Mëngjes lufte: SHBA, Britania e Madhe dhe Franca bombardojnë Sirinë

April 14, 2018 08:53

Mëngjes lufte: SHBA, Britania e Madhe dhe Franca bombardojnë Sirinë

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë bombarduar objektiva të shumta qeveritare në Siri në një operacion në mëngjes herët duke synuar vendet e dyshuara ku u përdorën armët kimike.

Bombat goditën kryeqytetin, Damaskun, si dhe dy vende afër qytetit të Homs. Si pasojë e sulmeve janë evakuuar mijëra banorë, tha Pentagoni.

Sulmet janë përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik në qytetin sirian të Doumës javën e kaluar nga regjimi i Bashar al-Assad në të cilën humbën jetën rreth 70 njerëz.

Menjëherë pas sulmit ka reaguar ambasadori i Rusisë në SHBA, Antonov i cili është shprehur se ndërmarrja e sulmit ndaj aleatit të saj do të ketë pasoja të rënda.

“Një operacion i kombinuar me forcat e armatosura të Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar është duke u zhvilluar”, tha presidenti Trump në një fjalim drejtuar amerikanëve nga Shtëpia e Bardhë në orën 21:00 lokale.

o.j/dita

April 14, 2018 08:53
Komento

2 Komente

  1. Orteku i Fekenit April 14, 11:24

    Ka 10 vjet qe i thon ik e s’do !

    Reply to this comment
  2. Arben April 14, 14:12

    Kriminelat ne veprim.

    solidaritet me popullin Sirian

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*