjetër politike, qoftë edhe me fillesë të gabuar, duhet të jetë në këtë mëdyshje. Nëse do të rinisë rruga e forcës, e përplasjeve dhe e ballafaqimit  të ashpër, atëherë e gjithë ajo që ka paraqitur në këto ditë do të jetë një fiasko e radhës. Do të jetë një gjetje e imponuar dhe jo serioze.

Nga ana tjetër, Meta, si president mendon si njeri i politikës; ai e di se sado gjatë të qëndrojë në këtë post, edhe deri në fund të mandatit të tij presidencial, dhe do të qëndrojë, përsëri ai do të rikthehet në politikë. Problemi është se si do të rikthehet: si humbës i zakonshëm, si një i tretë që mund të mos jetë i domosdoshëm, apo si lider.

Kërkesa për liderizëm është alfa dhe omega e tij. Tridhjetë vite në politikë ai ka dëshmuar se nuk njeh dhe nuk kërkon rol tjetër. Rifutja e Bashës në këtë lojë që ka nisur tani do të thotë rritja e liderizmit në Metës dhe humbja përfundimtare e rolit të liderit të Bashës. Rrugë të tretë nuk ka dhe nuk do të mund të ketë.

Ai është mes dy mendimeve, por edhe në mesin e dy njerëzve, që të dy, edhe sëbashku, edhe veç e veç, paraqiten më të fortë se sa ai, Berisha dhe Meta, dhe, që të dy e duan kësaj here, më shumë se kurrë, rrugën e forcës. Dhe, që të dy, këtë nuk e kanë fshehur, por e kanë shpallur me egërsi, dhe me besimin se kjo është e vetmja formë për të rrëzuar nga pushteti oligarkinë e Ramës. Që tani i ka në duar të gjitha: ndoshta edhe vetë zhvillimin e “ dekretit” presidencial, të cilin, me mosveprimin e tij, moskokëçarjen tipike, e nxit që ta bëjë.

Rruga e forcës së opozitës e ktheu përsëri Edi Ramën në politikë. Nga humbës që po ravijëzohej e bëri të ndjente se do të ishte përsëri i fituar; nga njeriu që po troshitej nga mungesa e kontaktit, befas, pas braktisjes së parlamentit një vit më parë, u ringjall: nga adresë humbur u bë njeri me adresë. Dhe me adresë politike, çka nuk e meritonte. U ribë partner.

Fillesa e protestave, dhuna që mund të ndodhë, përplasjet që mund të përgatiten loja me dekrete që askush nuk i zbaton, kjo humbëtirë politike që do të mund të krijohet, është e vështirë të ketë shpatullën ndërkombëtare, ku do të mund të mbështeten. Meta e di këtë, ai e di më mirë se gjithë të tjerët akullin e krijuar rreth tij, jo tani, por prej kohësh dhe këtë akull nuk mund të ia shkrijë as Lulzim Basha e as forca e menduar.

Protestat do të bëjnë të harrohen PPP-të vrastare, abuzimet e ndodhura më parë dhe ato që po përgatiten, grabitjet e mëdha dhe humbja e besimit; ata do e kthejnë lojën politike të Metës në një atu politike në dobi të Rilindjes qeverisëse, do të ndikojnë në një lidhje me të ndjeshme krim-politikë, do të zbehin forcën ideuese të opozitës dhe, në fund, do të jenë zhgënjyese edhe për vetë militantët e sotëm të opozitës.

Mëdyshja politike sillet tani rreth figurës së Lulzim Bashës. Do e ndjekë ai rrugën e propozuar dhe të thirrur nga Meta apo do të jetë thjeshtë pjesëmarrës i një akti, që, aq sa është i tij, aq është edhe jashtë rrugës së tij të tashme politike?

Ai e ka më të vështirë se kurrë që të gjejë mesoren e artë: në këtë përplasje, ose do të jetë palë dhe të marrë përgjegjësitë si palë, përgjegjësitë e tashme dhe të së ardhmes; ose do të ndjekë rrugën e tij të tashme politike dhe përsëri do të ndjejë përgjegjësitë e tij, të tashme dhe të ardhme.

Që të jem i sinqertë: Lulzim Basha nuk është shpresa e së ardhmes, sidomos nëse kapesh tek vitet e qeverisjes së tij, dhe, megjithëse Demaçi thonte shpesh herë se “vetëm i vdekuri dhe i marri nuk ndryshon”, kjo nuk do të thotë se i takon edhe atij.

Por ai është shefi i opozitës, njeriu që mund të nxjerrë njerëzit në protestë, pa patur nevojë që të thirren edhe bashkëatdhetarë jashtë Shqipërisë, por edhe mund të ndjekë rrugën që ka zgjedhur: opozitë jashtë parlamentit, bashkëbisedim, por, duke hequr dot nga trastat e domateve dhe shegët e shtrenjta, me të cilat kurrën e kurrës nuk rrëzohet një autokrat si Rama dhe kurrë nuk mund të vijë në pushtet.

E shkuara e PD-së e tërheq atë nga dhuna, nga përplasjet, që mund të jenë të limituara dhe që pastaj do të sjellë jo revoltën, por stërlodhjen, vajtjen pas një kauze që, edhe pse mund të paraqitet e drejtë, nuk është e inicuar nga vetë ai dhe forca e tij politike.

Duhet të mendohet seriozisht, pasi, edhe pse duket një lojë e thjeshtë, e çastit, të jetë apo jo në një “firmosje dekreti“ president – popull, është shumë më tepër se kaq.

Nëse gjendja e tashme politike financiare dhe vizioni politik i Rilindjes do të mund të sjellë një refuzim tjetër të pranimit të Shqipërisë në proceset e unifikuara europiane, risjellja e përshkallëzimi i dunës do të ishte alibia e përsosur e qeverisë: nëse zemërimi i tashëm i mospërballimit të tërmetit do të ishte një sprovë e rëndësishme qeveritare, futja në një lojë që nuk gëzon besimin e askujt, do të ishte përsëri alibia e një qeverie që “shumë po shndrit, por pak po ngroh”.

Pas 2 marsit Basha mund të fillojë rrugën e liderizmit ose do të jetë fillimi i fundit të tij politik.

Zgjedhja është e tij!

Unë vetë, personalisht, edhe më tej do të doja të ishte në pushtet e majta, por jo Rilindja!

Një Rilindje me një opozitë pa kauzë dhe pa vizion, qerre pas “shqiponjëzimit” presidencial, do të thotë vazhdim i një mandati të tretë “rilindës”.

Ashtu si zgjedhja është e tij, edhe përgjegjësia është e tij.

 

 

February 22, 2020 11:09
Komento

9 Komente

  1. Gzim Kulufi February 22, 12:12

    Populli thote: kur s’ke pulen do te hash sorren! Keta jane, keta do zgjidhen! Ne te kundert krijohet vakum, i cili sjell te papritura te paparashikuara. Ndersa keshtu te pakten, e dime qe gjindemi mes pisllekut, por gjindemi diku! Fatkeqsisht!
    Ky muhabet do dekada te rregullohet disi!

    Reply to this comment
  2. Ethem Lalaj February 22, 12:44

    D I T A:Dihet boterisht se opozita kerkon zgjedhje te reja qe diten e pare qe del ne opozite.
    -Por ne kushtet tona po ve re se jane shume gazetar,analiste,kundershtar te PS dhe Edi Rames qe po shqyejne menderen per zgjedhje te reja,protesta qofte edhe te dhuneshme,mjafton qe te nderrohen kuajt e karroces ne nje situate aspak te pershtateshme per vendin:
    1-Presidenti po tallet me kolltukun qe i ka falur Edi Rama duke mos kuptuare se qeveria eshte zgjedhur per te drejtuare vendin per 4,8,12..vjet sa here ta votoi populli e jo per te dhene pergjigje gjithkujt shpifs qe ben çorape mjedisin ne kete vend.
    2-Ilir Meta ne keto vite eshte sjelle si kryetar i LSI duke e ndersyere ate ne revolucion me dhune,si ne 2017 e me pase.Kjo nuk do zbatohet me.Rama duhet ta shkarkoi sezben.
    3-Tashme Meta po del hapte per te drejtuare opoziten e madhe:PD+LSI+Partit fantazme ogurzeza pa elektorat te futura kondrabande ne PD me urdher te Salikriminelit.Meta PS nuk e mori e nuk e mer dote.
    3-Opozita vonoi e po vonon reformen zgjedhore si kusht i Butestagut Gjerman.Teoria fundore se “..gjykata zgjedhore te perbehet nga gjyqtaret qe nuk duhet te kalojne vetingun per 4 vjet. ” do te thot se PD nuk heq dore nga GJIN GJONET e vet kryemafiozet ne drejtesi.
    4-Kete sherrnaj politike e drejton i njejti person-SB ku Meta e ka “pike te forte dhe te dobet”.Dhe kjo dihet pse:Ata jane si vellezrit siamez ne vjedhje e vrasje ne 30 vite ne Shqiperi.
    5-Ne keto kushte L.Basha eshte zene ne çarke.Ai duhet te kuptoi se:ose te zbatoi kushtet e SHBA+BE per nje opozite reale e jo si ne 2019,ose te japi dorheqjen sa nuk eshte von qe te mos perfundoi si Olldashi,G.Pashko,etj.
    6-SHBA+BE po mbeshtesin Qeverine dhe Edi Ramen per vazhdimin e reformave,likujdimin e pasojave te termetit,per hapjen e negiciatave,per drejtimin e OSBE per 12 muaj,etj.Dhe nd/kombetaret po majne sehir deri ku do shkoi marrezia e SB,IM.Kjo po e terbon SB,I.Meten dhe shume medje ne Shqiperi e Kosove.Ndaj Kosovaret duhet te lexojne me shume Rilindasin e tyre REXHEP QOSE.Te tjerat jane brroçkulla.
    7-Ne kushtet te nje opozite idiote,e perçare,pa program,me titullar HAJDUT E VRASES te mbi 20.000 njerezve 1991-2013,Edi Rama do te qeverise gjate.Ndaj opozita duhet te nderroi kuajt e karroces se dylit sidomis gjeme-madhin Saliserbin,Lul-Hollandezin pa dipllome,I.Meten e floririt te kerraves,Mona çizmen e droges ne karrocen e droges se femijve ne SHBA e kudo,te deklaruara nga Drogaxhiu-burgaxhiu ALMIR RRAPO,zevendi Metes i arrestuar nga FBI.
    -FLM-DITA.

    Reply to this comment
  3. dem maloku prej berculli February 22, 19:21

    Asgje nuk ka per te ndodhur me 2 mars.Kjo eshte nje loje midis Rames e Metes per te shtyre edhe ca kohe zbatimin ereformes ne drejtesi. Do behet ca zhurme,gjykata kushtetuese nuk do te ngrihet,OFL do tu ligjeroje pasurine boseve te krimit nepermjet vendimeve te gjykatave sipas porosive te Rames,Metes dhe Sales. Rama pastaj do te bertase se nuk me le Meta ta bej Reformen dhe Meta do ulurase me shume se ka bere Rama grusht shteti e do te vazhdoje gallata e ne na mbetet te marrim rruget e emigrimit duke thirrur rrofte Amerika. Nese nuk ulurasim keshtu,te vijne bodigardet e Rames e te japin receta sherimi sic i dhane atij studentit “te semure mendor”.Nje popull leshi qe ka ne krye nje qeveri leshi dhe nje president koqe…

    Reply to this comment
  4. mali February 22, 20:03

    Dem maloku prej berculli!Do te shihemi ne gjyq sepse me ke vjedhur mendimet dhe I ke bere publike sikur jane te tuat.Te fala dhe respect sepse nuk kam c’fare te shtoj.Shtesa eshte:prapa eshte Sali Berisha sepse ai ngordhi per nje revolucion,nje remuje ne BE,sipas interesave te te zoterise(ose zoterinjve)qe u sherben dhe mbahet gjalle Akoma sepse politika eshte pune muti dhe ne hame mut me komentet tona.

    Reply to this comment
  5. Beni February 23, 12:01

    Kush te behet lider…Basha…je ne metro o Bedri apo ke pire shume…Basha eshte skllavi i bindur i familjes mafioze Beriisha. Nik ka asnje aftesi e japacitet te hete atje ku e vune berishet. Dhe me e rendesishmjz shwiptaret e njohin si te krimbir be korrupsion. Puna e tij ne Kosove…ti e di me mire sd kushdo o Bedri, vjedhja e oarave te VEFAS me gruan e tij dhe blerja e shtepive be Hollande ne to, nega vjedhja ne rrugen Durres – Kukes,vrasja e 4 qytetareve be bulevard…ky do behet lider..Ptuuuuuu!

    Reply to this comment
  6. Araniti February 23, 20:36

    Ik mor kopil rilindas…qe u lepihesh atyre qe te vrane baben….ti je gjakhumbur vete dhe i mat edhe te tjeret me kutin tend.
    Ne 2-Mars o kellire e tredhur nuk vemi per Presidentin por vemi per Shqiperine, vemi qe krimi rilindes mos te Rrembeje gjykaten kushtetuese duke vendosur kurvat qe firmosin ngritjen e shaleve anes Lanes…nejse ,ti dhjeve gjakun e atit tend qe per aq sa info kam ka qene burre bese….poor kot nuk thone qe nga ariu lind dhe miu….edhe ti je nje mi gjirizi infektuar nga virusi rilindas….ee ne sherbim te atyre qe duan te zhbejne rinine e ketij vendi
    Pyetja eshte e thjeshte a ka te drejte presidenti kur thote kushtetuta ne rrezik….ee une them poo….kushtetuta e para shqiperia e para….kaq te tjerat jane pallavra….luli,Lili,Leshi preshi…jane qytetare…si gjithe ata n’shesh. Edhe Luli po veproi si ky palla, ne pith te robeve do te veje…bile der dy vite duhet te rrine n’pushtet cdo lloj qeveritari…

    Reply to this comment
    • Timi February 24, 08:34

      Araniti qenke komplet palle kari. Kaq mjafton. Ti o idiot nuk e ke idene cfars behet…Meta ra nga fiku dhe po kerkon te mbroje bythen e tij …ti shko me 2 mars dhe mbro bythen e monikes ha ha ha. Virusi i rilindjes po jua shkerdhen kurvat juve o te korruptuar e kishit bere shtetin si pronen e babes. Virusi i rilindjes fo ju con te gjitheve ne burg o kriminele.

      Reply to this comment
  7. Timi February 24, 09:06

    Araniti qenke komplet palle kari. Kaq mjafton. Ti o idiot nuk e ke idene cfars behet…Meta ra nga fiku dhe po kerkon te mbroje bythen e tij …ti shko me 2 mars dhe mbro bythen e monikes ha ha ha. Virusi i rilindjes po jua shkerdhen kurvat juve o te korruptuar e kishit bere shtetin si pronen e babes. Virusi i rilindjes fo ju con te gjitheve ne burg o kriminele.

    Reply to this comment
  8. Araniti February 24, 21:43

    Timi, emrin e paske si koka ime vogel…sa here e ferkoj “timin” ai fap leviz koken…ee eshte veç dy perdorimësh, nxjerr leng palce dhe shurre..edhe ti Timi…vjen era shurre…poturesh forme brekushe…lbgt-iste….sorosiane.
    Rilindja te ka lene me barre nga mbrapa ndaj je dhe hibrid mavi….çorape kuq….zgafelle edviniane….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim