SHBA bëri presion për tërheqjen e kandidatit të PD-së për Këlcyrën

June 2, 2015 08:07

SHBA bëri presion për tërheqjen e kandidatit të PD-së për Këlcyrën

Partia Demokratike ende nuk ka dhënë asnjë arsye përse e tërhoqi kandidatin e saj të Këlcyrës, Gentian Muhameti.

Ajo e çregjistroi atë në KQZ, pa dhënë asnjë motiv.

Por, mësohet se ka qenë presioni i SHBA-së, që Lulzim Basha të merrte këtë vendim.

Ka qenë vetë ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili, sipas Panoramës, është takuar disa herë më Bashën, për të kërkuar tërheqjen e Muhametit.

Kjo, duke qenë se në vitin 1997, ai ka qenë i përfshirë në trafik prostitucioni në Itali dhe madje edhe i dënuar në këtë vend.

 

June 2, 2015 08:07
Komento

6 Komente

  1. LORA June 2, 08:20

    Qenka bere akordi i kurbanit periferik te Kelcyres gentian muhametaj,ne lojen e integruar te “dekriminalizimit”,per shpetimin paq te “yllit ne ngjitje”;atij lul-kusaro-banditit holandez te nahijes Shqup-se.
    Por kjo loje politike,xhongleresh kamorriste,nuk ka dashur te marre parasysh nje parameter dominant,,,voten e 21 qershorit.
    Ne fakt ,pas-nentedhjeta i ka bere shqiptaret shume me te mprehte perballe ketyre xhonglimeve,qe sot me duken mediokre.Fat i keq i Lu-se,qe pason arixhiun arvizu ,i cili n’a mesoi anen me te erret te politikes se jashtme amerikane kundrejt shqiptareve.
    TUNG.

    Reply to this comment
  2. oni June 2, 11:01

    Dekriminalizimi i kandidateve eshte nisme ligjore e ndermarre e propozuar me kohe nga PD, ajo qe po e pengonte ishte PS, terheqja e kerkeses per kandidatin e Kelcyres eshte prove me se e qarte!

    Reply to this comment
  3. TEPELENAS PERJET June 2, 11:39

    SHBA PERSHENDETI VENDIMIN E PD-SE.LEXOJENI ME KUJDES DEKLARATEN NE TWITER.
    JU VJEN INAT O KURVAT E GAZETES DITA SE E MAJTA PO VDES,DHE SHBA PO PERKRAH PD-ne.

    RROFTE DEMOKRACIA POSHTE MAFIA PS-LSI

    p.s ju q… ropt po e fshit komentin

    Reply to this comment
    • 5/1 June 2, 13:49

      o topelenass per jet…

      me ngadale mor zotni se nuk eshte viti 1991-1992 kur erdhi rajersoni me elez biberajn dhe premtuan cekun e bardhe..

      eshte viti 2015 kur shqiperia eshte mbuluar nga pluhuri I bardhe I droges dhe nga nej hipokrizi e zeze e ca lobeve greko-serbo ne perendim….qe dhe ky ambasadori me duket se ka rene Brenda..

      populli mban shenim dhe ti Topelenes lexoje dhe mendohu….

      Kabllogramet, Shkëlzeni presion Luan Hoxhës

      Kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Berishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.
      Uikiliks, SHBA: Berisha strehon të akuzuarit e Gërdecit
      Në një kabllogram të dërguar më 17 prill 2009 nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit, thuhet se: “Të akuzuarit e skandalit të Gërdecit mbajnë postet qeverisëse në Shqipëri dhe madje, atyre po u kërkohet ndihma-ekspertizë për hetimin më të madh në vend”. Sipas amerikanëve, të pandehurit e Gërdecit hetuan veten për tragjedinë. Në kabllogram theksohet se kjo është një shaka e Ministrisë së Mbrojtjes pasi Prokurorja e përgjithshme ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmë me ekspertizë ushtarake në hetimin për Gërdecin, dhe kështu drejtori e gjen veten duke dhënë ekspertizë dhe këshilla për hetimin. Pasi edhe pse akuzohen për shpërdorim detyre, drejtorët nuk janë lëvizur nga postet.
      Kabllogrami, Fahri Balliu u përfshi në Gërdec
      Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, informoi Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi përfshirjen e një klani të ri të familjes Berisha në Gërdec, për mbrojtjen e përgjegjësve të tragjedisë si dhe për presionet mbi Ina Ramën për të mbyllur skandalin. Në kabllogramin që mban datën 17 prill 2009, thuhet se Fahri Balliu është i përfshirë në skandalin e Gërdecit, por ai çuditërisht nuk u hetua nga drejtësia.

      Kabllogrami, Shqipëria theu embargon e armëve
      Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, në një kabllogram drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, trajton trafikuan e armëve dhe rolin e MEICO-s. Në kabllogram thuhet se Shqipëria ka shkelur embargon e armëve me Kongon, i ka shituar Sudanit helikopterë si dhe ka trafikuar armë sistematikisht drejt Afganistanit.
      Kabllogrami, Berisha afera me armët
      Një tjetër kabllogram që zëvendësambasadorja amerikane në Tiranë Deborah Jones i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, flet mbi përfshirjen e kryeministrit Berisha dhe kreut të shtetit në një skandal me pronat e ushtrisë shqiptare. Në kabllogramin e saj, shpreh shqetësimin e thellë për spastrimin e të gjithë drejtuesve të lartë të ushtrisë, të cilët nuk pranuan t’u shesin pronat e ushtrisë miqve të Berishës.
      Agjent i UDB
      Sali Berisha akuzohet se është rekrutuar nga UDB, shërbimi sekret jugosllav. “Sali Berisha është spiun i UDB jugosllave. E ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë energjitike të klaneve mafioze serbe”, ka deklaruar Taulant Balla. Në këtë kuadër, dyshohet se kryeministri i ka ruajtur lidhjet e tij me të gjitha pushtet që janë instaluar në Serbi, përfshirë edhe atë të Millosheviçit.

      Bombardimi i Vlorës
      Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.
      SHIK-u famëkeq
      Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.

      Zhdukja e Remzi Hoxhës
      Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.
      Trafiku i armëve
      Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.
      Vrasjet e 21 Janarit
      21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
      Vrasjet e Gërdecit
      Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
      Shitja e detit Greqisë
      Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.
      Skandali me rrugën Durrës-Kukës
      Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.
      Grabitja e SHQUP-it
      Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.
      Zhdukja e Kosta Trebickës
      13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.

      Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita
      5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.
      Zhdukja e 1.3 miliard USD
      .3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ishte krenar për këtë shifër.
      Përplasja me SHBA për SHISH
      Korrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.

      Shkarkimi i kreut të SHISH
      Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha, ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq.
      hkarkimi i Ina Ramës
      muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.
      Spastrimet në Ushtri
      as kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.
      Masakra në drejtësi
      Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.
      52 hidrocentrale në duart e klanit familjar
      Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.
      20 ligje klienteliste
      Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noteria e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.
      Shitja e Albtelekomit
      . Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
      Fshesa në administratë
      Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
      Fahri Balliu
      15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
      Minierat
      29 Gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
      Presioni ndaj Financial Times
      2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
      Spotet turistike
      Prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja.
      Arben Sefgjini
      5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
      Largimi i FMN
      23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode.
      Lejet e ndërtimit
      26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
      Ligji i dosjeve
      16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës.
      Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”
      29 Janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.

      vijon vargmali I krimeve te burrit te shtetit te arvizuse…qe zoti Lu duket se ka problem me numrin e syzeve…

      Reply to this comment
  4. LABI June 2, 13:42

    BQSHA ESHTE NJE KRIMINEL DHE HAJDUTE INLICENSUAR, DHE KETE E DINE MIRE TE GJITHE SHQIPTARET DHE NDERKOMBETARET QE E KANE LICENSUAR. KETA TE AMBASADES AMERIKANE BOLL NA ERDHEN VERDALLE NEPER TIRANE, E TA NA DIKTOJNE NE SHTEPINE TONE. TE FUTEN NE STROFULLEN E TYRE E TE DHOHIN PUNE TE DIPLOMACISE SE LARTE. TE SHOHIN GENOCIDIN E RI POLITIKE, STRATEGJIKE, TERITORIAL, FETARE, E GJENETIKE, QE ESHTE NDEZUR NDAJ SHQIPTAREVE, DHE ARSYEJA MESHTE MOSDHENIA E DETIT JON PER GREQINE. PRA VENDI PO SHKONE NE LUFTE PIKERISHTE NFA KRIMINELI BASHA E SALI….
    E KUPTONE KY LU-ja KETE? E KUPTONE SA SHQIPTARE DO DERDHIN GJAK PER CENIMIN E KUFIJEVE? EH MBASE NUK KA KOHE SE PO MERET ME FUSHATEN ZGJEDHORE…….PO KUSH TE NGARKOI KETE DETYRE MORE ZOTI AMBASADOR?
    A NUK E KUPTONE SE JE BERE QESHAREKE ME KETO QE THUA E SI VJENE VERDALLE NEPER TIRANE SE TE KERKOJE NDONJE PLACKE TE HUMBUR? A NUK E KUPTON SE SHUME SHPEJTE SHQIPTARET DO TE SHPERBLEJNE ME NEVERINE QE SHPERBLYEN ARVIZUNE. FAKTIKISHTE KANE FILLUAR TE TA JAPIN RESTON, PO NUK E DI NE SE JU NUK DONI TA SHIKONI…..A NUK E SHIKONI GENOCIDIN NE KUMANOVE TE MAQEDONISE? A NUK E PE DJE CIZMET E PRESIDENTIT SERB NE PRESHEVE? ZONE E BANUAR VETEM ME SHQIPTARE? A NUK ESHIKONE SE SI TRAJTOHEN MINORITETE NE SHQIPARI? PO MINORITETI SHQIPTARE SI TRAJTOHET NE BOTE E NE AMERIKEN TENDE? SI MONDA TA QUANI RENTABEL PUNEN TUAJ KUR BENI ENDE MARVESHJE ME KRUEKRIMINELET BERISHA E DASHA, NISHANI E NANO?

    TASHME QELLIMI JUAJ ESHTE I QARTE. PD( PARTIA E DJALLIT) DUHET TE VIJE PERSERI NE PUSHTETE ME FORCEN TUAJ, ME MANIPULIMET TUAJA DIPLOMATIKE ASHTU SIC EDHE ERDHI BASHA NE KRYE TE TIRANES ME FALLCIFIKIMIN E DREJTUAR NGA ARVIZUJA. MENOJE SE SHQIPTARET E HENGREN NJE HERE DHE NUK KANE PER TA NGERENE PERSERI KETE ALIBI TE FELLIQUR…….
    TASHME DIHET QE PIKETAT TUAJA BIEN MBI EDUARD SELAMIN, POR UNE E SHOH TE DESHTUAR KETE PUNE. SHPRESOJ TE JEM GABIME…. KARAKTERI DHE DINJITETEI I SHQIPTAREVE NUK DO TE LEJONTE QE ZGJEDHJEN E TYRE TA BEJNE AMBASADORET.
    PER METEPER NE KRAHE TE NJE KRIMINELI SI LULI. KY VEND KA PLOTE INTELEKTUALE TE NDERSHEM. KA PLOTE BIJE E BIJA TE ARSIMUAR NE EUROPE E PERENDIM….QE NUK I AFROHEN POLITIKES PIKERISHTE PER KETE ARSYE QE JU TASHME E DINI. KANDIDATI SELAMI I PIKETUAR NGA DISA ESHTE KARTE E DJEGUR…

    ME FALNI NE SE JAM GABIM….PO LE TJA LEME KOHES TA VERTETOJE KETE TOEREME……

    Reply to this comment
  5. LABI June 2, 15:57

    5/1, RESPEKTE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin