Shaqir Kapinova- luftëtari që e thërrisnin “Leopardi i Skraparit”

March 13, 2020 13:28

Shaqir Kapinova- luftëtari që e thërrisnin “Leopardi i Skraparit”

Nga Bashkim Koçi          

Dikur një pushtues turk, pasi nuk mundi të nënshtronte as me zjarr e as me hekur popullin e fshatit Kapinovë në Skrapar, plot dëshpërim e mllef kishte thënë: “Ç’milet është ky i Kapinovës?”. Dhe ai kishte marë këtë përgjigje: ”Është i egër sepse të tillë e bën uji që ai pi. Kur pi ujët e atyre maleve njeriu egërsohet.” Thonë se sundimtari u besoi këtyre fjalëve dhe u ruhej fort burrave të Kapinovës që nuk bindeshin të shkonin ushtarë, që nuk paguanin taksat dhe prekej interesi kombëtar. Këta “njerëz të egër” e mbanin pushkën plot dhe e zbraznin sa herë që pushtuesit përpiqeshin të shkelnin në ato anë.

Një nga këta “të egër”, që mbeti kaçák maleve, që e nisi dhe e bitisi jetën me pushkë në krah kundër çdokujt që guxonte të hidhte këmbën si zaptues i trojeve shqiptare, ishte edhe Shaqir Kapinova (Çela). Ai lindi në vitin 1893, aty në Kapinovë, në një familje që, ashtu si të gjithë bashkëfshatarët e tjerë, nuk dinin të ktheheshin prapa në përballjen me pushtuesin. Emrat e gjysh, stërgjysh e ca më tutje kanë mbetur në memorjen e historisë si ca kapedanë të cilët e patën të pamundur të bënin jetë të lumtur, por arritën më të mirën, të mund të arrinin të bënin një jetë heroike. Në këtë fis përmenden emëra përfaqësuesish në disa breza si Rrapo, Orhan, Xhevo, Rustem, Jakup etj., të cilët kanë lënë gjurmë trimërie në të gjithë atë zone, në luftë me lakmitarë që kërkonin të tjetërsonin kufijtë e Shqipërisë.

E ardhmja për trimat ka një kuptim dhe është një mundësi për lënë gjurmë në rrugën që ke marë përsipër të ngjitesh. Shaqir Kapinova e nisi herët të ishte trim i çartur, të nisej për rrugë të gjatë, e cila për forcën e karakterit që kish nuk dukej larg, nëse shikoje në zemrën e tij guximin për të mbritur aty ku edhe dëshironte të shkonte. Viti kur ai u përball dhe pa me sy ç’ishte lufta, ka qënë 1912-ta, atëherë kur mori pjesë në çlirimin e Beratit nga Turqia. Ishte 19 vjeç. Një vit më pas, pra në 1913-ën, shikojmë se Shaqir Kapinova të ketë hedhur një hap tjetër,  i cili  ishte hapi i parë i një marrshimi të gjatë. Ai inkuadrohet në çetën e fshatit të udhëhequr nga luftëtari tjetër emërmadh, Avni Kapinova ku në radhët e saj gjëndej edhe luftëtari tjetër po kaq trim,Muço Kapinova.  Si pjestar i kësaj çete ai luftoi për 6 vjet rrjesht, kundër pushtuesve grek, austrohungarezë  e francezë, duke rrahur pëllëmbë për pëllëmbë  krahina të tëra të Shqipërisë si Skraparin, Tomorricën, Dëshnicën, Dangëllinë, Kolonjën, e deri në  Devoll e Mallakastër.

Ky trim i lindur me kobure në brez e dinte dhe ishte i kthjellët për atë çka kërkonte. Pra çdo lëvizje bëhej me objektiv dhe gjithmonë i vendosur për të kapur me çdo çmim atë që synonte të arrinte. Nga kjo pikpamje Shaqir Kapinova nuk dinte t’i thoshte “lamtumirë” një aksioni të nisur edhe nëse rruga për atje kërkonte sakrifica e vuajtje. Dhe nisur nga kjo sjellje me realitetet që krijoheshin për vendin, ai nuk nguroi asnjëherë për t’ju përgjigjur  të gjitha thirrjeve, duke e konsideruar si një zgjedhje më të drejtë e më dinjitoze në shërbim të atdheut. Kështu janari i vitit 1920  Shaqir Kapinovën 27 vjeçar e gjeti në qëndër të forcave skraparase për mbrojtjen e Kongresit të Lushnjes të udhëhequra nga patrionti tjetër skraparas, Riza Cerova. Gjatë kohës që shërbeu aty ai qëndroi syzgjuar, luftëtar që e vlerësonte detyrën si të shenjtë. Ishte muaji maj po i atij viti që ai të gjendej përsëri në radhët e skalioneve ushtarake vullnetare për të marë pjesë në mbrojtjen e kufijve shtetërorë në zonën e Devollit kundër grekërve. Dhe një muaj më pas, në qershor, u gjënd në luftimet në qytetin e Vlorës për të hedhur në det pushtuesit italianë. Vini re! Vetëm në gjashtë muaj të të njënjtit vit, atij të 1920-ës, Shaqir Kapinovën e gjejmë në tre fronte lufte; në Lushnje, në Korçë dhe në Vlorë. Pyetja që të del vetvetiu, duke u gjendur përpara një realiteti paksa të pabesueshëm, është kjo: more, ç’paska qënë ky Shaqir Kapinova, ç’rracë njerëzish u përkiste që të mundëte  të “fluturonte” nga njëri cep në tjetrin të Shqipërisë për të mposhtur me luftë armiqtë që sulmonin nga të katër anët? Përgjigja, sipas një logjike të ftohtë, është fare e thjeshtë: po ja, ky ishte Shaqir Kapinova i Kapinovës së Egër, i cili nuk mund të ishte ndryshe nga  Muço e Avni Kapinova, nga dhjetra luftëtarë të tjerë të atij fshati që ishin apsolutisht të gatuar e të ngjashëm si ai. Ka qënë ndoshta kjo kohë luftarash intensive që Shaqir Kapinovës t’i vinin një emër të dytë, nga më të padëgjuar në ato anë, “Leopardi i Skraparit”,  kafshës së eger që është e ngjashme me tigrin e që është shumë e shpejtë e lëviz me shkathtësi për t’i shpëtuar kundërshtarit armik.

Shaqir Kapinovën nuk e lodhte kurrë lufta, nëmos nuk mund ta përfytyronte veten pa të. Ai nuk u përball në asnjë çat të vetëm me atë që të mund t’i përkulej krenaria, apo t’i dërmohej guximi për të arritur tek e drejta, tek e vërteta. Sepse ai i urrente padrejtësitë dhe ishte gati të hidhej në zjarr për të mbrojtur të pambrojturin dhe ndoshta të behej edhe fli në emër të saj. Ishte pikërisht kjo gjendje në vend, pra e shtypjes dhe e padrejtësive të mëdha ndaj popullit, e krijuar nga regjimi i mbretit Zog, që ai të ngrihej përsëri e të hidhte pushkën krahut për në një front tjetër ca më i rëndësishëm, nëse kemi parasysh qëllimet dhe doktrinën nga e cila frymëzohej. Leopardi i Skraparit, pra Shaqir Kapinova,  u bë pjesë e Revolucionit Demokratik të Qershorit të vitit 1924, i cili u frymëzua e u udhëhoq  nga demokrati revolucionar Fan Noli.

Në luftën që bënte Shaqir Kapinova nuk kishte si qëllim të reklamonte veten apo të përpiqej që të çfaqej e të dukej. Nuk kishte as ego, e as synime për t’u graduar e përvetësuar ofiqe. Ai vlerësonte atë që i jepej, duke e konsideruar përgjegjësinë si meritë e jo dhuratë. Ishte koha e pas Revolucionit të Qershorit kur atë e caktuan të shërbente si Komandant Poste në një nga zonat më të vështira për problemet që bartëte në ata vite, në Kallmet të Lezhës. Aty nuk qëndroi gjatë, por la emër të mirë si rrallëkush tjetër në vendosjen e qetësisë, por edhe të drejtësisë në marrëdhënjet me njerëzit. Por në Kallmet Shaqir Kapinova, tashmë 30, u gjend “i kapur peng” nga një vajzë e bukur si drita,  lezhjania Drane. Pra “Leopardi Skraparit” papritur e pa e kuptuar  u gjend i dashurur,  “sëmundje ” që u shërua me martesën midis tyre, e cila u realizua ashtu, kaçakçe. Qysh në fillim të kësaj “marrëzie” ata u përpoqën të ishin vetëvetja, të çfaqeshin si dy të rinj që e kishin marë jetën seriozisht, të menduar mirë, ashtu si mund të plakeshin bashkë. Po ku dhe si do të mundëte Shaqir Kapinova  të mbijetonte dhe të bënte jetë të qetë kur mbreti Zog sapo kishte ardhur në pushtet e që ai, siç dihej, ishte në listat e të rrezikshmve të regjimit?  Duke patur edhe përkrahjen e klerit katolik, për shkak të martesës të një myslimani bektashi me një katolike, regjimi i Zogut nuk e fali, por e përndoqi keq, duke e detyruar të largohej për në Greqi si i arratisur politik. Sipas kujtimeve të tij kjo periudhë e këta vite, (1925-1927),  kishin qënë nga më të zestë, që i sollën vështirësi njëra pas tjetrës dhe parrugëdalje . Por, duke menduar se një ditë ai do të kthehej,  atë e lehtësonte shumë ideja se po sakrifikonte të sotmen për të nesërmen. Dhe kështu ndodhi. Nga mesi i vitit 1927 Shaqir Kapinova, si shumë atdhetarë të tjerë, kthehet në Shqipëri ku u gjend, qysh sa kapërceu kufirin, në pritat e organizuara nga autoritetet e regjimit terrorist Zogist.  E ç’mund të prisje nga ata që mezi prisnin ta shtinin në dorë? E arrestojnë dhe e izolojnë në burgun e Korçës. Bashkëshorten, Dranen, e dërgoi në fshat pranë familjes së tij, në Kapinovë.

Në ditët e muajt në vazhdim Shaqir Kapinova u përball me disa séanca gjyqësorë deri sa, pas telashesh të paimagjinuara për nga shantazhi e presioni psikologjik që I bëhej, do të lihej “i lirë”, i ndjekur e i vezhguar në çdo hap e lëvizje që bënte nëpër Skrapar dhe gjithë Shqipërinë. Vitet 1931-1932, vetëm për këtë shkak,  i kaloi në burgjet e Beratit e të Koçës i izoluar e terrorizuar. Sigurisht ky “kujdes” kishte të bënte me rrezikshmërisë që paraqiste, por edhe të kaluarës së tij si njeri rrebel dhe “i pandreqshëm”. .

Shaqir Kapinova ishte nga ata djem me çika që i pranonte  sfidat. Dhe të pranosh sfidën e panjohur përkundër të gjitha frikave, është guxim i madh. Këtë gjë ai e tregoi në gatishmërinë që çfaqi, por edhe angazhimit për t’u gjendur në pozicionet që kërkonin mençuri e përvojë.  Ai u bë mjaft aktiv në Kryengritjen e Fierit në Gusht të vitit 1935 të udhëhequr nga Riza Cerova., i cili s’kish vçse katër muaj që ish kthyer nga emigracioni politik. Siç edhe dihet Kryengritja dështoi. Riza Cerova i godtur nga forcat qeveritare u tërhoq në male me tentativë për t’u arratisur e që, pasi u plagos rëndë, vdiq në pyllin e Marjanit më 24 Gusht 1935. Të tjerët, bashkë me ta edhe Shaqir Kapinova, u kthyen në Skrapar.

“Askush nuk mund të dijë kuptimin e jetës, kuptimin e botës, derisa të ketë një fëmijë, dhe pastaj e gjithë bota ndryshon. Asgjë nuk mund të jetë ajo që ishte më parë.” Kur kam lexuar këtë thënie mendja më shkoi tek Shaqir Kapinova,  i cili për jetën e tij familjare të trazuar ka ca histori vërtet krejt të veçanta nga të tjerët. Vërtet të çuditëshme. Siç edhe e thamë në krye të këtyre radhëve ai kur shërbeu si ushtarak në Kallmet të Lezhës ra në dashuri  me vajzën me emrin Drane, me të cilën lidhi edhe kurorë. Një parantezë.  Dranja, vajzë me besim katolik, për t’u integruar plotësisht në mjedisin skraparas, vendosi të ndërronte emrin, nga katalike në bektashije me emrin e bukur Hajrije (ar. Fatmirë).  Por për fat të keq ajo nuk lindëte fëmijë. Historia është paksa e veçantë dhe e pangjarë kund tjetër. Pasi kaluan shumë vite, dhe ishin marë garancitë se nuk mund të lindëte fëmijë, një ditë, aty na viti 1936, Hajrija i kërkon bashkëshortit, Shaqirit, që ai të martohej. Sigurisht që ajo do të qëndronte aty, bashkë me të, por të merte një grua të dytë, e cila duhej medomosdo të lindëte fëmijë. Shaqir Kapinova, ai që njihej si trim i rrallë, madje edhe nga ata burra që mbante dy kobure,  të martohej, të bëhej me dy gra, duke e patur një në shtëpi, nuk e kapërdinte dot. Por malësorja nga Kallmeti i Lezhës nuk ju nda dhe, në përpjekje për t’i mbushur mendjen, mundi të gjente personin që “bënte ligjin” në fshat. Kjo grua e  gjthpushtetëshme, me emrin Ruhije, ishte e ëma e kapedanit, tashmë të vrarë nga regjimi i Zogut, Muço Kapinova. I ndodhur në këto kushte shtrëngese Shaqir Kapinova u detyrua të merte një nuse të re me merin Mine, me të cilën do të lindëte  dhe rriste 10 fëmijë, 6 vajza e 4 djem. Jam dëshmitar okular të them se kur u nda nga jeta Hajrija (Dranja) fëmijët, apsolutisht të gjithë, e qanë si ta kishin nënën e tyre biologjike. Madje njëri nga fëmijët, inxh. Kujtimi, thotë se shumë  shumë vonë, kur ishin bërë burra, e kishin marë vesh se ajo ishte njerka e jo nëna.

Karakteri i Shaqir Kapinovës  dallohej, ishte i dukshëm  dhe nuk kishte nevojë për ta provuar. Ishte nga ata burra që i bënte punët e mira pa menduar se dikush po e sheh e më pas të kërkonte shpërblim. Jo, nuk e çfaqi veten kurrë si të tillë. Ai ishte ndër të parët që i priti me armë në dorë pushtuesit italianë dhe për guximin që tregoi, ” bëmën” e tij ndaj italianëve e pagoi një fshat i tërë. Dhe kjo ndodhi më 7 dhjetor 1940, në vendin e quajtur Qafa e Veshit,  në malin e Ostrovicës. Aty forcat fashiste italiane u sulmuan ashpër, duke marë goditje që nuk e prisnin. Italianët, të thyer e të fyer keqaz nga një çetë me 12 luftëtarë, ndërmorën  reprezalje ndaj fshatit, kryesisht në drejtim të sekuetrimit të pasurisë. Faktin që atë që psuan fashistët italianë në Qafën e Veshit, në Ostrovicë, të ishte vepër e çetës të Shaqir Kapinovës, e dëshmon edhe një shkresë e Drejtorisë Qëndrore të Policisë nr. 38 dt. 7 shkurt 1942 dërguar kuesturës së Beratit  ku mes të tjerash shkruhet: “Në katundin Kapinovë të Potomit tre ushtarakë të asaj poste ranë në luftime të gjata e të rrepta me dy keqbërës të armatosur me pushkë lufte, që mundën të largoheshin. Të dyshuarit janë Shaqir Kapinova e Sali Hasa”.

Dinjiteti nuk të lë ta ulësh kokën, qoftë edhe në kohë lufte.  Kjo kryelartësi dhe respekt për veten, por edhe për të gjithë atë zonë, ngjau me luftëtarët e fshatit Kapinovë, të cilët nuk e pranuan tërheqjen përpara pushtuesit. Në fillim të muajit gusht 1942 çeta e Shaqir Kapinovës prej 12 luftëtarësh, Jonuz Kapinova, Shaban Bakiasi, Nesim Hasa , Asllan Ceka, Adil Bakiasi, Myrto Hasa, Abedin Xhaja, Sali Hasa, Ramo Hysi e Hekuran Çela,  ra në përpjekje me forcat e karabinerisë italiane në afërsi të fshatit Shtyllë të Korçës. U përleshën, u gjakosën, por nuk u shkoi ndërmend  të tërhiqeshin. Situatë po kaq e ngjashme, nëmos më e komplikuar,  u përsërit brenda muajit gusht të atij viti, gjatë aksionit që u ndërmor  për çarmatimin e milicisë në fshatin Melovë të Skraparit, gjë që më 5 shtator 1942  do të çlirohej Çorovoda.

Luftëtari Shaqir Kapinova ishte mjeshtër për të vënë në praktikë përvojën e fituar për më shumë se dy dekada në përpjekje me armiqtë. Sepse sa më shumë përvoja të keni, aq më të pjekur bëheni, u thoshte bashkëluftëtarëve  ky mjeshtër i luftës. Dhe fjalët materializoheshin me vepra. Në vjeshtën e vitit 1942 ai ngriti bërthamën  e Çetës të Ramiz Aranitasit, e cila, siç dihet nga historia e saj e luftës, u shqua për aksione të shumta për  çarmatmin e postave të karabinerinsë në Frashër, garnizonin e Përmetit, në Kolonjë e Berat. Eshtë në vazhdën e këtyre aksioneve  luftarake që në muajin dhjetor të atij viti, të sulmonin postën e karabinerisë në fshatin Barmash të Kolonjës, duke çarmatosur 80 milicë.

Ashtu si ia kishin vënë emrin, “Leopardi  i Skraparit”, ashtu sillej dhe vepronte Shaqir Kapinova në luftë. Ai tregohej   aq i fortë në veprime, sa ishte i tillë edhe në mendime. Mund të dalloje lehtë një përputhshmëri të çuditëshme. Atë çka thoshte nuk mendohej gjatë për ta zbatuar. Fjalavjen, në pranverën e vitit 1943 ai u gjend në zonën e Myzeqesë e të Reskovecit, ku kontriboi fort për ngritjen e këshillave nacionalçlirimtare dhe shpartallimin e bazave të kriminlit Isa Toskës. Eshtë fakt, paksa shumë domethënës, që në aksionet luftarake që u ndërmorën në Myzeqe, ai të njihej dhe të bashkëbisedonte me trimin nga Mallakastra, Dervish Hekalin. Sa qe gjallë, ai e mbante në gojë dhe i qeshte fytyra nga krenaria pse kishte patur fatin të shkëmbente mendime me “Heroin e Popullit”, luftëtarin mallakastriot.

Shaqir Kapinova ishte nga ata njerëz, i cili në çastin vendimtar bënte atë që duhej. Ashtu e bëri lëvizjen kur mbaroi detyrën në zonën e Myzeqesë e Reskovec. Sapo u  kthye në Skrapar u angazhua  për të ngritur popullin në luftë meqë ishin momente vendimtare për shkuar në fitoren përfundimtare. Ishte 23 qershori i vitit 1943 kur në Qafën e Martës u krijua batalioni partisan “Riza Cerova” e që Shaqir Kapinovës iu caktua posti i komandantit të kompanisë. Më pas, në shkurt të vitit 1944, iu ngarkua një detyrë tjetër më e lartë, ajo  e zv./komandantit të batalionit. Në periudhën e mëvonëshme, falë shembullit dhe aftësisë së tij si trim dhe komandues i zoti, ngarkohet  me detyrën e Komandantit të Detashmentit ku drejtonte punën për ruajtjen e rendit e qetësisë dhe mobilizimin e përgjithshëm për të kompletuar brigadat e 10 e 16 Sulmuese. Kjo përkon me përiudhën Gusht -10 Dhjetor të vitit 1944.

Fati përgjithësisht, i mirë apo i keq, “zgjedh” njeriun e fortë. Shaqir Kapinova, sigurisht që ishte në listën e të fortve dhe ndoshta për për këtë arsye, menjëherë pas çlirimit të vendit u ngarkua me një detyrë shumë të rëndësishme. Fiks dy javë  pas 29 Nëtorit të vitit 1944,  më 16 djetor, caktohet komandant i Kamandës së Vendit për Lushnjen. Të ishe në këtë detyrë kaq delikate, në një vend ku vepronte banda e kriminelit Hamit Matjani, ishte gjë me rrezik, do të thoshte të ishe nga çasti në çast me kokë “në torbë”. Por “Leopardi i Skraparit” ishte jo vetëm trim, por edhe i zgjuar. Pra dinte ç’të bënte dhe si të manovronte për t’i dalë të keqes përpara. Një nga taktikat e tij prej “gjenerali lufte” ishte mbajtja pas vetes të luftëtarëve të Çetës së tij, si Abedin Xhaja, Shaban Bakiasi, Petref Vlusha etj.

Vitet mbas çlirimit ai i kaloi me punë të thjeshta, por të nderuara, aty në qytetin e tij të dashur, në Çorovodë. Mosha kishte bërë punën e saj dhe, ca më shumë, “kënaqësitë” më të mëdha i kishte konsumuar gjatë jetës së tij si luftëtar e patriot. Një gjë nuk e shmagu kurrë Shaqir Kapinova: ai ruajti dhe mbajti lidhje të ngushta më të gjithë shokët e luftës. Ndërkohë nuk kishte si të mos ndjehej “i tëri” kur mori të gjitha vlerësimet nga instancat më të larta të shtetit, siç janë Mdedaljen e Kujtimit”, “Medaljen e Çlirimit”, “Urdhërin e Flamurit”, “Ylli Partizan”,  dhe “Medalja e trimërisë”.

Ai u nda nga jeta në vitin 1980, në moshën 87 vjeçare. Por, siç ka thënë Fan Noli se “Janë të lumtur njerëzit që vdesin tamam atëherë kur mer fund pjesa më e bukur e jetës së tyre”, edhe ai, Shaqir Kapinova, u largua nga kjo Botë atëherë kur i kish bërë të gjitha detyrat që kish marë përsipër t’i bënte. Madje i kishte kryer bukur e me dinjitet, duke na lënë si kujtim, përveç historisë së tij si luftëtar e patriot edhe emrin që e meritoi sepse edhe ishte i tillë, Leopard i Skraparit.

 

March 13, 2020 13:28
Komento

17 Komente

  1. mirel March 13, 14:49

    Hallall xha Shaqo! I nderuar kujtimi jot!

    Reply to this comment
  2. Skrapi March 13, 16:24

    Shkrim nga nje muzhik per muzhike te tjere per nje bandit qe u vu ne sherbim te sllaveve.
    Riza Cerova spiun i Kominternit sllavo-komunist erdhi me mision t’i vinte flaken Shqiperise e mundesisht ta bente ate bolshevike sllave. Forcat e shtetit shqiptar e vrane ate terrorist kriminel tradhetar kur perpiqej te largohej per ne Jugisllavi.

    Reply to this comment
    • Fjala March 13, 19:01

      Sllaveve??!!!! Po flet per njerez qe as ke lexuar dhe as i ke njohur . Po te ishte gjalle Shaqir Kapinova te siguroj qe do mendoheshe te pakten dy here para se ta shkruaje kete palo koment.

      Reply to this comment
  3. demo March 13, 16:56

    Duke mos pasur njohje per personin ne fjale,nuk mund te flas per te,por autorit Bashkim Koci do t`i kujtoj se:
    1-Nuk eshte zhvilluar lufte per clirimin e Beratit nga Turqit ne 1912.Luften me Turqit e bene trimat e Kosoves ne Betejen e Kacanikut.
    Ne 1912 (nentor dhjetor) eshte zhvilluar nje lufte kunder ushtrise serbe,qe hyri ne Shqiperi ne Qukes-Elbasan -Sulove dhe ngeci ne Sulove dhe Dumre,pasi atje i priten me pushke.Me sa di une aty u vrane nja 190 djem nga Belshi dhe rrethinat ne malin e Allajbegut,I detyruar te shmanget nga rruga per ne Vlore,ushtria serbe kaloi nga Darsia Peqinit,ku u ndesh me luftetaret e fisit Atdhetar Matjani.Ne perpjekje me ushtrine serbe u vrane dy xhajallaret e Hamit Matjanit,qe ndoshta atehere nuk kishte lindur.Ne keto beteja te verteta heroi yt Shaqir Kapinova paska munguar(!)
    -Nje vit me vone ,ne 1913,Berati sulmohet nga bandat e Haxhi Qamilit,qe ne Mallakaster e kishin qendren tek Sheh Ismaili i Corrushit(i ati memetit)
    .Edhe ketu luftetari yt i kudondodhur Shaqir Kapinova ka munguar,ose ka qene me terroristet islamike.
    Nga 1913-1923 Shqiperia behet shesh luftimi i bandave te Andarteve greke,qe bene masakra te egra ne Kolonje,Permet,Korce,Gjirokaster.Me pushke ne dore ketyre bandave te ushtrise greke i qendroi plaku i Butkave,luftetari i Shqiptarise,Sali Butka me vellezerit dhe djemte e tij.Me kujtohet vargu i pare i nje poezie popullore te folklorit:-Sali,ku ma le Ganine?
    Edhe ketu luftetari yt i kudondodhur,mungoka!
    -Ne 1920, Kongresin e Lushnjes e organizuan patriotet,bejlere e pashallare,OXHAKET,Aqif Pashe Bicakciu,Sulejman Delvina,Ahmet Zogolli.etj.
    Mbrojtjen e organizoi bajraktari i Matit Ahmet Zogolli me 200 dyfeqe qe solli me vete. Po deshe te fusesh ME PASHAPORTE FALLCO,Riza Ceroven dhe Shaqir Kapinoven ne Kongresin e Lushnjes,kot e ke ore Bashkim Koci,se ta nxjerr fiasko skaneri i historise.
    -Rebelimin e Fierit e organizuan bejleret Vloraj,Eqrem bej Vlora dhe Vrionet.Riza Cerova nuk ishte fare ne Fier,kur u vra gjenerali Italian,por iku si qeni ne veshte,se ja mbathi kembeve kot nasikoti ne Pogradec,kur plasen ca pushke ne Lushnje.
    Per cfare njihet Skrapari pervec rakise,jane ca hajdute karvanesh si Riza Kodheli dhe vrases grash si Mestan Ujaniku,qe enver hoxha i qeroi kollaj kollaj,sa mori pushtetin.
    -Ky heroi jot duhet te kete qene edhe ne nentor dhjetor 1943,kur Skrapari pushtoi Beratin ne marreveshje me Gjermanet,ku turma fshataresh nga Skrapari vrane,grabiten dhe perdhunuan femrat e Beratit,gje qe nuk e kane bere as turqit,as serbet,as pushtuesit me te felliqur. Me keto duhet te kranohesh ti o Bashkim Koci.

    Reply to this comment
    • Fjala March 13, 19:29

      Zoteri, historine e bejne faktet.Perpiqu t’i njohesh. Sa per Skraparin, historia ka treguar se ne castet me kyce te saj ka ditur te pozicionohet si duhet.
      Me vjen keq qe je nip i Hamit Matjanit, ndaj te kuptoj per menyren se si shkruan.‍♀️

      Reply to this comment
  4. demo March 13, 23:08

    Hamit Matjsani eshte hero nacionalist,bir i denje i krahines se Darsise.Sakrifikoi veten dhe familjen kur te tjere u fshehen si nijte nga terrori komunist.
    Kur trimeria me madhe quhej arratisja nga regjimi i urryer,Hamit Matjani u kthye nga bota e Lire per te luftuar kunder terrorit komunist.E meriton permendoren ne mes te Lushnjes.

    Reply to this comment
    • Fjala March 14, 10:44

      Hamit Matjani hero??!!! Kunder terrorit komunist luftohet duke korrur terror mbi popullsine e pafajshme??!!
      Po cfare thua?! Shpresoj te jem duke komentuar me nje madhor qe gjykon mbi faktet dhe deshmite, jo mbi baze ndjenjash personale.Zoteri mesoni me shume mbi te verteten qe se paku te jeni i drejte me veten.
      Une s’do te dija ku te fshihesha nga turpi nese do te isha pasardhese e dikujt qe i ka bere keq popullit tim, pavaresisht jusifikimeve…‍♀️

      Reply to this comment
    • Fjala March 14, 11:01

      Hamit Matjani hero??!!!
      Terrori i nje sistemi luftohet duke mbjelle terror mbi popullsine e pafajshme??!!
      Reagoni dhe mos gjykoni mbi bazen e ndjenjave personale. Popullsia e Lushnjes e njeh mire Hamit Matjanin, se cfare krimineli i pameshirshem ka qene. Hero s’te ben felliqesia dhe krimi.

      Reply to this comment
  5. gjermani i fundit March 13, 23:54

    @demo. Hamit Matjani s’i arrin as nen brezin xha Riza Kodhelit qe zotrote e ngaterron me hamitin me shoke qe te huajt e hodhen si mish per top. Xha Rizai ishte pjese e cetes se Backes kunder grekut te pare ne ’14 ku komandant ishte heroi skrapalli Lace Backa. Xha Rizai ishte ne L2B komandant I batalionit Tomorri, dhe brigades se XX partizane. Sic ka kenge per Sali Butken, ka edhe per Lace Backen, bile e kendoi me ligje ajo krahine. Sa per patriot, ku hamdi Matjani e ku Riza Kodheli. E provuan ne lufte veten o demo. Tani qe s’ka mbetur mut muti pa ngritur shtatore e qelbur dynjane, jo shtatore ne Lushnje por edhe prej leshi t’ia thurni, damken e kriminelit te Luftes nuk ia fshini dot.

    Reply to this comment
  6. LEON March 14, 04:43

    O Muco! Leopardi nuk njihej ne Skrapar ne ato kohra.
    Ishte populli analfabet.
    Ujku dhe Rreqebulli,po.
    Prandaj ndrro titullin.

    Reply to this comment
    • Fjala March 14, 10:50

      Leopardi, ishte pseudonim gjate Luftes se Dyte boterore.S’ka te beje me ato kafshe qe njiheshin ose jo ne Skrapar, por me aftesite qe kishte.
      Dhe besoj e di qe pseudonimet nuk ia vendosim ne vetes, por na i vendosin te tjeret ne baze te vezhgimit qe na bejne.

      Reply to this comment
  7. Arben March 14, 08:01

    Shqipëtarët ishin dhe mbeten sot e kësaj dite Osmanllinj, Allahu Ekber.

    Reply to this comment
  8. demo March 14, 08:33

    Une grupin folklorik te Backes e kam degjuar.
    Per hir te vertetes kane folklor te mrekullueshem.Por ceten e Backes nuk e kam ndeshur gjekundi ne lufte kunder grekeve.Skraparllinjte nuk kane vuajtur ndonjeher nga biografia,se kane qene shpirti i organizates baze,qe te mos permendej kontributi i kesaj cete ne 1914 kunder grekeve.

    Reply to this comment
  9. Baba Ali Tomorri March 15, 19:02

    Ti, o Demo vellai, qenke bash nga ata qe je ne nje grup gjaku me ate te Tufes, te atij te lajthiturit qe listoi te madhin skraparli, Kahreman Yllin, si vrases, si terrorist e kudicfare. Ja nga ky kallep je ti o teveqel qe te ka mbetrur sehati ne kohen Matjanve e hajvanve antishqiptare. Mblidhe mendjen se je bere gazi i botes o Demo Ziu..

    Reply to this comment
  10. ALFONSI March 28, 18:25

    Ky Demo i di te gjitha ashtu si sigurimsat qe futeshin edhe ne shtrat shqiptareve ne vitet komuniste. Do shtoja se je nje funderrine qe qelbesh era alkol.

    Reply to this comment
  11. demo March 29, 23:10

    Alkooli ne keto kohra virusesh te mbron.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank