Shaqiri, i pamjaftueshëm! Stoke bie nga Premier Liga

May 5, 2018 16:52

Shaqiri, i pamjaftueshëm! Stoke bie nga Premier Liga

Vetëm tri pikë bënin punë në ndeshjen ndaj Crystal Palace, për të shpresuar për një qëndrim në Premier Ligë, por ato nuk u arritën dot të fitoheshin.

Stoke City u mposht 1-2 në sfidën përballë Crystal Palace e tashmë edhe zyrtarisht, skuadra e Xherdan Shaqirit do të luajë sezonin e ardhshëm në Premiership.

Ishte pikërisht shqiptari që luan me Zvicrën ai që mbajti në lojë shpresat e vendasve, kur në minutën e 43 shënoi golin e avantazhit, pas ekzekutimit mjeshtëror të një goditjeje dënimi.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën, Stoke lëshoi terren dhe miqtë, që me fitoren siguronin matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit anglez, shtuan presionin.

Golin e barazimit e gjetën në minutën e 68, ndërsa atë të fitores 4 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

Me këtë rezultat, Stoke e Shaqirit bie në kategorinë inferiore, pas një dekade në Premier Ligë.

s.a/dita

May 5, 2018 16:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim