Sharje në ‘Instagram’ mes katër adoleshentëve, plumb në këmbë 16-vjeçarit në Durrës

April 4, 2018 19:52

Sharje në ‘Instagram’ mes katër adoleshentëve, plumb në këmbë 16-vjeçarit në Durrës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit. Një 16-vjeçar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të bashkëmoshatarit duke e lënë të plagosur. Ai ka marrë një plumb në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë kërkim të autorit, i cili është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët. I riu është identifikuar nga policia, ndërsa familjarët i kanë bërë thirrje të dorëzohet.

Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një sherr mes katër të rinjve i nisur në rrjetet sociale, në “Instagram”, ku nuk kanë kursyer as sharjet dhe fyerjet ndaj njëri-tjetrit.

Ata ishin takuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet, por situata ka degraduar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar me një plumb në këmbë 16-vjeçarin.

o.j/dita

April 4, 2018 19:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*