Shaqir Vukaj: Pjetër Arbnori, ashtu si e kam njohur

October 9, 2018 10:04

Shaqir Vukaj: Pjetër Arbnori, ashtu si e kam njohur

(Vijon nga numri i kaluar)

Pjetri ishte njeri me humor, madje me humor të hollë. Kam shumë kujtime nga bisedat me të sepse me që të dy vinim nga Shkodra , qyteti i humorit dhe shpesh herë flisnim me njëri tjetrin në mënyrën tonë, shkodrançe, por do sjell dy-tre shembuj.

Me krijimin e Organizatës të Persekutuarve Politikë, krahas të persekutuarve të vërtetë politikë, aty u turrën lloj-lloj horrash e hajdutësh. Sigurisht fajin e kishte Partia e Punës që, kur gjykatat i dënonin për vjedhje apo shkelje ordinere të ligjit, sipas parrudhës “degjenerimi moral sjell edhe degjenerimin politik” i fuste dhe një nen politik dhe tani, shumë prej tyre na hiqeshin si të persekutuar politikë, madje tepër aktivë në çdo aktivitet që zhvillonte PD-ja në Shkodër, dhe jo vetëm në aktivitete politike por edhe në krye të turmave për shkatërrimin e çdo gjeje që trashëguam nga socializmi… Për gjatë 15 vjetëve që kam punuar në Ndërmarrjen Ushqimore të Shkodrës (me rreth 2000 punonjës), si kryeinxhinier e drejtor, kisha njohur shumë prej tyre, disa prej të cilëve edhe i kisha këshilluar për tu kthyer në rrugë të mbarë, madje ndonjërin e kisha shpëtuar edhe nga burgu i dytë…

Mbasi u zgjodh Pjetri kryetar, shpesh gjeja tek dera e Kuvendit disa prej tyre që vinin ta takonin, sigurisht për t’i kërkuar ndonjë favor apo ndihmë. Një ditë, si duke qeshur i thashë: “Kryetar, kujdes me këta hajdutët shkodranë që vijnë të takojnë, se po na nxjerr namin e keq si Kuvend” dhe Pjetri, me atë humorin e hollë mu përgjigj “Janë hajna politikë mor zotni”.

Përgjigje e zgjuar dhe kuptimplote…

Një herë, kur ishim për vizitë në Moskë, na çuan në Bolshoj Teatër, në lozhën qendrore. Gjatë shfaqjes i them lehtë: “Kryetar, a e din se në atë karrige ku je ulur ka ndejë gjithmonë Stalini, prandaj kujdes se mos infektohesh…” Dhe ai ma ktheu se “do të ishin infektuar shumë të tjerë para meje, por megjithatë unë kam fituar me kohë imunitet në atë vendin …”.

Ndërsa kur po shkonim ne Gjermani për vizitë, në aeroportin e Vjenës, doganieri, mbasi i kaloi në kontroll çantën diplomatike, nuk e la të kalonte pa i hapur çantën. Unë me humor, i thosha “çoje mendjen te Isa Buletini në Londër, që gjithsesi e fshehu koburen”. Dhe Pjetri: “Po çfarë kobureje mor zotni, unë që nuk kam prekë pushkë me dorë kurrë në jetën teme, po unë aty kam një thikë bakri për peshqesh, që si duhet as dreqit gja.”

Loja me spiunë e bashkëpunëtorë Sigurimi ka qenë një ndër mënyrat më të ndyra për të nxirë e akuzuar kundërshtarët dhe kryesorja për t’u bërë presion atyre që vërtetë kishin qenë të tillë e për t’i nënshtruar në mënyrën më të pështirë. Ishte e zakonshme ato vite që të lexoje në gazeta e të dëgjoje lloj-lloj pseudonimesh. Por kjo lojë i jepte kurajë dhe material edhe opozitës të abuzonte me pseudonime e të akuzonte njërin e tjetrin. Është e vërtetë se deputetët e Partisë Socialiste ishin të pastër nga kjo pikëpamje, kështu që flitej e shkruhej pa asnjë rezervë, sepse dihej se bëhej fjalë për deputetë apo kuadro drejtuese të Partisë Demokratike… Madje më së shumti për ta shkruante shtypi i PD-së, ose i afërt me të, ku lufta për pushtet, për favore etj. bënte që segmente e lobe brenda Partisë Demokratike që ishin njohur me dosjet e tyre, të publikonin pseudonime, karakteristikat e bëmat e tyre…

Aq shumë ishte trashur zullumi, sa Partia Demokratike me pretekstin e zgjedhjeve në parti kishte eliminuar shumë prej atyre që kishin zënë poste drejtuese në degët e saj neper rrethe. Po ashtu kishin larguar edhe disa bashkëpunëtorë e spiunë që kishin zënë vende me peshë në administratën e shtetit… Problemi ishte me deputetët, të cilët nuk mund t’i hiqte para zgjedhjeve të vitit 1996.

Që me krijimin e Kuvendit, mbas zgjedhjeve të 22 marsit 1992, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kishte kërkuar disa herë hartimin e një ligji për hapjen e dosjeve. Partia Demokratike që kishte shumicën absolute në Kuvend, me pretekste të ndryshme e shtynte nga koha në kohë. Dhe ja, në fund të vitit 1995 solli në Kuvend një projekt-ligj titulluar “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit, kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare”.

Pa u zgjatur me përmbajtjen e tij, qëllimi kryesor ishte eliminimi i të gjitha figurave kryesore të Partisë Socialist nga jeta politike dhe kryesorja nga pjesëmarrja në zgjedhjet për deputetët e Kuvendit Popullor që do të mbaheshin mbas disa muajve. Aq antidemokratik ishte ai projekt-ligj, që deputetët e PD-së e kthyen në ligj, sa ai u kundërshtua me forcë nga ndërkombëtarët si antidemokratik e që duhej shfuqizuar dhe që realisht u shfuqizua mbas pak kohësh…

Për diskutimin e aprovimin e këtij palo ligji u zhvilluan disa seanca, ku folën shumë deputetë. Diskutimet ishin tepër të zjarrta, me akuza e kundër akuza nga deputetët e të gjithë partive. Në fjalën time ndërmjet tjerave thashë:

“…Janë pikërisht ata që dje rekrutonin disa prej jush, ju vunë pseudonime dhe që sot, brenda apo jashtë SHIK-ut, me radio apo pa radio ju survejojnë ju e familjet tuaja, përgjojnë bisedat telefonike të deputetëve e deri të ministrave të PD-së. Nuk ka si shpjegohet ndryshe, që pak muaj mbas zgjedhjeve të 22 marsit 1992, një deputet i PD-së, e përsëris i PD-së, akuzoi Kryetarin e Kuvendit Popullor, zotin Pjetër Arbnori të ketë qenë i tillë dhe të ketë spiunuar shokët dhe bashkëvuajtësit e tij, por e them tepër sinqerisht se më vjen shumë keq, që ata, që dje mund ta kenë futur në këtë batak (në qoftë se është e vërtetë) po ata i përmendin sot pseudonimin. Pse? Për presion , “për t’i zënë kokën me derë” si thotë populli, apo për të shpërfillur këtë Kuvend, që pothuajse unanimisht e zgjodhëm Kryetar.

A ia ka bërë ndonjëri prej jush vetes këtë pyetje, a është në interesin tonë si shqiptarë që Kryetarin e Kuvendit Popullor ta kemi ish bashkëpunëtor të Sigurimit . Unë nuk e kuptoj kurrsesi, sepse veprime të tilla janë antikombëtare, antishqiptare….”.

(Dua të vë në dukje se akuza ndaj Pjetër Arbnorit ishte përsëritur disa herë, madje një deputet i Partisë Demokratike, në një seancë plenare, në shenjë proteste dhe duke iu drejtuar Kryetarit me fjalë fyese e akuza, u afrua tek Kryesia e Kuvendit, shkelmoi dhe rrëzoi edhe foltoren e Kuvendit. Deputetët e asaj kohe i mbajnë mend mirë ato skena…. )

Sikur ta kishim bërë me fjalë me Pjetrin, sepse diskutimi im (pavarësisht se fillimisht e keqkuptoi) i dha shkas që të merrte fjalën dhe, ndërmjet tjerave, jo vetëm të mohonte se nuk kishte qenë bashkëpunëtor, por lexoi një letër (e gjetur në Arkivin e Shtetit) që ai, ia kishte dërguar në vitin 1964, Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi, Prokurorit të Përgjithshëm etj. ku denonconte falsifikimet e proceseve gjyqësore ndaj tij, dhunën e presionin e ushtruar në hetuesi e madje edhe gjatë kohës që ishte i dënuar me vdekje, falsifikimin e firmave të tij etj. Ishte viti 1964 kur ai denonconte këto veprime, dhe duhej guxim e kurajë për të paditur e akuzuar falsifikatorët (në letër ai përmendte me emër kush kishte falsifikuar firmën e tij) dhe dhunën e ushtruar ndaj tij. Dhe këto i vërtetonte me dokumente të asaj kohe.

Dua të vë në dukje se ishte ndër të paktët deputetë që u ishin përmendë më parë pseudonimet apo karakteristikat, që doli e mbrojti veten, me fakte e dokumente. Edhe ndonjë prej atyre që diskutuan, folën me fjalë të përgjithshme, madje ndonjëri e vuri theksin tek ata që i kishin rekrutuar dhe jo tek ata që kishin spiunuar shokët e tyre…

Për shumë arsye nuk dua të përmend emra, por për zgjedhjet e vitit 1996, shumë prej atyre që u ishin përmendë pseudonimet nuk u vunë në listat e kandidatëve për deputetë. Them shumë prej tyre, sepse nuk e di për të gjithë ata që nuk u përfshinë në lista, në se kanë qenë në të vërtetë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, sepse, më vonë, gjatë ngjarjeve të pranverës 1997, kur brenda PD-së plasi sherri, Presidenti, akuzoi me emër, si spiunë të Sigurimit të Shtetit disa që ishin ulur në karrigen e deputetit nga votat e vjedhura të 26 majit 1996…

Madje dy-tre prej tyre ish ministra të Qeverisë së Partisë Demokratike. Dhe këtë Presidenti e ka bërë hapur, në mbledhjet e Grupit Parlamentar, më 20 mars dhe 2 prill 1997.

Shqiptarët e dinë mirë si u vodhën votat në zgjedhjet e 26 majit 1996 dhe si u krijua ai i ashtuquajturi Kuvend. Partia Socialiste dhe shumë parti të tjera nuk e kanë njohur atë Kuvend, madje në Kongresin e saj, Partia Socialiste ka dalë me deklaratë për mosnjohjen e tij. Ndërmjet tjerave, krahas rënies së fajdeve, pikërisht aty duhen kërkuar edhe shkaqet që sollën ngjarjet tragjike të marsit të vitit 1997…

Unë kurrë nuk e kam njohur atë Kuvend, madje edhe kur duhej të shkoja aty si Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, gjeta një pretekst dhe nuk shkova. Mbasi Pjetri ishte zgjedhur Kryetar edhe i këtij “Kuvendi” e takova rastësisht, dhe mbasi e urova, i thashë me të qeshur “në qoftë se karrigen e Kryetarit të Kuvendit të mëparshëm e ke pas me thumba, këtë e ke me gozhda” dhe u ndamë miqësisht.

Gjatë punës si Ministër Mbrojtje, nga burime brenda Partisë Demokratike mësova se, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, më 5 mars 1997, kur “gjeneral” Gazidede, po bënte plane e përgatiste ShIK-un, Ushtrinë, policinë, paramilitarët dhe “vullnetarë” nga Veriu për të sulmuar Jugun, Pjeter Arbnori , ishte ngritur dhe i ishte drejtuar “gjeneralit” dhe grupit, me propozimin për të shkuar në Vlorë e biseduar me “rebelët”, madje kishte shtuar se “shkoj unë në Vlorë”. Dhe kishte vazhduar “Sepse dua që Vlora të çarmatoset pa luftë. Nuk dua që të vritet njeri. Shkoj unë në Vlorë. Çdo më bëjnë mua rebelët? Kurrgja”

Askush nuk ja kishte vënë veshin propozimit të tij, por kur e dëgjova dhe lexova ç’kishte propozuar Pjetri në atë mbledhje, mu shtua edhe më shumë respekti për të. Atëherë, nga informacionet që më vinin si Ministër Mbrojtje, dhe shihja çdo ditë hatanë që e kishte gjetur Shqipërinë, mendoja se sikur të kishin dëgjuar Pjetër Arbnorin, Shqipëria nuk do të përjetonte ato ngjarje të llahtarshme…

Një ditë, mbas një mbledhje të Këshillit të Mbrojtjes, Pjetri më thotë se do të më thërrisnin në Kuvend për të raportuar për situatën në ushtri. Unë, si me të qeshur, por me doza serioziteti i them, se ti e din se unë nuk e njoh atë kuvend, por, kur të ma bëni kërkesën zyrtarisht, do të vij për hir të Pajtimit Kombëtar (siç ishte dhe emri i qeverisë)

Kur shkova në “Kuvend” për të raportuar, gjithnjë duke i qëndruar mendimit tim se ai nuk ishte Kuvend i vërtetë, por i vjedhur, fjalën time e fillova “Zonja dhe Zotërinj”, në vend që ta filloja “Të nderuar deputetë” etj. siç ishte praktikë aty. Pjetri e kuptoi, dhe kur dolëm në pushim më tha “Kurrsesi nuk ta nxori goja t’i quash deputetë”, po mirë –vazhdoi- se shumica nuk e kuptuan. Shumë prej atyre që i kanë ulur në ato karrige të vjedhura nuk i kuptojnë këto gjëra – i thashë me të qeshur…

Pjetri ka punuar nën presion, madje do të shtoja “si në tenxhere me presion”. Për shumë gjëra ndërhyhej, urdhërohej, madje jo rrallë e vinin para faktit të kryer, dhe ai, jo gjithmonë kishte kurajën e duhur për të kundërshtuar. Por kishte mjaft raste që ai vërtetë rezistonte e mbante qëndrimin e duhur. Nuk do të zgjatem me shumë shembuj. Do të përmend vetëm rastin e drurit të arrës, për të cilin, muaj me radhë u bë zhurmë e madhe. Pa u zgjatur, akuzoheshin dy deputetë, ministrat Rexhep Uka (edhe zv/kryeministër) dhe Genc Rruli, për shkelje të ligjit, për eksportin e një sasie dru arre. Prokuroria kishte kërkuar nga Kuvendi që t’i hiqej imuniteti të dyve. Ishte krijuar mendimi se mbasi t’u hiqej imuniteti, ata i priste burgu, madje siç thoshin burime nga PD-ja, ata mund të arrestoheshin sapo të dilnin nga Kuvendi…

Më datë 16 mars 1995, u zhvillua një seancë e posaçme e Kuvendit, me diskutime të zjarrta nga deputetët e të gjitha grupeve parlamentare. Me qenë se, sipas disa deputetëve, Prokuroria e Përgjithshme e kishte formuluar kërkesën jo qartë, me korrigjime e madje me djallëzi, çka linte shteg për interpretime të ndryshme, që gjatë diskutimeve në Komisionin e Mandateve dhe Imunitetit ishin shfaqur mendime të ndryshme, pro e kundër, çka u pa edhe në diskutimet e shumë deputetëve.

Mbas diskutimit të një deputeti socialist, jurist nga profesioni, që argumentoi me logjikën e juristit se, kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm ishte jo e drejtë, e formuluar me gabime etj. , shprehu mendimin se, në qoftë se bëhet kjo, “do të ndodhë si në raste të tjera, që mbas heqjes së imunitetit, kanë ardhur  arrestimet”. Pjetri, që siç dukej dinte më shumë dhe nuk ishte dakord me atë çfarë mund të ndodhte më vonë, mori fjalën dhe në mënyrë kategorike tha:

“Sa për çështjen e arrestimit, unë si Kryetar i Kuvendit Popullor them që as deputeti Genc Ruli, as deputeti Rexhep Uka nuk do të arrestohen. Unë për vete do të jap dorëheqjen, po qe se do të arrestohen ata”.

Sigurisht që askush nuk e priste një qëndrim të tillë, që në radhë të parë i binte ndesh atyre që kishin urdhëruar… Dua të vë në dukje se gjatë atyre viteve ishin bërë shkelje, manipulime, mashtrime e vjedhje shumë më të mëdha që kapnin vlerat e dhjetëra e dhjetëra miliona dollarëve dhe askush nuk u kishte thënë gjë, madje vazhdonin edhe me ritme më të larta. Vlera prej 20 mijë dollarë për ta cilët akuzoheshin dy ministrat s’ishte asgjë në krahasim me 4-5 milionë dollarë që ishin vjedhur nga rikonstruksioni i hotel “TIRANA” (kaq kishte deklaruar zyrtarisht një ministër i Partisë Demokratike), me 7 milion dollarë nga skandali i çimentos etj. etj. dhe siç pata deklaruar në fjalën time në atë seancë: “Problemi i drurit të arrës është gjethe fiku për të mbuluar të tjerat”.

Duket dikujt i interesonte të bënte shembull këta dy ministra për të treguar se ja “ne luftojmë korrupsionin”, prandaj dhe Pjetri që dinte më tepër se ne të tjerët, mbajti atë qëndrim.

***

Pjetri dhe unë vinim nga familje që gjatë Luftës Nacional Çlirimtare kishin mbajtur qëndrime krejtësisht të ndryshme. Babai i tij kish qenë oficer i Milicisë Fashiste dhe, sipas dokumenteve, ishte vrarë në një përpjekje me partizanët, në qarkun Korçës. Babai im kishte qenë partizan që në vitin 1942, dhe Milicia Fashiste, së bashku me pushtuesit italianë i kishin vrarë vajzën, plaçkitur pasurinë, djegur shtëpinë, internuar familjen…

Ai asnjëherë, të paktën publikisht nuk i doli zot e nuk u përpoq të justifikonte kolaboracionizmin e babait të tij, si disa të tjerë, bij apo pinjollë të bashkëpunëtorëve të pushtuesit, ndonjë prej tyre edhe deputet… Pjetri nuk doli publikisht të deklaronte si disa të tjerë se, kolaboracionizmi i babait të tij ka qenë “kolaboracionizëm patriotik” (si është quajtur me ironi në Europë bashkëpunimi me pushtuesit), siç kanë bërë e bëjnë edhe sot disa prej bijve, pinjollëve e pasardhësve të tyre. Apo siç kanë shkruar disa prej tyre (që fatkeqësisht vazhdojnë të shkruajnë) se baballarët apo paraardhësit e tyre bashkëpunuan me pushtuesin se donin të luftonin komunizmin!…

Ne nuk u morëm asnjëherë me të kaluarën e baballarëve tanë, pavarësisht se të dy ia dinim biografinë njeri tjetrit. Ne e dinim mirë se ku na kishte çuar urrejtja për njëri tjetrin, njëri me biografi të “mirë” e tjetri të “keqe”, ku na çoi “lufta e klasave”, prandaj edhe nuk e hapëm atë temë asnjëherë e nuk diskutuam për të kaluarën e baballarëve tanë. Unë sigurisht krenohem me atë që ka bërë babai e familja ime gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, por nuk kam asnjë meritë për atë që kanë bërë ata, ashtu si Pjetri, që nuk kishte asnjë faj për atë që kishte bërë babai i tij. Të dy e kuptonim mirë se duhej parë përpara, drejt së ardhmes, që fëmijët tanë, e jo vetëm ata, por të gjithë shqiptarët, mos ta shohin më njeri tjetrin si armiq. Besuam vërtetë dhe e dhamë shembullin tonë, por fatkeqësisht nuk zuri aq vend sa deshëm ne…

 

***

Pjetër Arbnori ka qenë njeri si gjithë të tjerët, me të mirat e dobësitë, por unë shkrova disa nga kujtimet që kam për të, për ato vite që bashkëpunuam e punuam bashkë, ashtu si e kam njohur unë, sigurisht me qëllimin e mirë, për ta nderuar këtë figurë, që për mendimin tim meriton shumë. Vërtet ne kemi qenë kundërshtarë, madje kundërshtarë të ashpër politikë dhe jo çdo gjë ka shkuar vaj midis nesh. Shumë herë jemi zënë, dhe për shumë të këqija që u bënë në ato vite në Shqipëri, unë e kam akuzuar ballë për ballë, por edhe publikisht. Kemi ngritur tonin, jemi grindur duke mbrojtur secili të vetën, por kurrë, në asnjë rast nuk kemi kaluar në fjalë të rënda, sharje e për më tepër në ofendime, siç dëgjojmë këto vite disa deputetë që shahen me libër shtëpie si rrugeçër …

Në disa seanca tensioni ngrihej në shkallën më të lartë e në çdo rast, Pjetri përpiqej të qetësonte situatën, dhe asnjëherë nuk foli “për thyerje kafkash” apo “për nxjerrje jashtë për zhelesh të deputetëve kundërshtarë”… Sa herë shihte që situata mund te dilte jashtë kontrollit, ndërpriste seancën deri sa të uleshin gjakrat.

Vërtetë Pjetri ishte kundërshtar i ashpër i Partisë Socialiste, por në asnjë rast ai nuk ofendoi apo fyeu deputetët e saj, madje i respektoi, i trajtoi si të barabartë me deputetët e tjerë. Por edhe përfaqësuesit e saj në Kuvendin e atyre viteve, nuk linin shkas sepse ishin një grup, që për mendimin tim, për nga formimi, profesionalizmi, kultura, ndershmëria, idealizmi, fryma e bashkëpunimit, aftësia për të debatuar etj. do të mbetet Grup Parlamentar model e shembull, për të gjitha Kuvendet dhe që e respektoi dhe u soll me korrektësi e dinjitet me Pjetër Arbnorin.

Ndërmjet tjerave, edhe sjellja e tij ndaj deputetëve të Partisë Socialiste, bënë që pikërisht përfaqësuesit e saj, socialistët, vendosën përjetësimin e figurës së tij, duke vendosur bustin e tij në oborrin e Kuvendit, që sa ishte Kryetar, e drejtoi me njerzillëk, seriozitet e korrektësi.

Fund

 

October 9, 2018 10:04
Komento

6 Komente

  1. dashuri ne kohen e koleresaliut October 9, 15:37

    zoti Vukaj te falenderojme per keto dy artikuj
    .
    Kjo “dashuri” e juaja per Arbnorin do ta quaja “dashuri ne kohen e koleres”
    .
    Ti nuk the asnje te mete per P.A-in…dhe me lejo te them kryesoren:
    pjeter toma gjithe jeten e tij pas 1992 rrinte para berishes si nje lepur para tigrit
    .
    e dyta
    Per kete (double) vrasje kombetare nga junta berishes pare dhe te dyte nese monstren e viqidolit do ta denoja me vrasje ne litar Pjeter Tomen do ta deroja ne burgim te perjetshem se lejoi serberishen ta trajtonte si shami qyrresh
    Pse Pjeter Toma eshte njeri negativ ?

    Në se ka një ngjashmëri ne raportin të persekutuar-persekutues është ai i Afrikes së Jugut me Nelson Mandelën që u lirua rreth vitit 1991.Ky njeri fisnik edhe pse regjimi kriminal i aparteitid e burgosi e torturoi dhe e poshtroi per kater dekada..ai i fali persekutoret e tij..Ketu nuk behet fjale per nje njeri por per nje komb te tere 95% qe u shfrytezua dhe u fut me tela me gjemba nga 5% qe ishin te bardhet racista
    *
    Per cudi para 1 viti kur vdiq nje agjent amerikan qe kishte punuar ne Afriken e Jugut para se te vdiste ne moshen rreth 90 vjec i ngeli merak te thont nje te vertete qe e tha: Ne amerikanet ndihmuam (urdheruam) qe te arrestohej Mandela si KOMUNSTI ME I RREZIKSHEM JASHTE BASHKIMIT SOVJETIK
    **
    Erdhi koha qe pasi Mandela fali kriminelet e RACISTEVE te bardhe biles beri dhe nje fare Kualicjoni me Klarkun me e forta shteti amerikan ne kohen e Bushit Senior e ftoi per vizite presidentin Mandela……ne nje kohe qe sherbimet inteligjente lajmeruan se ai nuk mund te futej ne Amerike pasi figuronte akoma terrorist i rrezikshem…dhe u desh nderhyrja e W.B.S qe ky skandal jo vetem te fshihej por dhe mos jepej ne shtyp.
    ***
    Erdhi koha qe Mandela nderroi jete dhe nuk ngeli shtet nga ato qe e konsideronin terrorist komunist qe nuk mori pjese ne varrim me kryemisterra apo presidente ku me shume kishte amerika me 1 president dhe 3 ish presidente…
    .
    ****
    Si ka mundesi qe bota perendimore me ne krye Ameriken mbylli syte para super krimeve antinjerzore te Apartedit dhe “duartrokiti” faljen qe nje “komunist” i ben antikomunisteve?….Pse nuk veprohet me te njejten monedhe dhe ne Shqiperi ku Antikomunistet te falin komunistet ?? por po tregohen deri dhe kanibale me brezin qe udhehoqi luften dhe rindertimin….Pse ne rradhet e para te vampireve “antikomuniste” jane vene turbokomunistet e Enverin me ne krye Sali Monstren e Halezbiberit??
    *****

    Reply to this comment
    • Sokol October 10, 13:52

      Shaqir Vukaj qe tani tregon perralla me Pjeter, perralla me humorin e Pjetrit, dhe qe si shkodran malcijet po na tregon per Pjeter Arbenorin Toma, nje nga figurat me te urryera te tranzicionit, nje gjarper me syze, servil dhe i perunjur i SB, pjesmarres ne te gjitha elementet qe shkaterruan shtetin shqiptar ne 97-en, dhe armik i deklaruar i opozites.
      Figura e nje personi ne drejtim apo ne poste te larta , nuk vleresohet nga marredheniet personale qe krijohen, por nga pozitiviteti apo negativiteti i vendimeve te cilat ndikojne sjelljen dhe aktivitetin e publikut dhe impaktin qe ato kane ne shoqeri.
      Zoti Vukaj, tregimet tuaja per Pjetrin jane te panevojshme dhe nuk ju bejne nder as juve me ” objektivitetin ” tuaj.
      Pjetri, Saliu, Azemi, e plot te tjere jane figurat e erreta te historise se Shqiperise te pas viteve 90, sa do qe je munduar ti zbardhesh nepermjet piruetave tip shkodrance, me ta marsha, ato jane denuar nga historia dhe vepra e tyre, qe te mbeten figura te nxirra dhe nuk ka Shaqir qe i zbardh.!!

      Reply to this comment
  2. Romak October 9, 18:38

    Shume bukur zoti Vukaj qe nuk permendni emra spiunesh,per arsye etike si thoni ju,se lendohen ish spiunet.
    Ik mor balash se u ngopem me luge bosh!!!!

    Reply to this comment
  3. Fadili, Malesi e Madhe October 9, 19:57

    I lexova me mjaft interes dy shkrimet Tuaja mbi portretin e Z, Arbnori.Vertet qe keni “qendruar”ne dy llogore te ndryshme e pothuaj se te kunderta,Por ne mendjet e shkodraneve mbaheni si dy burra fisnikë, te virtytshem, qe keni menduar me shume per Shqiperine, se per veten tuaj.Mesazhi qe keni percjelle tek te tjeret, ka qene thirrja per mirekuptim e bashkepunim…por ne ate “xhungel”te viteve 90, pak degjohej, ose mbytej nga britmat çjerrese te banditeve ne pushtet.Ju, z. Vukaj jeni vertet perfaqesuesi me dinjitoz i Malesise, prandaj respekti dhe mirenjohja per çka keni kontribuar, kujtohet vazhdimisht, nga socialiste e demokrate malesore

    Reply to this comment
    • N/A October 9, 21:24

      Zoti Fadili (Malsia e Madhe)
      .
      Nuk i heq asnje presje cfare ke shkruar per Shaqirin dhe Pjetrin por problemi eshte diku tjeter.
      .
      Ne 1992 ndodhen dy ngjarje makabre kombetare;

      1-Pranimi Shqiperise ne Organizaten Islamike personalist nga Saliu i Elez Biberishes
      .
      2-Invazioni i kishes Fan Nolit nga Koloneli Janullatos
      ___________________
      E quaj Arbnorin dhe Vukajn bashkfajtore ne krimet e Berishes..PSE ?

      Sepse me kete leter te Pjetrit drejtuar Berishes ..JANULLA trajtohet si INVADOR SI PUSHTUES
      .
      pse Pjetri si NR 3 I SHTETIT NUK E HAPI SQEPIN ME PER JANULLEN ?

      PO PER QINDRA KRIMEBERISHIANE QE ME E VOGLA DUHET TE ISHTE DOREHEQJA ??

      Arbnori para 26 vitesh i shkroi Berishës: “Janullatosi punon kundër Shqipërisë”, por Saliu i “puth” dorën prej 26 vitesh

      &&&&&
      Nr. 1543/Prot, Tiranë, më 26.12.1992

      Drejtuar: Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Sali Berisha

      Nga: Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori

      Raport: “Mbi gjendjen aktuale shumë të rëndë, të krijuar në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, nga ndërhyrja dhe veprimtaria e Kishës Greke, nëpërmjet Peshkopit Anastasios Janullatos dhe pasuesve të tij, në dëm të interesave fetare dhe kombëtare shqiptare”. – “Zoti President i Republikës të Shqipërisë, Sali Berisha.

      Në takimin që pati At Artur Liolin, me ish Presidentin e Shqipërise Ramiz Alia, u diskutua ndër të tjera dhe për problemet e riorganizimit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por Ramiz Alia shprehu mendimin që të ftonte për këtë qëllim dhe Eksarkun Patriarkal Anastasios Janullatos, meqënëse kishte 4 muaj që kërkonte vizë-hyrje në Shqipëri.

      Në fjalen e tij At Artur Liolin shprehu aprovimin e tij, por tha se Eksarkut Patriarkal Anastasios Janullatos me parë i duhet bërë e qartë se duhet të respektojë disa kushte ku më kryesoret të jetë që ai do të vijë thjesht si një Peshkop Misionar i Përkohshëm, do të ruajë të pa prekura interesat e Autoqefalisë Shqiptare e të popullit besimtar etj.

      Të gjitha këto vetëm sepse qarqe të caktuara shoviniste Greke të “Megalidhesë”, mund të ndikojnë në personin e tij dhe të kërkojnë realizimin e synimeve të tyre të mbrapshta dhe nëpërmjet Kishës mund të realizojnë me lehtë planin e tyre për të marrë të ashtuquajturin “Vorioepir” ashtu siç kanë vepruar më parë.

      Me pas midis ish Presidentit dhe At Artur Liolinit u ra dakord që në muajin shtator 1991 ky të vinte përsëri dhe të ndihmonte në riorganizimin e Kishës, por pas ardhjes së Janullatosit në Shqipëri kjo marrëveshje nuk u realizua nga ana e qeveria “Alia” dhe nuk dihet se përse, At Artur Liolini u pengua lejua të vinte në Shqipëri megjithëse kërkesat e tij për të ardhur ishin të shumta.

      Çdo gjë u monopolizua në duart e Eksarkut Grek Janulltos, i cili zgjodhi me “veto dhe pa zgjedhje të rregullta një këshill të përbëre nga njerëz të dyshimtë që e vetëquajtën “Këshilli i Përgjithshëm i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare” dhe si sekretar të tij caktoi Aleko Dhimën një person që për shumë vite militoi në radhët e PPSH-së dhe hipja e tij në këtë post të lartë ishte e menjëhershme dhe e dyshimtë, prandaj për këtë çështje është e domosdoshme të shikohet dosja e tij personale.

      Janullatos bëri shumë premtime në favor të Kishës dhe Shqipërisë, por nuk kaloi shumë kohë dhe ai e nisi skenarin me ndërrimin e fesë dhe të emrave të refugjatëve shqiptarë në Greqi me anë të forcës dhe presionit pastaj me lëvizjen antishqiptare në Greqi të udhëhequr nga kleriku grek flamurtar i “Vorio-epirit”, famëkeqi Mitropoliti i Konicës, Sebastianos dhe për këtë fushatë të hapur anti-shqiptare, Janullatosit iu kërkua të bënte një deklaratë publike për distancim, por nuk e bëri.

      Sipas marrëveshjes me shtetin shqiptar Janullatos quhet “Peshkop Misionar i Përkohshëm në Shqipëri”, por me punën e tij jashtë normave ligjore ai së bashku me të ashtuquajturin “Këshill i Përgjithshëm”, morri postin e lartë të Kryepeshkopit Shqiptar dhe kjo quhet “Ndërhyrje brutale në Kanunet e Shenjta në Statutin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe sidomos shkelje flagrante e Nenit 16 të Kushtetutës që është neni i Pavarësisë së Shqipërisë”.

      Shumë materiale qarkullojne poshtë e lart me frymë përçarëse anti-shqiptare e antikushtetuese shumica e tyre të nxjerra nga Kisha Greke, por aq kompromentuese edhe për atë Shqiptare dhe duke bërë të gjitha këto synohet të ndryshohet shpirti dhe zemra e popullit dhe në një të ardhme mund të paraqiten kërkesa në organizmat ndërkombëtare, ku të kërkohet që me një referendum popullor të bëhet bashkimi i këtyre zonave.

      Veprimtaria e Peshkopit Janullatos, vetë fakti i nxitimit të tij për të marrë Fronin e Kryepiskopit të Shqipërisë tregon se ai nuk ka ardhur në Shqipëri për qëllime Apostolike, por ai është përgjegjës kryesor për përçarjen fetare midis vetë Ortodokseve dhe asaj kombëtare.

      Prandaj parashtroj sa më vijon:

      Së pari Janulltos nuk mund të jetë kurrsesi Kryepeshkop i Shqipërisë dhe udhëheqës shpirtëror i një populli besimtar të cilin ai e ndau më dysh kur në mësimin e madh të Ungjillit kuptojmë se “Perëndia bashkon kurse Djalli ndan”.

      Së dyti Janulltos nuk mund të jetë Kryepeshkop i Shqipërisë, sepse nuk është kanonikisht i rregullt.

      Së treti Janullatos nuk mund të jetë Kryepeshkop i Shqipërisë, sepse puna e tij ka qenë në dëm të interesave fetare dhe kombëtare Shqiptare.

      Së katërti me veprimtraiën e tij anti-shqiptare e anti-fetare shqiptare është marrë nëpër këmbë gjaku dhe puna e klerikëve martirë të rënë për këtë kauzë.

      Si përfundim duke parë gjithë këto fakte ka ardhur koha të mbahet qëndrim duke filluar që nga ju zoti President ku emri juaj është përmendur në gjithë qarkoret dhe deklaratat e Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare për dhënien e lejes nga Ju për fronëzimin e Janulltosit në krye të Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

      Prandaj kërkoj të nis puna nga Parlamenti dhe Qeveria, në mënyrë të veçantë nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve, Ministria e Arsimit, Kontrolli i Shtetit dhe Shërbimi Informativ Kombëtar, për të ndalur këtë veprimtrai anti-fetare e anti-kombëtare shqiptare dhe në bazë të fakteve të mbledhura, të vendoset për ekstradimin (largimin) e Eksarkut Patriarkal Anastasios Janullatos nga Shqipëria, si një “Person i padëshirueshëm dhe i dëmshëm, për kombin tonë dhe i pameritueshëm për Fronin e Kryepeshkopit të Shqipërisë”.

      Për këtë rast, kërkoj hartimin dhe miratimi i këtij ligji sa më parë.

      PJETËR ARBNORI, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Tiranë më 26.12.1992
      …..
      pse e mbylli sqepin Pjetri pas kesaj letre ?
      u tremb..mori nje shuk me pare apo i futi nje c’i qi temen ??

      Reply to this comment
  4. Dhimbia e madhe popull. October 11, 16:36

    Qendri atdhetar i Pjeter Arbnori,ky qendrim eshte…
    Faleminderi Z Shaqir Vukaj sa trajtoni.

    Ne ka merita I ndieri Pjeter Arbenori si shqiptar Atdhetar, Ky eshte qendrim qe ka mbajtur, per keryepeshkopin e pa denje per shqiperine Jamollatos. Faleminderit sa shkruani,komentuesi- z.N/A.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*