SHBA, 1 mln $ për kokën e pasardhësit të Osama bin Laden

March 1, 2019 11:03

SHBA, 1 mln $ për kokën e pasardhësit të Osama bin Laden

Shtetet e Bashkuara ofrojnë një shpërblim të majmë prej një milion dollarësh, për çdo informacion mbi vendndodhjen e një prej djemve të ish-udhëheqësit të vrarë të Al Qaedës, Osama bin Laden.

Hamza bin Laden ka ngjitur shumë shpejt shkallët për t’u kthyer në udhëheqës të grupit të militantëve islamikë, sipas zyrtarëve amerikanë, e me të gjitha gjasat fshihen diku pranë kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Gjatë viteve të fundit, ai ka publikuar mesazhe zanore dhe me figurë (audio/video) duke iu bërë thirrje ndjekësve të ndërmarrin sulme ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë të tyre, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e babait të tij.

Në vitin 2011, forcat speciale amerikane ekzekutuan Osama bin Ladenin në një bunker në Abbottabad të Pakistanit. Ai ishte personi që kishte udhëzuar sulmet në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator të vitit 2001, ku mbetën të vdekur afro 3.000 njerëz.

Hamza bin Laden, i cili besohet të jetë rreth të 30-ave, është futur në listën e “terroristëve globalë” nga Shtetet e Bashkuara që prej dy vitesh. Departamenti amerikan i Shtetit thotë se ai është martuar me vajzën e Mohammed Atta, person i cili rrëmbeu dhe devijoi një prej avionëve të pasagjerëve që u përdorën në sulmet e 2001-shit, duke e përplasur atë me një prej kullave binjake të Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork.

Disa letra të Osama bin Ladenit të gjetura në bunkerin ku u vra, sugjerojnë se Hamzai ishte kthyer në djalin e tij të preferuar, e me shumë gjasa edhe i përzgjedhuri për ta zëvendësuar atë si udhëheqës i Al Qaedës.

Hamza bin Laden besohet të ketë kaluar disa vite me të ëmën në Iran, ku mendohet të jetë zhvilluar edhe ceremonia martesore, ndërsa raporte të tjera sugjerojnë se ai mund të ketë jetuar në Pakistan, Afganistan ose Siri.

o.j/dita

March 1, 2019 11:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?