SHBA, alarmi: Al Kaeda gati për të goditur

August 5, 2013 15:16

SHBA, alarmi: Al Kaeda gati për të goditur

Sipas rrjetit televiziv “CBS”, inteligjenca amerikane ka marrë nga burime të besueshme sinjalizime se plani për një sulm terrorist është thuajse në fazën e zbatimit dhe se atentatorët janë pozicionuar. Nuk dihet ende as cili do të jetë objektivi dhe as kur do të ndodhë

Do të mbeten të mbyllura edhe për javën në vijim ambasadat amerikane në më shumë se 20 vende në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe në Azi. Ndërkohë të njëjtat masa kanë marrë njësitë diplomatike të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në Jemen. Alarmi i rinovuar për sulme terroriste e ka nxitur administratën amerikane që të nxjerrë një paralajmërim për qytetarët e saj që udhëtojnë përtej territorit të Shteteve të Bashkuara, i cili do të mbetet aktiv deri më 31 gusht. Vendime të diktuara zyrtarisht, por që sipas burimeve anonime të departamentit të Shtetit dhe të Inteligjencës u morën mbi bazën e informacioneve të besueshme dhe të një kërcënimi konkret. Televizioni amerikan “CBS” raporton se komploti terrorist ka nisur veprimin: një komando kaediste është pozicionuar në një prej shteteve gati për të goditur.

“Funksionarë të shërbimeve të inteligjencës, – shkruan kronisti John Miller, – kanë marrë sinjalizime nga një burim i besueshëm sipas të cilit plani kryesor terrorist është thuajse në fazën e realizimit: skuadra e ngarkuar është seleksionuar dhe ndodhet në vendin e zgjedhur. Sinjalizimi përfundon këtu, pra autoritetet nuk kanë datën, orën, shënjestrën e sulmit, apo motivin për të cilin është vendosur që të merren të gjitha masat paraprake të sigurisë si mbyllja e ambasadave dhe e konsullatave”.

Disa elemente konfirmojnë atë që përgjatë gjithë ditës së shtunë u tha dhe u ritha nga autoritetet ushtarake dhe liderët politikë:  1) Përgjimet e NSA-së tregojnë për lidhje midis kuadrove të Al Kaedës dhe atentateve kundër objektivëve perëndimorë. 2) Ayman Al Zavahiri (numri një i Al Kaedës) ia ka lënë drejtimin e operacioneve Nasir Al Vahishi, liderit të organizatës terroriste në Gadishullin Arabik. 3) Interpoli ka hapur një hetim mbi super evazionet të organizuara nga terroristët në vende të ndryshme: thuajse 2 mijë talebanë të arratisur nga burgjet në Irak, Libi dhe Pakistan. 4) Grupe të shumta që frymëzohen nga projekti i Bin Ladenit kanë premtuar nisma të mëdha “ushtarake” dhe prandaj ekziston frika se mund të kalojnë nga aksione lokale kundër regjimeve të shteteve të tyre në sulme me target ndërkombëtar.

“Jemi përballë një fluksi kërcënimesh domethënëse ndaj të cilave po reagojmë të gjithë. Këto kërcënime janë më specifike në krahasim me të kaluarën dhe synimi i tyre nuk është vetëm goditja e Shteteve të Bashkuara, por e të gjithë Perëndimit”, pohoi gjenerali Martin Dempsey, shef i forcave të armatosura, për “ABC”.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe Peter King, kryetari i komitetit të Zbulimit për Terrorizmin: “Nuk kemi më dyshime që ekziston një komplot dhe që po përgatiten sulme të rënda. Janë rreth shtatë a tetë vjet që jam i angazhuar në këtë fushë dhe mund të them se ky është kërcënimi më specifik që kam parë ndonjëherë gjatë gjithë këtyre viteve. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për të lidhur supozimet, ka një informacion shumë specifik mbi faktin që po përgatiten sulme. Por fatkeqësisht nuk e dimë se ku”.

Kërcënimet e mundshme që mund të verifikohen në gadishullin arabik ose në zonat përreth, ishin objekt i mbledhjes së presidenit amerikan Barack Obama me drejtuesit e aparatit të sigurisë. Midis pjesëmarrësve këshilltarja për sigurinë kombëtare Susan Rice, sekretari i Shtetit John Kerry dhe ai i Mbrojtjes, Chuck Hagel./D.Gjuzi

August 5, 2013 15:16
Komento

1 Koment

  1. malua i malit me bore jo malo dasma August 6, 01:55

    Cilin ka ndermend si objektiv te radhes DAJ SAMI !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin