Sharjet dhe debatet pa mikrofon në Parlament: Çfarë tha Rama për Berishën

October 13, 2017 10:06

Sharjet dhe debatet pa mikrofon në Parlament: Çfarë tha Rama për Berishën

 

Punimet e Parlamentit u bllokuan dje për shkak se deputeti i opozitës, Flamur Noka, ka bllokuar foltoren e Parlamentit në tentativë për të marrë fjalën, ndërkohë që Gramoz Ruçi nuk ka bërë asnjë tolerim.

Zanafilla e përplasjes nisi që në momentin që Kryeministri Edi Rama ka ofenduar ish-kreun e PD-së, Sali Berisha, teksa ky i fundit po akuzonte ministrin e Jashtëm për projektligjin e ri “Për mbrojtjen e pakicave”.

“Ky ligj është burimi i rivalitetit të klaneve mafioze në qeveri”, tha Berisha.

Ndërkohë që në sallë u dëgjua teksa Rama tha pa mikrofon: “A ti ke rrjedhur komplet”, sipas Panoramës.

Vetë Berisha nuk ka reaguar, por deputeti Flamur Noka është revoltuar dhe ka kërkuar që kryeministrit t’i tërhiqej vërejtje, pasi ofendoi Berishën. Por Ruçi ka refuzuar t’i japë fjalën Nokës, duke ia kaluar fjalën deputetit të LSI, Shezai Rrokaj.

Noka ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar fjalën me këmbëngulje, duke e quajtur Ruçin “xhandar”, “kryetar kooperative” dhe Ramën “rrugaç”. Ruçi e ndërpreu seancën tri herë duke i tërhequr vërejtjen dhe më pas duke i dhënë masën e përjashtimit nga seanca.

Debatet pa mikrofona

Vangjel Dule: Projektligji për minoritetet nuk sjell asnjë vlerë të shtuar, por me të rrahim ujin në hava për dy vjet e gjysmë. Përtej frustracioneve të ministrit të Jashtëm, që janë individuale ndaj vendeve të caktuara, por që fatkeqësisht i shndërron dhe në politikë të jashtme në dëm të interesave të vendit…

Edi Rama: Nëse nuk do të të njihja, do mendoja që e ke nga mendjeleshtësia, por duke të njohur si burrë të mençur, ti je i qëllimshëm sa herë që më vë mua në gojë gjëra që unë s’i kam thënë kurrë. Apo sa herë përpiqesh që të interpretosh ato që unë them. Ti je një minoritar, por ti nuk je minoriteti dhe je gjithmonë e më pak përfaqësues i denjë i atij minoriteti, i denjë për të gjithë respektin që ne i kemi dhënë dhe për respektin që i japim edhe me ligjin që kalojmë sot…

Gramoz Ruçi: Zoti kryeministër, i mbaroi koha replikës.

Sali Berisha: Një ministri që është faktuar si dizastër, dështim i plotë dhe total në këto katër vitet e fundit dhe që tani i duhet një ligj për të thënë që unë kalova ligjin. Ky ligj është burimi i rivalitetit të klaneve mafioze në qeveri…

Edi Rama (pa mikrofon): A ti ke rrjedhur komplet…

Flamur Noka: Zoti kryetar, tërhiqi vëmendjen atij…

Gramoz Ruçi: Zoti Berisha, kaloi koha… Fjalën e ka zoti Rrokaj.

Flamur Noka: Tërhiqi vërejtje atij (Ramës), në rast se do të vazhdosh seancën. Më jep fjalën për procedurë.

Gramoz Ruçi: Nuk ka procedurë tani.

Flamur Noka: Nuk e vendos ti kur flasim për procedurë. E përcakton rregullorja, jo ti. Pse ça kujton se je, kryetar kooperative këtu?

Gramoz Ruçi: Fjalën e ka Shezai Rrokaj.

Flamur Noka: Je kryeparlamentar, nuk je xhandar aty…

Gramoz Ruçi: Zoti Noka, të tërheq vëmendjen… Ulu aty…

Flamur Noka: Më jep fjalën për procedurë, se nuk ka për të fol njeri këtu… Po qe se ky të ka caktuar për xhandar, këtu s’je xhandar. Harroje se do flasë njeri këtu.

(Noka bllokon foltoren)

Gramoz Ruçi: Zoti Flamur, je në kundërshtim me rregulloren. Po pengon deputetin të ushtrojë të drejtën e fjalës. Të tërheq vëmendjen për herë të tretë, zoti Noka.

Flamur Noka: Më jep fjalën për procedurë… Zbato rregulloren.

Gramoz Ruçi: Do detyrohem të marr masën për të të përjashtuar nga seanca. Edhe një herë po të them ulu.

Flamur Noka: Harroje se do më ulësh, më jep fjalën.

Bardh Spahia: Ore zbato rregulloren e Kuvendit, jepi fjalën.

Flamur Noka: Fshije nga mendja që të sillesh kështu me ne. Se të ka vënë ky (Rama) dhe ti kujton se të ka vënë për xhandar. Nuk të kemi frikë as ty, as këtë. O rrugaç.

Edi Rama: Kujt po i thua…?!

Flamur Noka: Ti je rrugaç, je rrugaç komplet… S’të vjen turp.

Gramoz Ruçi: Kur deputeti merr fjalën pa ia dhënë drejtuesi i seancës, pengon diskutantin për të shprehur diskutimet e tij. Pasi të kam dhënë vërejtjen tri herë, të njoftoj masën që përjashtohesh nga seanca.

Lulzim Basha: Ti po shkel rregulloren me sjelljen tënde. More vesh apo ajo?

Flamur Noka-Edi Ramës: Kush je ti ore, kush kujton se je? Ke b*th ti me i mbyll fjalën Sali Berishës ooo??! Ke b*th ti të merresh me Sali Berishën oooo?!!

(Pas ndërprerjes së seancës, Flamur Noka qëndron në sallë, nuk largohet nga Parlamenti. Pas rifillimit)

Gramoz Ruçi: Zoti Noka, duhet të lirosh sallën.

Flamur Noka: Zoti xhandar, më jep fjalën.

Gramoz Ruçi: Mos e shto zullumin se do thërras Byronë pastaj.

Flamur Noka: Zoti xhandar, më jep fjalën…

Lulzim Basha: Jepi fjalën deputetit.

Gramoz Ruçi: S’ka, lexo nenin 46. Lulzim Basha: Lexo 48-ën. Fjala jepet menjëherë.

October 13, 2017 10:06
Komento

5 Komente

  1. shqip October 13, 10:42

    Eshte shume e veshtire . Historikisht ka qene e veshtire . Kush ka kaluar ne keto ane , kush ka qeverisur , e deshmojne kete qe them . Edhe udhetare te huaj ne shkrimet e tyre pohojne qe , nje pjese e popullsise , kryesisht ajo malore , nuk i bindeshin ligjit . Fatkeqsisht ka nga ata qe sot Jane edhe ne parlament . Rasti i Nokes eshte domethenes . Te kete njeriu kaq b**lepirje per padrinon e klanit te Shqupit , besoj as oficeret e Kim Jongut nuk e ulin veten ne kete pike . Do te beje te fortin , qe te justifikoje rrogen . Kete e mban Saliu vetem per sherre .

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. October 13, 22:09

      O shqip,asgje nuke eshte e pamundur,por kjo gjendje ne te cilen ndodhet politika shqiptare eshte veper e pandeshkueshmerise se krimeve makabre te diktatures komuniste dhe persekutoreve ne to,qe si dje dhe sot vazhdojne te sundojne dhunshem ne te tre pushtetet,megjithese mbi supe i rendojne mijra krime e superkorrupsione te faktuara me ze,figure e deshmi te gjalla ,sa istitucionale,aqe dhe me shume popullore e medjatike.O shqip,drejtesia do te behet,duan apo nuke duan ata politikane qe grabiten e tjetersuan pasurine kombetare e private duke shtuar mijra viktima,pas viktimave te eterve dhe mostrave te tyre.Besoni dhe deninconi krimet e tyre dhe mos u beni pjese me to ne bangen e akuzes.

      Reply to this comment
  2. Reni October 13, 17:20

    C’prisnit nga ky xhelat i ish ministrise se brendshme?!
    Eshte fare e pastef e kuqe.

    Reply to this comment
  3. Jimi October 13, 20:06

    Z. Rama e ke gabim! Qoftelargu nuk ka rrjedhur, por ka pjerdhur.
    Na revoltohet Mut Noka se i paskan ofenduar baban!?
    Po ky “babaj” i ti i pjerdhur ka 27 vjete qe shan poshte e perpjet, ne parlament e jasht tij, ke te gjeje perpara, te vegjel e te medhjenj, meshkuj apo femra dhe c’te share se, me liber shpie! Po te mos ishte ne ate pozicion ne te cilin ai sot ndodhet me keto sharje qe ai ben, ndonje “hundelesh” do ti kishte ber gropen.
    Cfare ti bej Taulant Balles kur “baba” i Mutit Nokes ne mes te mixhlisit i pergojoj familjen? Nuk e shkuli ate mikrofon qe kishte perpara e t’ja thyente kafken ketij horri plak dhe pastaj te shihnim kujt do ti behej fytyre e zeze si kepuca?

    Reply to this comment
  4. Rrema October 13, 20:20

    Malok do të thotë i trashe ku është Flamuri ndërsa malesor njeri që jeron në male normal si psh myzeqar lab etj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*