SHBA-amerikanëve: “Largohuni menjëherë nga Jemeni”

August 6, 2013 16:08

SHBA-amerikanëve: “Largohuni menjëherë nga Jemeni”

Rritet alarmi global pas përgjimit të bisedës midis numrit një dhe numrit dy të Al Kaedës. Al Zawahiri i kërkoi jemenasit Al Wuhayshi “që të vepronte”, duke ngjallur kështu dyshimet për një atentat terrorist. Londra dhe Franca tërhoqën personelin e tyre nga ambasadat në Jemen, ndërsa në veri të tij u vranë 4 pjesëtarë të organizatës terroriste  

“Largohuni menjëherë nga Jemeni”, ishte urdhri i departamentit të Shtetit amerikan drejtuar të gjithë qytetarëve të tij të ndodhur në këtë vend, me dyshimin e aktualizimit të një sulmi terrorist. Pentagoni raportoi se një avion “Air Force Usa” e ka dërguar personelin e ambasadës amerikane jashtë kryeqytetit jemenit si pjesë e planit të emergjencës.

Edhe Londra vendosi të evakuojë të gjithë stafin nga ambasada e saj në shtetin e Gadishullit Arabik: “Personeli i ambasadës sonë në Jemen është tërhequr përkohësisht për shkak të shqetësimit në rritje për sigurinë. Ambasada do të qëndrojë e mbyllur për një kohë të pacaktuar”, bëri të ditur zëdhënësja e Zyrës së Jashtme. Gjithashtu, Britania e Madhe shënoi edhe nivelin më të lartë të alarmit për të gjitha anijet tranzit në afërsi të brigjeve të Jemenit. Frika është se njësoj si në tokën e thatë, terroristët e Al Kaedës mund të godasin interesat e perëndimorëve edhe në det. E mbyllur do të qëndrojë edhe ambasada franceze.

Al Zawahiri urdhëroi për sulme

Një bisedë e regjistruar midis liderit të Al Kaedës, Ayman al Zawahiri dhe drejtuesit të celulës jemenite, Nasir al Wuhayshi, ishte ajo që bëri të mbylleshin përfaqësitë diplomatike amerikane në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Një burim i cituar nga “Washington Post” specifikoi se gjatë telefonatës së përgjuar al Zawahiri i jep “urdhra të qartë” al Wuhayshi-t (themeluesit të Al Kaedës në Gadishullin Arabik) për të sulmuar.

Sipas “New York Times” al Zawahiri e ka urdhëruar këtë të fundit “të kryejë një atentat brenda 4 gushtit”, ndërsa për rrjetin televiziv “CNN”, ai ka qenë më i kufizuar në fjalët e tij duke i kërkuar që “të bënte diçka”. Një shprehje e përgjithshme, por e mjaftueshme për të paralajmëruar autoritetet amerikane dhe aletatët e tyre më të ngushtë. Elementet e mbledhura u përkufizuan si “një nga kërcënimet më specifike dhe të besueshme” ndoshta që nga shtatori i 2011-s.

OKB-ja ka forcuar masat e sigurisë

Kombet e Bashkuara kanë forcuar masat e sigurisë në Jemen për shkak të rrezikut të lartë për atentate terroriste. “Jemi të pranishëm, por po veprojmë me kujdes maksimal dhe me disa kufizime”, shpjegoi zëdhënësja Melissa Fleming pa shtuar të dhëna të tjera mbi sigurinë. Ndërkohë UNCHR-ja është e pranishme në Jemen për të asistuar dhjetëra-mijëra refugjatë, pjesa më e madhe të ardhur nga Afrika.

Avionët po pilot vrasin 4 ushtarë të Al Kaedës.

Në gadishullin arabik, në veri të Jemenit, u vranë të martën 4 të dyshuar si anwtarw të organizatës terroriste. Lajmin e bëri të ditur agjencia e shtypit “Mareb Press” e cila raportoi se avionët e telekomanduar amerikanë goditën një automjet mbi të cilin udhëtonin militantët.

Të arrestuar në Egjipt

Dy ushtarë të Al Kaedës të ardhur nga Stambolli, u arrestuan në aeroportin e Kajros. Me vete kishin 4 valixhe, në brendësi të të cilave ndodheshin uniforma ushtarake dhe pistoleta”, ndërsa në laptopin që mbanin me vete u gjet një mesazh nga Ayman al Zawahri me udhëzime direkte për të kryer atentate në Sinai./D.Gjuzi

August 6, 2013 16:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin