SHBA arreston agjenten ruse në prag të takimit të presidentëve

July 17, 2018 09:19

SHBA arreston agjenten ruse në prag të takimit të presidentëve

Një aktiviste pro-armëve me bazë në Uashington, që ishte e lidhur me Shoqatën Kombëtare të Pushkëve (NRA) është arrestuar me akuzë se ka spiunuar për Rusinë.

Maria Butina u akuzua për komplot, duke vepruar si agjente e Federatës ruse brenda SHBA-së, pa njoftim paraprak të avokatit të përgjithshëm të saj, transmeton Kosovaexpress.

Butina, 29 vjeçe, u arrestua të dielën dhe pak orë më parë u paraqit para një gjykate në Uashington, njoftoi Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së.

Ajo njihet si mbrojtëse e Aleksandr Torshinit, ish-bankier rus i shtetit, i cili u takua me Donald Trump Jr për darkë në kongresin të NRA-s në vitin 2016.

Torshin u vendos nën sanksione nga SHBA në prill të këtij viti. Në njoftimin për shtyp të Departamentit amerikan të Drejtësisë, thuhet se Butina kishte “zhvilluar marrëdhënie me persona amerikanë dhe organizata infiltruese që kishin ndikim në politikën amerikane, me qëllim të avancimit të interesave të Federatës ruse”.

Njoftimi për arrestimin dhe daljen para gjykatës së agjentes ruse, bëhet në ditën kur u takuan dy presidentët, Donald Trump dhe Vladimir Putin, kur veç temave tjera u fol edhe për hetimin e agjentëve rusë që vepruan në SHBA, ndikimin e inteligjentes ruse gjatë zgjedhjeve në SHBA dhe involvimin e FBI-së në këto çështje.

l.h/ dita

July 17, 2018 09:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*