SHBA-BE: Nuk e kemi parë ende paketën “Anti KÇK”

January 31, 2020 20:44

SHBA-BE: Nuk e kemi parë ende paketën “Anti KÇK”

Në Shqipëri qeveria miratoi sot një paketë të re ligjore, përmes një akti normativ, që sipas zyrtarëve, synon forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, terrorizimit dhe krimeve të tjera të rënda.

Para dy javësh, më 13 janar, duke bërë të ditur planet për hartimin e pritshëm të kësaj pakete, që qeveria në njoftimin e saj zyrtar e quan “Anti-KÇK” (anti-kap-ç’a-të-kapësh) Kryeministri Rama u shpreh se “… kemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore që jemi duke e kolauduar këto ditë që flasim edhe me partnerët tanë të pazëvendësueshëm, SHBA dhe BE dhe në ditët në vijim do ta kthejmë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar, duke zhvilluar një aktivitet si asnjëherë më parë agresiv në terren të Policisë së Shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar, por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi, ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre. Paralelisht me ta, ne do bëjmë të mundur vendosjen me shpatulla pas murit të çdo anëtari të KÇK në Prokurori apo Gjykatë që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin”.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për paketën e re ligjore, një zëdhënës i ambasadës amerikane në Tiranë nuk mundi të jepte një vlerësim për të pasi, siç u shpreh zëdhënësi, “Nuk kemi pasur mundësi që ta studiojmë variantin më të fundit të legjislacionit “Anti-KCK”. Presim që të kuptojmë detajet” duke theksuar se “E vlerësojmë shprehjen nga Kryeministri të vendosmërisë dhe vullnetit politik për të luftuar murtajën e krimit të organizuar”.

Edhe zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, duket se nuk është e informuar për paketën ligjore të miratuar sot. Përfaqësia e BE-së i tha Zërit të Amerikës se “Delegacioni i Bashkimit Evropian nuk e ka parë aktin normative të miratuar sot dhe nuk mund të bëjë komente në këtë moment”.

Duke njoftuar paktën e re ligjore, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha të premten se objekt i saj janë edhe gjithë personat e akuzuar për krime të rënda, përfshirje në krim të organizuar dhe terrorizëm, por që nuk janë dënuar për shkak të korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

“Të gjithë këta individë, qofshin të dënuar apo të akuzuar për kategoritë e krimeve që sapo përmenda, do të duhet të provojnë se banesat, bizneset, tokat, llogaritë bankare, mjetet motorike në posedim të tyre apo edhe të familjareve të tyre, burojnë nga puna dhe jo nga aktiviteti i paligjshëm dhe i pajustifikuar. Barra e provës do të qëndrojë mbi ta për të justifikuar ligjshmërinë e pasurisë se tyre” , tha ministrja Gjonaj.

Opozita, nga ana e saj, e priti me skepticizëm këtë paketë ligjore, duke e quajtur një nismë propagandistike.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha në rrjetet sociale se “qeveria Rama nuk ka bërë kurrë luftë kundër krimit, por ka bashkëpunuar me të, ndaj edhe kjo nismë e re do të dështojë, ashtu si dështoi nisma e mëparshme “Forca e ligjit”./VOA

January 31, 2020 20:44
Komento

6 Komente

  1. Xhuxhumaku January 31, 23:33

    Nuk kuptohet mire se ç’lidhje ka midis terrorizmit dhe krimeve te tjera te renda me KÇK? Duket si puna e kosit ne ate historine qe po te mos ishte kosi lali Eri do ta quante te qire,

    Reply to this comment
  2. Adih February 1, 00:06

    Paketa “Anti KCK” eshte vetm nje komedi e radhes ,per cperqendim vemendje .
    Ca me fryet si gjel deti ky Rama per KCK ,kur ky vete ,natyrisht per interesat e veta ,i ka dhene me 1 euro m2 ne ajken e bregdetit te Jonit Zami MANES ,ku i ka vene nofken ” BILIONER “me mbuluar diellin me shoshe . Dilni nga Gjiri i LALZIZ e deri ne Jale e Mal te Robit ,pashallaret me emra te te treteve , kane ndertuar vile ,rezorte ,e hotele ne bregdet ,si ne troje private te grabitura hallexhiut edhe ne troje shteterore ne mall te babes ,dhe harojne se trojet shteterore nuk jane vetem te banditeve ,por jane prone e te gjithe popullit mbare shqiptar ..A do shkoje KCK e Ramutit ne keto adresa ,apo do shkoje per ironi si puna e hashashit qe u mboll prej vitesh ne te gjithe teritorin mbare te shqiperise ,dhe u be koke turku vetem S:TAHIRI ..Ju te PS shkelni Kushtetuten diten per diell nenin 181 te saj posacerisht per pronat e na beni derr derr me ” KCK ” e ketij Rames te pa aftit e te pa pergjegjeshmit .Ah mjere ne populli cna ka gjet ,na ke puq o ZOT me nje tufe genjeshtaresh banditesh te pa skrupullt.

    Reply to this comment
  3. info analitike February 1, 05:21

    O shoke te Ditës po kush do te gjykohet kete variantin anti KCK policia e korruptuar e Tahorrit-Xhafes- Lleshit? Po gjykatat SPAK e reforma ku shkon. A nuk duhet te jete gjykata e prokuroria qe te merren me keto Pune? Kriekaqoli ka vendosur qe edhe ketu te beje si i do qejfi! A e kupton kriepsikopati se keshtu po humb cdo besueshmeri ne syte e botes e po sillet si diktator?

    Reply to this comment
  4. Arben February 1, 06:37

    Shikojeni për veten tuaj, për popullin nuk kalon, ju si kolonizatorët e nuk i plas bytha njeriu

    Reply to this comment
  5. ETHEM February 1, 09:32

    D I T A:Akti normativ KÇK eshte i deshtuare:
    1-Subjekti qe kapet me pasuri te paligjeshme do te perfundoi ne gjykate.Dhe gjykatsi (psh,GJIN GJONI KAMPION KORRUPTIV) do e quaj NUL.Pra policia do deshtoi.
    2-Ne kete rast duhej nje gjykate speciale posaçerisht per hajdutet e pronave te paligjeshme te gjitha kadegorive…qe nga presidenti e deri tek kioskexhiu i fundit.
    3-Paraja eshte ketu.Por ajo duhet te sekuestrohet sipas kerjeses se BUNTESTAGUT GJERMAN.Nese ajo nuk sekuestrohet do te thot se ne 17 shkurt ne samitin e ndihmave te termetit te 26 nentorit nuk do japi asnje leke.
    4-Siç del ne medje-KÇK nuk eshte lexuar nga SHBA+BE.Kjo nisme po merr “uji” qe ne nisje.Pasi ketu preken shume interesa.Sepse hajdutet e pasurise se popullit jane ne ORTAKERI me politikanet e te gjitha kraheve.
    5-Duhet te fillonte njeherazi edhe vetingu ne politike.Por kjo do ishte “Bomba atomike” ne kolltukun e politikaneve qe nga 1992,te cilen e kerkon populli i varfer shqipetar prej 30 vitesh.
    6-Mendoj se korrupsioni ne Shqiperi ka pasur dhe ka edhe mbrojtje nd/kombetare,sepse:
    A-Ishin ambasadoret e huaj qe urdheruan mos arrestimin e S.Berishes ne 97,98.
    B-Se Arvizu e quajti burr shteti SB kur vrau 4 veta ne 21 janar dhe ligjeroi vjedhjen e votave ne favor te Bashes per kryebashkiak.
    C-Se denoncimi i Lobimit Rus te L.Bashes erdhi nga SHBA-NIK MUZIN.Pse nuk sillet Ai ne shqiperi ? Sepse 675.000 $ shkuan ne interes te tyre.
    -Kjo do te thot se ne Shqiperi kriminelet+Drejtesia+politikanet kryesor 30 vjeçar jane bashkuar kunder interesave te popullit dhe nuk ka zot qe ti çaje.Dhe ne kete rast ONM mban sehir.KLP,KLGJ-gjithashtu.SPAK eshte i njejti brum i kursit te plepave.Kjo eshte nje nga arsyet qe njerzit po okin nga syt-kembet.
    -Me gjithe qellimin e mire per te bere shtet-KM E.Rama edhe ne kete rast do deshtoi.
    -FLM-DITA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim