Shau deputetët, Nishani rikthen në detyrë këshilltarin e tij të mbrojtjes

March 10, 2016 11:11

Shau deputetët, Nishani rikthen në detyrë këshilltarin e tij të mbrojtjes

Presidenti Bujar Nishani riktheu në detyrë ish-këshilltarin e tij të mbrojtjes, i cili ofendoi deputetët. Përmes një statusi në Facebook ku falënderon miqtë e tij për urimet për ditëlindje, Ahmetaj i bën me dije dhe vendimin e ri.

“Ju konfirmoj se jam rikthyer në funksionin e Këshilltarit Ushtarak të Presidentit të Republikës! Së fundmi, Ju suguroj se mbetem edhe më i motivuar, privilegjuar për të vijuar me Përulësi, Përkushtim, Profesionalizëm dhe Përgjegjshmëri misionin “ushtar i atdheut” në dobi të Sistemit të Sigurise qytetarëve, shoqërisë, stabilitetit të demokracisë dhe interesave mbarëkombëtare”, shkruan Ahmtaj.

  Pas një statusi të shkruar në adresën e tij në Facebook, për të cilin gjeneral Ahmetaj këmbëngul se ka qenë i manipuluar, ngrihen akuza për anëtarët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë. Sipas këtij statusi, shumica e anëtarëve të këtij komisioni kanë qenë prokurorë, apo punonjës të Sigurimit të Shtetit komunist apo kryetarë të degëve të brendshme, ndërsa të tjerë sot rezultojnë kriminelë dhe trafikantë.

Në këto kushte, sipas Ahmetajt, ligjet dhe strategjitë për sigurinë kombëtare janë në rrezik, sepse votohen nga njerëz pa integritet. Këtij statusi, deputetët e Komisionit të Sigurisë iu përgjigjën ashpër, ndërsa kryetari i këtij komisioni, Spartak Braho, i dërgoi një letër ministres së Mbrojtjes që të nisë procedurat disiplinore për ushtarakun Piro Ahmetaj me gradë gjeneral brigade dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, si dhe marrjen e masave që parashikon ligji në këto raste. / DITA

March 10, 2016 11:11
Komento

2 Komente

  1. vasili March 10, 12:59

    “Presidenca“,qe ky tetar i perjetshem,i cili eshte me i gjymtuar ne tru se sa ne trup,e ka shndrruar, ne nje hale te vertete orientale,ku qelben ere,tere dylbere-kriminelet e Saliut,qe morren arratine nga institucionet e tjere,kur shteti shqiptar zbythi invazionin mesjetar anadollak.
    Rikthimi i ketij spiuni te sigurimit komunist,njeri servil te paskrupullt dhe ordiner(sic e paraqet dokumenti dhe e pranon dhe vet),tregon qe banda e Saliut,vazhdon ta masakroje kete vend dhe me e patrazuar se ne kohen kur sundonte gjithandej.
    Kujtojme ketu,qe qenia e percudnuar Sali,pa u shqetesuar, arriti te hiqte nga poste te larta si president,kryeprokuror+e,kryetar shiku,njerez me integritet te larte profesional.
    Kurse Rama qe i ka te gjitha arsyet e Perendise dhe te kombit,jo per ti hequr, por per ti qeruar,keto vemje malinje qe mbajne pushtuar institucionin shteteror.
    Qeveria Rama,ndonse ka bere nje sere reformash ekonomike teper efikase,ato politike i ka pothuaj se zero,gje qe, vazhdon te ngjalle indinjate dhe neveri te skajeshme,tek qytetari,kur sheh banden e kulles se Vicidolit,te vazhdoj te bej ate pune qe ka bere:
    Ta minoje nga poshte dhe nga siper kete vend europian,sic ben dhe Isis andej nga eshte.
    Aty dhe vllai i madh i Saliut, Rexhep sulltan anadollaku,po cjerre bythen me thonj per te ardhur nga Azia ne Europe.
    Rama ka zgjuaresine kulturen pragmatizmin,por duket qe ato nuk vlejne shume pa guximin.
    Qysh nga kohet prehistorike,kur vandali Sali i prishi Rames kur ky ish kryetar bashkie,investimin mbi 1 mil.euro,reth kalimin e zogut te zi ne kundershtim me vendimin e gjykates kushtetuse,Ramen tere kohen e kemi pare me bishtin midis shaleve,ne mbrojtjen e ceshtjeve te medha,te demokracise dhe te kombit,kundrejt uzurpatoreve dhe bandave te tyre te mesjetes se eger dhe te erret,kete here te zbritur nga malet.

    Reply to this comment
  2. olsi March 10, 15:02

    Ky plerë duhet te jete ne burg. Iku me çorape e kanatjere te GRISUR ne Belgjike e tani na flet per sig kombetare. Fshatar pisanjos

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*