SHASH i jep Petraq Kolevicës çmimin “Mjeshtër në Arkitekturë”

October 25, 2019 22:59

SHASH i jep Petraq Kolevicës çmimin “Mjeshtër në Arkitekturë”

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë i ka akorduar Petraq Kolevicës çmimin “Mjeshtër në Arkitekturë”.

Faqja online e arkitektëve shqiptarë ka njoftuar për një event lidhur me këtë rast.

“Të nderuar kolegë,

Në kuadrin e FAMA – “Festivali i Arkitekturës Moderne Shqiptare / Festival of Albanian Modern Architecture”: SHASH, ka nderin t’Ju ftojë të bëheni pjesë në një event, organizuar në dhënien e çmimit “Mjeshtër në Arkitekturë” për z.Petraq Kolevica, si një ndër arkitektët me kontribute e vlera të mëdha në gjenezën e Arkitekturës Moderne Shqiptare.

Petraq Kolevica, një prej arkitektëve dhe figurave më të vyera të kulturës shqiptare, me veprën e tij ka lënë një pasuri rrezatuese në trashëgiminë e arkitekturës në vendin tonë. Ndër më të shquarit talente, i njohur si “Le Corbusier” shqiptar, arkitekt, inxhinier ndërtimi, njohës i artit visual, përkthyes i njohur i letërsisë botërore, poet dhe autor i disa librave edhe të karakterit biografik, ai është sot një ikonë shqiptare e shekullit të XX” – shkruhet në njoftim.

Eventi zhvillohet më datë 30 Tetor 2019, ora 18:00 në ArTurbina, Tiranë.

 

m.a. / dita

October 25, 2019 22:59
Komento

4 Komente

  1. intelektuali October 26, 07:54

    Gazeta DITA:

    Petraq Kolevica mund te quhet si “Antikrisht” i Arkitektures shqyptare por kurre nje “Mjeshter” ne Arkitekture, renimi dhe prishja e Kishes se Shen Gjergjit ne Korce per te ndertuar bibloteken e Enverit ne vend te saj flet vete per kete, por po t’i shtosh ketij turpi dhe rezili te Arkitektures sone enveriste kombetare edhe “Shemtiren” Muzeu Historik si nje MUT ne mes te qendrtes se Tiranes qe i zuri vendin Bashkise se papare te Bosios,

    atehere:

    CFARE ORGANIZATE IDIOTE ENVERISTE ESHTE SHASH-I I SHQYPNISE?

    sepse:

    Menjehre lind pyetja:

    Pse Edvin Droga dhe Politika jone Kombetare vazhdimisht pajton arkitekte te huaj super te shtrenjte qe populli i varfer shqyptar i paguan si “Frengu Pulen” kur i ka arkitektet tane famoze me tonelata pronto gadi ne pritje te thirrjes se Partise?

    Ja cfare shkruan Wikipedia per arkitektin e Enverit qe prishi Kishen e Shen Gjergjit ne Korce dhe qe SHASH-i dallkauk shqyptare e nderon me cmime dhe medalje turpi dhe rezili si nje asnje vend tjeter ish komuniste te Evropes Lindore dhe pastaj cuditemi pse te huajt na tregojne gishtin e mesit dhe nuk na duan ne BE:

    “…Në vitin 1957, pas mbarimit të Universitetit, Petraq Kolevici filloi punë në Institutin e Projektimeve të Ndërtimeve në Tiranë. Pas disa punëve të thjeshta në fillimin e karierës, u caktua të punonte në sektorin e projektimeve arkitektonike. Drejtori i atëhershëm z. Eqrem Dobi, i ngarkoi si detyrë të projektonte një ndërtesë me apartamente e dyqane pranë kinema “Partizani”. Në vitet 1958 – 1960, Bashkë me z. Agim Bimbashi kryen disa ndryshime konstruktive të cilat vlenin për përmirësimin arkitektonik të kësaj ndërtese. Më pas, ai projektoi planin e godinës së postës së re pranë Kullës së Sahatit në Tiranë. Ky projekt u miratua nga shteti po u hoq nga plani ditën e njejtë dhe Petraqit iu ngarkua një projekt tjetër. Në vitet 1960 – 1961 ai projektoi ndërtesën prapa Bankës Kombëtare Tiranë. Në fillim Petraqi i paraqiti një projekt Këshillit teknik i cili u pranua, por ngaqë projekti kishte një pamje krejt ndryshe nga ndërtimet e asaj kohe, udhëheqësit e ministrisë ngurruan ta vinin në zbatim. Kështu që bashkë me z. Josif Pashko , Ministrin e atëhershëm, Petraqi ia paraqiti projektin Mehmet Shehut. Atij projekti nuk i pëlqeu dhe i vuri një kryq të kuq mbi fletë. Pas disa ndryshimesh në pamjen e jashtme projekti u miratua. Pas kësaj ngjarjeje, Petraqit nga viti 1961 – 1966, iu ngarkuan projekte në qytetin e Korçës. Ngaqë Enver Hoxha i kalonte pushimet e tij në Korçë, kryetari i ngarkoi Petraqit projekte të rëndësishme. Petraq Kolevicës iu ngarkua projekti i godinave 7 Katëshe në hyrje të Korçës. Kjo ishte ndërtesa e parë 7 Katëshe jovetëm në Korçë, por edhe në Shqipëri. Projektin e kësaj godine e miratoi personalisht Enver Hoxha. Si pasojë e opinionit të mirë publik që kishte Petraq Kolevica, atij iu ngarkua projekti i bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë. Ajo do të ndërtohej tek vendi i kishës së Shën Gjergjit, e cila u shemb nga regjimi gjatë periudhës së vitit 1968, kur u ndalua me ligj feja. Projekti i bibliotekës u bë me një stil tepër modern për atë kohë. Në brendësi kishte dy shkallë të ndërtuara në stil me hark dhe gjithashtu kishte një faqe muri pa dritare ku u planifikua të ndërtohej një mozaik ose një pikturë murale e cila do të përfaqësonte zhvillimin e artit në Korçë dhe Shqipëri. Ky stil nuk u pëlqye nga regjimi. Ndonëse shkallët mbetën, Enver Hoxha vendosi që të vendoseshin disa dritare në plan me urgjencë, gjë që solli që dritaret të dukeshin keq. Në vitin 1971 Petraq Kolevica ishte mbikëqyrësi i ekspozitës “Shqipëria Sot”. Atje ai takoi Enver Hoxhën dhe të dy patën një fjalëkëmbim të shkurtër. Si pasojë, Petraqi u transferua në Valias për disa kohë si teknik ndërtimi. Në vitet 1973 – 1975 ai projektoi dhe u ndërtua ndërtesa e Agjensisë Ajrore Kineze. Ky projekt u pëlqye në atë kohë, por godina u lye me ngjyrën blu, gjë që solli probleme sepse një inxhinjer me post të lartë mendoi se lyerja ngjante me flamurin Grek. Kjo solli që godina të lyej përsëri nga fillimi. Më pas ai u bë bashkëautor i projektit të Muzeut Historik Kombëtar në fundin e viteve 70′ deri në vitin 1981. Ky është një nga projektet e fundit ku ka bashkëpunuar Petraq Kolevica…”

    Permbledhje nga:

    intelektuali

    Reply to this comment
  2. intelektuali October 26, 07:55

    Gazeta DITA:

    Petraq Kolevica mund te quhet si “Antikrisht” i Arkitektures shqyptare por kurre nje “Mjeshter” ne Arkitekture, renimi dhe prishja e Kishes se Shen Gjergjit ne Korce per te ndertuar bibloteken e Enverit ne vend te saj flet vete per kete, por po t’i shtosh ketij turpi dhe rezili te Arkitektures sone enveriste kombetare edhe “Shemtiren” Muzeu Historik si nje MUT ne mes te qendres se Tiranes qe i zuri vendin Bashkise se papare te Bosios,

    atehere:

    CFARE ORGANIZATE IDIOTE ENVERISTE ESHTE SHASH-I I SHQYPNISE?

    sepse:

    Menjehre lind pyetja:

    Pse Edvin Droga dhe Politika jone Kombetare vazhdimisht pajton arkitekte te huaj super te shtrenjte qe populli i varfer shqyptar i paguan si “Frengu Pulen” kur i ka arkitektet tane famoze me tonelata pronto gadi ne pritje te thirrjes se Partise?

    Ja cfare shkruan Wikipedia per arkitektin e Enverit qe prishi Kishen e Shen Gjergjit ne Korce dhe qe SHASH-i dallkauk shqyptare e nderon me cmime dhe medalje turpi dhe rezili si nje asnje vend tjeter ish komuniste te Evropes Lindore dhe pastaj cuditemi pse te huajt na tregojne gishtin e mesit dhe nuk na duan ne BE:

    “…Në vitin 1957, pas mbarimit të Universitetit, Petraq Kolevici filloi punë në Institutin e Projektimeve të Ndërtimeve në Tiranë. Pas disa punëve të thjeshta në fillimin e karierës, u caktua të punonte në sektorin e projektimeve arkitektonike. Drejtori i atëhershëm z. Eqrem Dobi, i ngarkoi si detyrë të projektonte një ndërtesë me apartamente e dyqane pranë kinema “Partizani”. Në vitet 1958 – 1960, Bashkë me z. Agim Bimbashi kryen disa ndryshime konstruktive të cilat vlenin për përmirësimin arkitektonik të kësaj ndërtese. Më pas, ai projektoi planin e godinës së postës së re pranë Kullës së Sahatit në Tiranë. Ky projekt u miratua nga shteti po u hoq nga plani ditën e njejtë dhe Petraqit iu ngarkua një projekt tjetër. Në vitet 1960 – 1961 ai projektoi ndërtesën prapa Bankës Kombëtare Tiranë. Në fillim Petraqi i paraqiti një projekt Këshillit teknik i cili u pranua, por ngaqë projekti kishte një pamje krejt ndryshe nga ndërtimet e asaj kohe, udhëheqësit e ministrisë ngurruan ta vinin në zbatim. Kështu që bashkë me z. Josif Pashko , Ministrin e atëhershëm, Petraqi ia paraqiti projektin Mehmet Shehut. Atij projekti nuk i pëlqeu dhe i vuri një kryq të kuq mbi fletë. Pas disa ndryshimesh në pamjen e jashtme projekti u miratua. Pas kësaj ngjarjeje, Petraqit nga viti 1961 – 1966, iu ngarkuan projekte në qytetin e Korçës. Ngaqë Enver Hoxha i kalonte pushimet e tij në Korçë, kryetari i ngarkoi Petraqit projekte të rëndësishme. Petraq Kolevicës iu ngarkua projekti i godinave 7 Katëshe në hyrje të Korçës. Kjo ishte ndërtesa e parë 7 Katëshe jovetëm në Korçë, por edhe në Shqipëri. Projektin e kësaj godine e miratoi personalisht Enver Hoxha. Si pasojë e opinionit të mirë publik që kishte Petraq Kolevica, atij iu ngarkua projekti i bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë. Ajo do të ndërtohej tek vendi i kishës së Shën Gjergjit, e cila u shemb nga regjimi gjatë periudhës së vitit 1968, kur u ndalua me ligj feja. Projekti i bibliotekës u bë me një stil tepër modern për atë kohë. Në brendësi kishte dy shkallë të ndërtuara në stil me hark dhe gjithashtu kishte një faqe muri pa dritare ku u planifikua të ndërtohej një mozaik ose një pikturë murale e cila do të përfaqësonte zhvillimin e artit në Korçë dhe Shqipëri. Ky stil nuk u pëlqye nga regjimi. Ndonëse shkallët mbetën, Enver Hoxha vendosi që të vendoseshin disa dritare në plan me urgjencë, gjë që solli që dritaret të dukeshin keq. Në vitin 1971 Petraq Kolevica ishte mbikëqyrësi i ekspozitës “Shqipëria Sot”. Atje ai takoi Enver Hoxhën dhe të dy patën një fjalëkëmbim të shkurtër. Si pasojë, Petraqi u transferua në Valias për disa kohë si teknik ndërtimi. Në vitet 1973 – 1975 ai projektoi dhe u ndërtua ndërtesa e Agjensisë Ajrore Kineze. Ky projekt u pëlqye në atë kohë, por godina u lye me ngjyrën blu, gjë që solli probleme sepse një inxhinjer me post të lartë mendoi se lyerja ngjante me flamurin Grek. Kjo solli që godina të lyej përsëri nga fillimi. Më pas ai u bë bashkëautor i projektit të Muzeut Historik Kombëtar në fundin e viteve 70′ deri në vitin 1981. Ky është një nga projektet e fundit ku ka bashkëpunuar Petraq Kolevica…”

    Permbledhje nga:

    intelektuali

    Reply to this comment
  3. demo October 27, 12:28

    Ate qe beri Eckermani per Geten,ate e beri Petraq Kolevica per Lazgushin.
    Per Petraq Kolevicen si arkitekt mund te flase arkitekti Max Velo.

    Reply to this comment
  4. Komi Poçari October 27, 16:35

    Petraq Kolevica me artin e tij si arkitekt, përkthyes dhe shkrimtar meriton mjaft më tepër se ky titull.
    Ashtu si jepet edhe në pjesën e shkëputur nga Wikipedia – është e pamundur nga ana e formimit kulturor dhe anës kohore që Z. Kolevica të ishte në krahun e atyre që prishën kishën katedrale të Shëngjergjit në Korçë, si mjaft të rinj të tjerë që më pas bënë karierë në të majtë e të djathtë (të ashtuquajtur). Po të kishte veç pak më tepër liri në Shqipërinë e asaj kohe, me siguri Z. Kolevica e shumë intelektualë të tjerë, do të kishin protestuar në rrugë për mosprishjen e perlës prej guri të bardhë, të ndërtuar me mundin, djersën dhe gjakun e mërgimtarëve përparimtarë shqiptarë.
    Për fat të keq, kur ndërtohej biblioteka, atypari kaloi ish kryemnistri i Shqipërisë, i cili diçka nuhati tek ai projekt ku do të mbizotëronte përsëri guri i bardhë i katedrales. Kurajo e madhe kjo e Petraqit, por vigjilenca dhe urrejtja për këtë lloj kujtese intelektuale e shpirtërore e ish kryeministrit Shehu, ia mbylli shtegun konceptit arkitektonik të Petraqit. Mos harrojmë: ishte i njëjti kryeministër, i cili përpara se të përmbytej kisha e vjetër katolike unike e Vaut të Dejës, me vlera arkitektonike, kulturore e historike të paçmuara – e hodhi në erë me dinamit…..
    Ing. Ark. Petraq Kolevica do të mbahet mend për projektin e tij origjinal për varrezat e dëshmorëve më 1964 me varret e vendosura nën krahët e një shqiponjë stërmadhe, e cila mbështetej veç tek këmbët – tejet më madhështore dhe origjinale se Nëna Shqipëri e sotme. Ndërtesat e projektuare prej tij në Tiranë e Korçë janë tejet elegante dhe shfrytëzuan në maksimum kriteret e vendosura para viteve ‘90.
    Ing. Petraq Kolevicën e kujtojmë në fushën e shkrimeve për shqipërimin e përkryer të ‘Demonit’ të Lermontovit e më pas për shqipërime të autorëve të gjuhës gjermane, të haikuve japoneze e shumë përkthime të tjera. Poezia e tij origjinale është e dhimbshme dhe fort e lidhur me brengat e Shqipërisë së djeshme e të sotme. Kujtimet e tij për Lasgush Poradecin dhe ato për Mitrush Kutelin mbeten një kontribut i çmuar, e pikë referimi e drejtpërdrejtë dhe i vetëm për jetën e tyre.
    Artikujt politikë e diskutimet e tij si deputet i PD në legjislacionin e parë pluralist pas viti 1990 janë me të vërtet me vlera të veçanta sidomos për marëdhëniet pozitë-opozitë dhe demokracinë e brendshme në parti.
    Një libër i tij ‘Biografia e Ismail Kadaresë në vargje’ (i hequr nga qarkullimi!) duket se e pati dënuar me heshtje çdo vepër të Ing. Ark. Petraq Kolevicës, prandaj dhënia e këtij çmimi është për t’u përshëndetur me urim që ‘ta heqe këmbën zvarrë’ për mirënjohje të tjera veprës së gjithanshme të tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*