SHBA, dy republikanë të tjerë kundër zëvendësimit të “Obamacare”

July 18, 2017 09:21

SHBA, dy republikanë të tjerë kundër zëvendësimit të “Obamacare”

Edhe dy senatorë republikanë kanë shprehur qëndrimin kundër planit të partisë së tyre për të zëvendësuar reformën shëndetësore të ish-presidentit Obama, duke bërë që projektligji të mos kalojë dot në variantin aktual.

Mike Lee dhe Jerry Moran deklaruan se ligji i ri nuk përmban të gjitha kreditet për të zëvendësuar atë të administratës së mëparshme.

Republikanët kanë qenë të përçarë lidhur me këtë çështje, me eksponentët e moderuar që kanë shprehur shqetësimin për efektet e ligjit të ri tek shtresat më të dobëta.

Nga ana tjetër, presidenti Donald Trump e kishte shfuqizimin e “Obamacare” një pikë kyçe të fushatës së tij.

“Për fat të keq, duket qartë se përpjekja për të shfuqizuar dhe zëvendësuar menjëherë dështimin e “Obamacare” nuk do të ketë sukses”, ka deklaruar gjithashtu lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell.

Projektligji i republikanëve mban pikat kyçe të ligjit të Obamës sa i takon taksave për të pasurit, ndërsa u lejon kompanive të sigurimit të mbulojnë më pak dhe bën shkurtime drastike për ofrimin e shëndetësisë për të varfërit.

Me dy kundërshtimet e fundit, republikanët, të cilët kanë 52 nga 100 ulëse në Senat, nuk kanë më shumicën e nevojshme për të kaluar ligjin.

Lee dhe Moran njoftuan njëkohësisht vendimin e tyre, duke u bashkuar kështu me senatorët Rand Paul dhe Susane Collins, që ishin gjithashtu kundër pr/ligjit.

July 18, 2017 09:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim