“Rënia e komunizmit? Një skenar i përgatitur dhe i orkestruar nga Moska” (Intervista e plotë)

Nga Auron Tare December 9, 2013 13:48

“Rënia e komunizmit? Një skenar i përgatitur dhe i orkestruar nga Moska” (Intervista e plotë)

Përshtypja e përgjithshme është që atë kohë pati një kryengritje dhe forca e popullit e mposhti atë regjim, duke rrëzuar komunistët dhe duke ndryshuar historinë. Për mua, e gjithë kjo nuk është e vërtetë. Dokumentet që po dalin për këtë çështje, por që askush nuk dëshiron më t’i lexojë, tregojnë një histori krejt ndryshe. Forca e popullit nuk kishte të bënte fare me këtë çështje. E gjithë lëvizja antikomuniste apo rënia e komunizmit ishte një skenar i përgatitur dhe i orkestruar nga Moska. Duhet ta kuptoni që, nëse ai regjim do të mbijetonte, duhej patjetër të ndryshonte fasadën.

 

Është dhjetor dhe ndoshta sot është dita më e ftohtë e dimrit që ka zbritur tashmë në Chikago. Megjithëse koha është me diell, temperatura e ulët diku në minus 25 e bën të vështirë ecjen në këmbë në rrugët plot akull dhe dëborë të parkut përpara Kolegjit të Kolumbias. Chikago, qyteti i erës dhe i historive legjendare të mafies italiane, në fakt është një prej qyteteve më të bukura të Amerikës. Parqet publike janë të mbushura me vepra arti si askund tjetër dhe një numër i madh kolegjesh private e kanë qendrën në këtë qytet. Kam udhëtuar gjatë për të ardhur këtu dhe kam takuar një person, i cili sapo ka hedhur në qarkullim një libër mjaft të komentuar nga ekspertët e çështjeve sovjetike.

Libri i prof. Robert Buchar, një emigrant politik i larguar nga Çekosllovakia në 1980, flet mbi prapaskenat e lëvizjeve antikomuniste të viteve ‘89-‘90 në bllokun lindor. Një libër që ka ngjallur jo vetëm kureshtje, por edhe debate të shumta. “Kush e rrëzoi komunizmin?”, pyet prof. Buchar në librin e tij.  Forca e popujve të nënshtruar për vite me radhë nga brutaliteti sovjetik? Shërbimet sekrete perëndimore? Apo vetë KGB-ja sovjetike nëpërmjet një skenari gjenial të hartuar në heshtje për vite me radhë? Për të gjitha këto, prof. Robert Buchar, flet në emisionin “Exclusive”. Dyshimet për një rrëzim të mundshëm të ideologjisë komuniste nga vetë sovjetikët mund ta kenë fillimin e tyre në një natë të ftohtë dimri, teksa nga një aeroport i vogël në pyjet e Finlandës largohej një oficer i lartë i Shërbimit Sekret Sovjetik KGB. Anatoli Golicin arratisej për në SHBA së bashku me një sërë dokumentesh shumë të rëndësishme të marra nga arkivi sekret rus.

Dokumentet që për herë të parë binin në dorën e Drejtorisë së Kundërzbulimit amerikan, do të surprizonin ata shumë pak persona, që i analizuan gjatë një procesi të gjatë konsultimi me personin që i sillte me vete. Për herë të parë amerikanët mësuan mbi ekzistencën e Drejtorisë se Disinformacionit të sapokrijuar nga KGB, e cila kishte si mision përgatitjen e një plani afatgjatë jo vetëm për manipulimin e ngjarjeve në bllokun sovjetik, por edhe për të ardhmen e saj. Informacioni i sjellë nga Golicin ishte aq futurist, saqë shumë pak persona u besuan këtyre dokumenteve, duke bërë që dezertori sovjetik dalëngadalë të shndërrohej në një çështje pa shumë interes për zbulimin amerikan. Në 1982-shin,  Golycin, tashmë qytetar amerikan, dorëzoi një analizë supersekrete pranë CIA-s, ku parashikonte se në katër vitet e ardhshme Bashkimi Sovjetik do të udhëhiqej nga një lider liberal, i cili do të sillte reforma shumë të mëdha. Sistemi sovjetik do të liberalizohet dhe ky liberalizim do të ishte “spektakolar e impresiv”.

Roli i Partisë Komuniste dhe monopoli i saj do të shuheshin dalëngadalë, KGB do të reformohej, disidentët e brendshëm dhe të jashtëm do të lejoheshin të merrnin pjesë në qeveritë e krijuara. Klube politike do të lejohej të formoheshin, si dhe emrat e njohur të disidencës do të kishin mundësi të formonin parti politike alternative. Censura do të hiqet, lejimi i librave, filmave apo artit të ndaluar do të lejohet për publikun. Të gjitha këto nën lidershipin e njerëzve të përzgjedhur nga një program i studiuar dhe i përgatitur prej kohësh nga njëra prej drejtorive më sekrete të KGB, Direktorati D, apo Zyra e Disinformacionit. Nga 148 çështje të parashtruara në analizën e Golicin, 139 u vërtetuan si të sakta deri në fillimin e 1990, megjithëse për një kohë të gjatë askush nga analistët seriozë të CIA-s nuk e kishte menduar se këto ngjarje do të precipitonin tamam si në një skenar filmi të shkruar nga një mjeshtër i madh i regjisurave.

 

 

Prof. Buchar. Ju falënderoj që pranuat të bënit këtë bisedë me ne sot për pikëpamjet tuaja në lidhje me një pjesë shume të rëndësishme të historisë sonë të përbashkët. Megjithatë, para se ne të vazhdojmë mbi këtë teme, a mundeni të na thoni diçka për veten. Si keni mundur të arratiseni nga Çekosllovakia dhe të mbërrinit këtu në këtë Universitet të njohur në Çikago?

Robert Buchar

Robert Buchar

Në fakt, është një histori paksa e gjatë. Munda të arratisem nga Çekosllovakia në 1980 së bashku me gruan time, në Austri. Pasi qëndrova për 8 muaj si refugjat në një kamp, m’u dha statusi i refugjatit politik për në Amerikë. Erdha në Amerikë në shkurt të 1981-shit dhe qëndrova në Salt Lake Siti për 8 vjet, ku punova në Televizionin CBS. Ndërkohe m’u ofrua ky pozicion që kam sot në Kolegjin e Kinematografisë dhe Arteve në Kolumbia në Chikago, ku jap mësim në kinematografi. Jam këtu që prej 1990.

 

Si emigrant politik që ishit, çfarë ju bëri të interesoheshit mbi çështjen e rënies së komunizmit? U arratisët nga ajo botë, e latë pas atë sistem, filluat një jetë të re në Amerikë. Çfarë ju shtyu të shkonit mbrapsht dhe të ndiqnit gjurmët tuaja në atë vend?

Një pyetje shumë interesante. Në fakt mendova se nuk do të kthehesha më kurrë në vendin tim. Edhe gjatë ’89-s nuk u fokusova shumë në ato që po ndodhnin atje. Nuk u interesova shumë pasi më duhet të them se 10 vite më parë, kur po përgatitesha të arratisesha, nga kontaktet e mia mësova se një ndryshim në sistem po përgatitej dhe rezultatet do të ishin jo ato që mendoja. Kështu që kur më pyetën në atë kohë se në cilën anë do të doja të isha, thashë: Jo nuk dua të përfshihem, por dua të iki prej këtej se nuk shikoj ndonjë të ardhme. Kështu që ika, por më duhet të them që nuk e prisja që të vinte kaq shpejt ky ndryshim. Kështu  që, kur lëvizja filloi, nuk është se tregova ndonjë interes të madh për të. Në 1999-n, kur kisha një vit leje nga Universiteti, vendosa të bëj diçka. Mendova se një projekt mbi kinematografinë çeke do të ishte mjaft interesant. Kinemaja çeke kishte vdekur dhe doja të zbuloja se çfarë kishte ndodhur me ata njerëz që kisha lënë pas. Ku ishin tani dhe çfarë bënin? Vendosa dhe u ktheva në Pragë, ku bëra një dokumentar. Dokumentari quhet “Velvet Hangover”, ku trajtoja historinë e kinematografisë çeke. Ndërkohë, tek xhiroja për këtë dokumentar zbulova se shumë gjëra që dëgjoja në Pragë, nuk përputheshin me ato që kisha dëgjuar mbi lëvizjen e ’89-s. Kishte shumë gjëra të çuditshme. Kështu që vendosa të zbuloja më shumë. Ideja për të parë se çfarë fshihej pas historisë zyrtare, më intrigonte. E dija se një punë e tillë ishte shumë e vështirë, por edhe e rrezikshme. Po debatoja me veten time nëse do të doja t’i hyja një pune kaq të vështirë, ku të shpenzoja gati 5 vjet të jetës sime. Kështu që diku në 2003-shin apo fillimin e 2004-s shkova në Pragë dhe u ula të bisedoja me Peter Cibulken, një disident i njohur dhe i burgosur politik. E pyeta se çfarë mendonte për idenë time, nëse përpiqesha të hulumtoja dhe t’i tregoja prapaskenat e ngjarjeve të 89-s? Më tha: Po duhet ta bësh dhe, nëse ti nuk e bën, askush këtu tek ne nuk do t’i tregojë këto ngjarje. Këto fjale të tij më mbetën në mendje, teksa fluturoja për në Chikago, ku isha në dilemë se çfarë të bëja, por inkurajimi i tij më bëri që ta vendosja përpara se avioni të ulej. Kështu që prej asaj dite kam shpenzuar shumë kohë në kërkimet e mia për këtë temë. Botova librin, të cilin tashmë ju e keni, gjithashtu dokumentarin që do të dalë së shpejti.

 

Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes

Rrezimi i bustit te Enver Hoxhes

 Ju pyeta më parë për fjalët e famshme të Vaclav Havel: “Komunistët janë zhdukur, ata na e dhanë pushtetin ne”. Sa të vërteta janë këto fjalë, duke i parë pas 20 viteve?

Jo, sigurisht që jo. Shikoni, përshtypja e përgjithshme është që atë kohë pati një kryengritje dhe forca e popullit e mposhti atë regjim, duke rrëzuar komunistët dhe duke ndryshuar historinë. Për mua, e gjithë kjo nuk është e vërtetë. Dokumentet që po dalin për këtë çështje, por që askush nuk dëshiron më t’i lexojë, tregojnë një histori krejt ndryshe. Forca e popullit nuk kishte të bënte fare me këtë çështje. E gjithë lëvizja antikomuniste apo rënia e komunizmit ishte një skenar i përgatitur dhe i orkestruar nga Moska. Duhet ta kuptoni që, nëse ai regjim do të mbijetonte, duhej patjetër të ndryshonte fasadën.

 

Ne të gjithë e dimë se e ashtuquajtura “Pranvera e Pragës”, një periudhë e liberalizimit politik në Çekosllovaki, filloi me reformat “Alexander Dubcek”. Për shkak të frymës që sollën këto reforma, Ushtria e Kuqe pushtoi Çekosllovakinë. Megjithatë, pothuajse 20 vjet më vonë Ushtria e Kuqe nuk lëvizi. Një pas një regjimet komuniste ranë dhe BS, i cili për dekada me radhë kishte ndërmarrë veprime të pamëshirshme ushtarake për të ndaluar çdo kërcënim për sundimin komunist, u tregua pasiv. Çfarë kishte ndryshuar?

Shikoni, Lëvizja e Pragës është një tjetër histori shumë interesante, pasi pati një lëvizje të vërtetë, e cila më vonë u manipulua dhe u shfrytëzua për ngjarjet e ’89-s. Shumë nga liderët e kësaj lëvizjeje u rekrutuan më vonë nga Shërbimi Sekret Çek, histori kjo e përsëritur, pasi burgjet në Çekosllovaki janë përdorur gjithmonë për rekrutime të disidentëve.

 

Të gjitha regjimet komuniste në Lindje, të cilat kishin mbrojtur veten në mënyrën më të pamëshirshme për 40 vite me radhë, papritur u rrëzuan në sinkronizëm të përsosur në pothuajse shtatë muaj. Çdonjëri nga këto regjime u tërhoq pa probleme dhe (përveç luftës së shkurtër në Rumani) transferoi paqësisht pushtetin.  Çfarë ndodhi?

Sipas dokumenteve të zbuluara nga Vladimir Bukovski në arkivin e KGB-së në Moskë dhe mikut të tij Pavel Stroilov, i cili punonte në librarinë “Gorbachov”, ka pasur një plan të qartë, të përgatitur nga KGB dhe Andropovi që në vitet ’70. KGB, një prej grupimeve më të mirinformuara të Bashkimit Sovjetik, e kishte kuptuar se ky regjim nuk mund të mbijetonte më ekonomikisht në këtë mënyrë. Prandaj ideologjia duhej të largohej. Në këtë mënyrë KGB filloi të përgatiste një plan, një plan të veprimeve dhe ndryshimeve. Sipas dokumenteve të sipërpërmendura, Andropovi krijoi në mesin e viteve ‘70 një institut, “Think Tank”, në Austri, ku ekonomistë dhe politikanë jepnin mendime mbi reforma ekonomike në një ekonomi të centralizuar.

 

Ka një perceptim se Bashkimi Sovjetik dhe blloku komunist ranë në kolaps për shkak të gabimeve të mëdha ekonomike. Kjo është arsyeja pse në vitet ’70-’80 disa historianë besonin se, nëse sistemi komunist nuk do të kryente reforma, do të binte në kolaps. Ju si mendoni?

Sigurisht që kjo ishte edhe arsyeja për ndryshime, sidomos kur plani i presidentit Regan u vu në veprim. Unë mendoj që ishte plani ushtarak i Reganit që ndihmoi në falimentimin ekonomik të Bashkimit Sovjetik.

 

Pra, ju e besoni atë që historianët amerikanë në përgjithësi kanë shkruar dhe kanë argumentuar se në fakt ishte programi mbresëlënës ushtarak i presidentit Regan arsyeja që shkakton rënien e Bashkimit Sovjetik. Fakti që rusët shpenzonin gati 50% të GDP për ushtrinë është një fakt. Si mendoni ju?

Po, është e vërtetë, por nuk është diçka e re për historinë ruse. Ka ndodhur disa herë që ekonomia ruse ka qenë në prag të kolapsit dhe ata kanë ndërmarrë disa reforma si perestrojka. Kjo është ndoshta e treta apo e katërta që nga Revolucioni Rus dhe, në një farë mënyre, Perëndimi gjithmonë e ka pranuar si një lloj reforme të vërtetë dhe e ka ndihmuar ekonominë ruse të rigjenerohet.

 

Në librin tuaj keni shkruar se pothuajse të gjithë sekretarët e parë të Partisë Komuniste në Çekosllovaki janë përzgjedhur nga KGB-ja. Për më tepër që ju thoni se edhe kandidatura e Vaclav Havelit si lider i lëvizjes u miratua nga Moska. Po kështu shkruani se Vaclav Klaus, presidenti aktual çek ka qenë një bashkëpunëtor i KGB-së. Si është e mundur? Ku i bazoni ju këto përfundime?

Shikoni, nga burimet të cilat nuk do të doja t’i përmendja, dihet mjaft mirë dhe në fakt nuk ka më asnjë pikëpyetje për këtë gjë, se “Charter 77” ishte e influencuar nga KGB sovjetike, por në një pjesë edhe nga CIA. CIA e financoi këtë lëvizje nëpërmjet SOROS-it, një detaj ky mjaft i çuditshëm do të thosha, por ishte KGB që e organizoi këtë lëvizje. Ka dokumente që nuk lenë asnjë dyshim se liderët e organizatës “Charter 77” kanë marrë një sasi shumë të madhe financimesh. Jo anëtarët e thjeshtë, por disa prej liderëve u financuan mjaft. Përpara se të filloja dokumentarin dhe kërkimet e mia për librin, pata disa takime me një prej shefave të kundërzbulimit të CIA-s të asaj kohe. Unë e pyeta atë… Mos po flisni për zotin Bagley? Jo, jo është dikush tjetër, në fakt gjatë kohës që Robert Gate ishte shefi i CIA-s dhe Bagley ka qenë pak më përpara në pozicionin që ju flisni. Pra, e pyeta këtë person: si ka mundësi që ju e dinit që kjo lëvizje influencohej nga KGB dhe përsëri e financuat nëpërmjet SOROS-it? Ai buzëqeshi dhe më tha: pse, po të ishit ju në vendin tim, nuk do ta shfrytëzonit këtë mundësi? Duhet ta kuptoni që asgjë në këtë botë nuk është bardhë e zi. Kjo ishte një lojë nga të dyja palët. Duhen kuptuar momentet, në atë kohë rusët kërkonin në mënyrë të dëshpëruar ndryshimin e sistemit; dhe përse amerikanët duhet të thoshin JO? Të gjithë kërkonin largimin e komunizmit, kështu që secili punoi për interesin e vet. Por kishte një problem, presidenti Bush hezitoi të ndërhynte në ato momente, pasi kishte frikë reagimin rus, që nuk donin që amerikanët të përfshiheshin shumë në këto ndryshime, kështu që në një farë mënyre ata që ishin mbrapa Gorbaçovit bënë çfarë të donin.

 

Pra, ju thoni që amerikanët deklaruan fitoren mbi komunizmin. Mori fund, dosja u mbyll për këtë histori?

Po, në një farë mënyre po. Po çfarë mund të bëjnë politikanët amerikanë? Amerika fitoi, kush mund ta vërë këtë gjë në dyshim?

 

Ju shkruani se figurë e rëndësishme për ne, që të kuptojmë planin e mashtrimit të perestrojkës të krijuar nga KGB-ja, është Juri Andropov, shefi legjendar i KGB-së. A mund të na thoni më shumë rreth Andropov dhe planit të tij? Në Shqipëri Andropov nuk është shumë i njohur, edhe pse disa nga udhëheqësit më të vjetër komunistë e kanë takuar atë personalisht gjatë viteve ’60…

Shikoni, askush nuk di gjë mbi Andropovin. Ai ishte një figurë hije, i cili i rrinte larg publikut dhe publicitetit. Shumë privat.

 

Ai ka qenë personi që u mor me revolucionin hungarez, apo jo?

E saktë dhe duhet të ketë qenë momenti që e lançoi në një karrierë të shkëlqyer. U mor me shtypjen e kryengritjes në Hungari dhe që prej atij momenti u ngjit në hierarki. Kur perestrojka u shfaq në Bashkimin Sovjetik, media perëndimore filloi të interesohej për këtë figurë. Kush është ky njeri, pyesnin gazetarët, të cilët nuk kishin asnjë ide mbi të. Dhe kështu ai krijoi një propagandë për vete. Janë disa qindra artikuj të shkruar mbi të në median perëndimore, p.sh si ai luante shah, si kërcente me muzikë perëndimore, çfarë pëlqente të pinte etj., por që të gjitha janë gënjeshtra, se askush nuk di asgjë mbi të. Jan Pacepa në fakt shkon më shumë në teorinë e tij, kur shkruan se KGB testoi këto lloj teknikash me Perëndimin nëpërmjet Çausheskut. Çaushesku ishte një eksperiment i KGB-së se si një lider komunist mund të jetë miqësor dhe i njohur me publikun perëndimor. Siç mund ta dini, Çaushesku ishte i famshëm në Perëndim. Presidenti Karter e donte shumë. Në një farë mënyre, të njëjtën gjë bënë me Andropovin, por për të askush nuk dinte asgjë me të vërtetë.

 

Pra, sipas burimeve tuaja, perestrojka ka qenë një program i ideuar nga Andropovi?

Po, sipas dokumenteve të Vladimir Bukovskit. Po, sipas Bukovskit, Andropovi ka qenë babai i mashtrimit të quajtur “Perestrojka”.

 

Do të doja të debatoja me ju, duke ju pyetur: A mendoni se kjo mund të jetë një teori e së djathtës në Amerikë, e cila mund të pretendojë se komunizmi nuk ka rënë në ish-Bashkimin Sovjetik? A nuk mendoni se ju dhe njerëzit që besojnë në këtë mundësi, jeni duke krijuar një teori konspirative paralele?

Jo, nuk mendoj kështu. Duhet ta dini se kjo ide nuk pëlqehet as nga e djathta dhe as nga e majta këtu në Amerikë. Forcat që e mbështesin këtë ide në fakt, janë oficerë të CIA-s tashmë në pension apo në prag të tij, ish të arratisur nga sistemi sovjetik, si dhe një pjesë historianësh të çështjeve ruse. Sigurisht këto forca janë në minorancë. Asnjë politikan amerikan apo oficer i inteligjencës që është ende aktiv nuk mundet të shprehet mbi këtë çështje.

Nga Auron Tare December 9, 2013 13:48
Komento

35 Komente

  1. Fugleri December 9, 11:24

    Dihet qe Kaktovica solli rrezimin e komunizmit. Sot tek ne Servet Pellumbi e tha per Ramizin, Nanon dhe Bershin qe jane produkt i ketij Plani. Por ajo qe me ben pershtypje sot ehste fakti se kur ne vitin 1991 ne Shqiperi po riktheheshin ish te arratisurit e Ballit Kombetar dhe Legalitetit, ata folen per Kaktovicen dhe pasojat e saj, duke thene se Ramzi dhe Enveri ishin meshiruar tek Nano dhe Berisha. Por populli nuk i besonte. Tani qe i rishikua figura e Mbretit Zog dhe shume udheheqesve te Ballit dhe Legalitetit sot nuk u ben me pershtypje njerezve. Po ashtu dhe kur foli Servet PELLUMBI, nuk pati reagim. Kjo tregon se truri jone eshte shpelar komplet dhe ja kane arritur qellimit qe te pranojme se antivlera eshte bere menyre jetese.

    Festimi

    Reply to this comment
    • Tartufi January 9, 16:54

      Komunizmin e rezoj tre patatija ne dite qe hanin te mjeruarit muzhiker per 80
      vjet resht. Kur nga tre patate shpejt do te ngeleshin me dy patate ne dite legeni
      rus i thiri kaobojsit amerikan Regan ,na shpetoni si ne luften e dyte se mbaruam. Kjo eshte e gjitha pralla e komunizmit.

      Reply to this comment
  2. AGIM ANASTASI December 9, 12:31

    AJO QE BERI TE BJERE SISTEMI SOCIALISTE JANE SHKAQET EKONOMIKE. EKONOMIA E CENTRALIZUAR FALIMENTOI ;PASI ISHTE NJE EKONOMI GLOBALE DHE MBESHTETEJ NE NJE METODOLOGJIN E GLOBALIZMIT. PERENDIMI BERI PERPJEKJE TE MADHE NE SHEMBJEN E SISTEMIT TOTALITARE,POR NUK ISHTE VENDIMTARE NE RENIEN E EKONOMISE SE CENTRALIZUAR. SHUME SHPEJTE ME RREZIMIN E EKONOMISE SE PLANIFIKUAR ,SISTEMI KAPITALISTE I PERENDIMIT DO TE JEPTE SHENJAT E RENIES TE MENJEHERSHME,JO NE PRODHIM POR NE FINANCA.FAKTET DO TE TREGONON SE FINANCAT ME SA DUKET “KARRIKOHESHIN” PIKERISHTE NE TREGUN E PLANIFIKUAR. ME SA DUKET NE EKONOMINE BOTERORE ,KAPITALIZMI DHE SOCIALIZMI ISHIN SI MINUSI ME PLUSIN NE ELEKTICITET,PA TE CILEN NUK KA RRYME. NE KETE RASTE POLITIKA MENDOI SE GLOBALIZMI NE EKONOMI DO TE BINTE PROGRESIN ,POR KOHA DO TE TREGONTE SE KRIZA DO TE BEHEJ EDHE ME KERCENUESE. NJE EKONOMI MBESHTETUR NE FINANCA PA STRUKTURE DO BINTE NJEANSHMERI DHE DIFERENCIM TE PAPARE SHOQEROR. SPEKULIIMI DO TE QE ME PERMASA GJIGANDE KU DO TE RENOHESHIN BANKA TE MEDHA ,QE I BENIN LLOGARITE NE QIELL TE HAPUR. KAPITALIZMI PER FAT TE KEQ NUK ESHTE ME AI I DIKURSHMI, AI ESHTE VET TANI ME GLOBAL SE VETE EKONOMIA E CENTRALIZUAR. PA NDRYSHIME NE METODOLOGJINE NE DREJTIMIN FINANCIARE, VESHTIRE TE LARGOHET KRIZA.

    Reply to this comment
    • BALLIU I KOMBIT December 9, 21:17

      SHQIPERIJA KA 22 VJET QE DIGJET ‘GAZETARET’ FEVZINJ NGA E DJATHTA NE TE MAJTE KRIFEN.Kush nuk jep informacion per krimin korrupsionin,drogen prostitucioni,pasurite e tundeshme e te patundeshme te vjedhura e tere kapitalet financiare trasferuar jashte jo vetem nuk kane te bejne me gazetarine por u bejne ysmet agjenturave qe financojne.JANE PO KETA LAPANGJOZE QE 22 VJET ME PARE I BENE REKLAME TEORISE ANTISHQIPETARE ‘TERAPI E SHOKUT’ E QE I PUTHEN RROTAT E MAKINES NJE AMERIKANI ME EMRIN BEJKER.ALABAKERI E JO GAZETARI

      Reply to this comment
  3. kastro December 9, 17:52

    O Auron ke probleme me perceptimin e realitetit.Jeton ne nje bote me enderra. Ku e pyeste Mosken Partia e Punes e Shqiperise!!Mund te thuash qe ishte e orkestruar nga kupola e Partise ne Shqiperi por i doli pjeserisht jashte kontrollit per shkak te tradhetise se disa figurave si Berisha dhe paaftesise menaxhuese te disa figurave si Nano, Bufi e company…(dhe pak shitje te Alise/ndjese paste)

    Reply to this comment
  4. Lika December 9, 18:16

    Ndryshimin ne shqiperi e beri Amerika me marveshje me Ramiz Aline, lexoni Librin Odiseja e nje Detektivi me autor zotin Agim Hamiti.

    Reply to this comment
  5. alban December 9, 19:00

    me falni por gjer ketu arrita, ‘dyshimet për një rrëzim të mundshëm të ideologjisë komuniste nga vetë sovjetikët ‘……te IDEOLOGJISE?!… C’esht ky rrezim ideologjie i kontrolluar nga lart? Nuk flitet per ‘Sistemin’ politik te Sovjetikeve? Vazhdon…

    Reply to this comment
    • Oketo December 10, 13:03

      Keto jane pallavra ! Ne te gjithe intervisten ka vetem supozime pa baze reale ! Roli i Andropovit inekzistent ne te gjithe ndryshimet e bera ne BRSS, gjate kohes shume te shkurter si sekretar i pare ishte vazhdimisht ne gjendje te rende shendetesore.Sigurisht qe regjimet komuniste te Evropes lindore do te binin nga kolapsi ekonomik por jo pa dhune. Rrethanat ( vdekjet e njepasnjeshme te disa udheheqesve tejet te plakur ne Kremlin) sollen ndryshimin pa dhune ne Evropen lindore ( me perjashtim te Rumanise).Ish ministri i jashtem sovjetik A.Gromiko duke pasur parasysh kohen e shkurter te qendrimit te udheheqesve te plakur propozoi ne byrone politike te zgjidhej nje drejtues me moshe me te re.Kur Gorbacovi e shkarkoi nga detyra Gromikon, ky i fundit tha : Mbas buzeqeshjes se Gorbacovit fshihen dhembe te celikta !
      Plani i Ramiz Alise per te krijuar partite “opozitare” nuk ka asnje lidhej me Katovicen dhe as Katovica nuk ka lidhje me ndryshimet ne Evropen Lindore pasi eshte marreveshje qe i perket paleve ne Poloni.Popujt e Lindjes duhet te jene mirenjohes ndaj Gorbacovit ! Nje renie e mevoneshme e regjimeve komuniste me shume gjasa do te perseriste skenarin e pergjakur te Jugosllavise.

      Reply to this comment
  6. alban December 9, 19:05

    po po Dan Brown-i shqiptar…

    Reply to this comment
  7. alban December 9, 19:07

    Komunizmin e rrezoi uria e njerezve per buke!

    Reply to this comment
    • Blendi December 10, 00:37

      Ky eshte per mendimin tim komenti me i sakte! Mbaroi buka thate, prandaj edhe ra komunizmi. Kusuri jane peralla me mbret.

      Ne artikullin e mesiperm i intervistuari ia fut kot dhe merret me teori konspirative boshe. Kundershton veten ne cdo fjali.

      Sa per dijeni, perestrojka eshte shpikje e Gorbacovit, dhe ai erdhi ne pushtet pas vdekjes se Andropovit. Pra Andropovi nuk ka te beje fare me perestrojken dhe glastnosin!

      Pastaj edhe llogjíka nuk ta kap qe komunistet kane bere komplot per te rrezuar veten e tyre nga pushteti. Pfff ….

      Sigurisht qe ne fund u munduan te shpetojne veten e tyre dhe te perfitonin nga sistemi i ri qe po vinte. Kete besoj se do ta bente cdo njeri me dy pare mend.

      Tung,
      Blendi

      Reply to this comment
  8. alban December 9, 19:15

    ore qe shume prej komunisteve u vune ne krye te levizjeve te reja pluraliste s’eshte asgje e re, madje s’perben ndonje cudi te madhe qe kjo te kete qene edhe e organizuar ne nje fare menyre, por te nenvleresosh ne kete pike ndikimin prej nevojes urgjente per ndryshim ne popull, e sforcuar edhe nga gjendja e rrenduar ekonomike eshte cinizem pa bisht…

    Reply to this comment
  9. ben December 9, 20:38

    Po komunistet e kane per zanat nderrimin e lekures, cfare pret nga bijte e leckamaneve, i varferi nuk ka moral. Perse dalin ato tek semaforet ? Per buken e gojes. Qe te kesh moral e dinjitet duhet te jesh mire nga ana ekonomike se ajo ta ul koken dhe te ul edhe breket.

    Reply to this comment
  10. L.Itali December 9, 21:09

    Natyrisht që vemjeve ramiziste,ka kohë që u ka dalë boja dhe skema e tyre kriminale për te mbajtur nën Beogradin Kosovën martire,u shpartallua!Berisha,”Penecilina” e dekonspiruar nga deputeti Spartak Braho dhe e pa kontestuar,tanimë është nje qen shpelle që leh;sepse ka lehur kundër UCK duke e quajtur bandë Kriminale dhe nuk është pyetur a penduar perse!Perse furnizoi makinen e Milloshevicit me naftë dhe fali detin e Sarandës Greqise,kur Greqia ka ndryshuar emrin shqiptar të Korfuzit dhe që në lashtësi quhej, DRAPAR sipas V. Barbarich libri “Albania”Romë 1905,fq 35) Dhe përse Nano deklaroi nga Lisbona:” Prishtina do këtë kryeqytet Beogradin”? Servet Pëllumbi mund të ketë një jetë moniste si gjithë shqiptaret,por ka një fakt tepër domethënës:Ai u gjymtua për t’u poshtëruar nga Banda shpellare e Berishës dhe hyri ne konflikt politik me Fatos Nanon,pikërisht se Pëllumbi nuk ishte ramizist,i KLONUAR netëve në Vilën numer 4,apo drejtperdrejt,si Berisha në shtepi të “Jagos”,ku thureshin planet afatgjata të Katovicës dhe sigurohej “Vazhdimësia” e Kosovës nën Serbinë! Nese nuk do të ishte Ramizi, nuk do të kishim PD,as Sali Berishë,por ndofta një PS pa Fatos Nano dhe Ramiz,dhe sigurisht një të djathtë reale,atëherë,që duke pranuar alterrnimin e pushtetit dhe demokracinë pluraliste,nuk do kish bërë luftën e Veriut kundër Jugut(Vrare 2800 veriore e 1200 jugorë,-vetëm Berati për tre muaj humbi 480 qytetarë-,sipas shtypit të asaj kohe,ku shifrat shtetrore ende nuk jane publikuar!)Gerdecin,21 Janarin!
    Servet Pellumbi tashme ka nje arsye me shumë pas ketyre reagimeve, të diskreditojë kriminelin Berisha dhe mafjozin Nano!Heshtja ndaj tyre, nuk sqaron shqiptaret e shumtë qe keto 23 vjet krim dhe shkaterrim humben mijra jete njerzish,mijra vende pune,miliona pemë të prera e miliarda lekë,që ose u dogjën,nga teoria “Zero” dhe “Shqiperia 1 Euro”,ose u pervetesuan nga banditët Njesha partiakë qe edhe presidentin e emruan me para të marra dhe pa pyetur SOVRANIN,bile as partive opozitare nuk u dhanë konsensus! Shqiptaret që shpresuan,si është thënë,me Njeshat Nano dhe Berisha,humben gjithshka në shumice,gjer dhe vendet e punës dhe që është “freno e dorës” e makinës së tyre ekonomike,për të mos rënë në greminë!Sovrani humbi-Mafja e Katovicës u pasurua! Ndaj duhet Revolucioni francez,pa gijotinën në Shqiperi dhe ai do të bëhet pasi pas 300 ditëve monitorim dhe luftë per zhdukjen e bandes kriminale PD,Sovrani do bëjë demokraci të drejtperdrejtë,duke qënë ai dhe vetëm ai NJESHI qe zgjedh me votë deputetet,kryeministrin,presidentin dhe do ti bëjë duke varrosur partitë kriminale ish qeverisëse,me opozitë reale Rilindjes! Eshtë koha për reflektim dhe veprim!Z.Servet Pellumbi në mbrojtje të SOVRANIT!

    Reply to this comment
  11. studenti December 9, 21:10

    “Sovjetike” mund te kete sa te duash,por “sovjetiku” i fundit komunist me pushtet ne Shqiperi dhe pertej saj ishte gjer me 23 qershor 2013 Sali Berisha, qe fshehu grushtin me dy gishta.Duke respektuar deshiren e studenteve per ndryshimet e nevojshme politike qe kishin filluar ne vendet komuniste dhe te nje kategorie njerezish qe i kuptonin rrethanat e ketyre ndryshimeve,gjithe ata qe u vune ne krye te levizjes studentore qene ish-komunistet dhe te perkedhelurit e PPSH-se, qe kishin perfituar dhe donin te perfitonin perseri pas deshtimit te sistemit te vjeter.Nuk u rrezua ai sistem tiranik sado i rrenuar qe ishte,me disa manifestime ne te cilat Berisha, bente thirrje me ze te larte ” “Rrofte Ramiz Alia!”,nuk u rrezua as me rrezimin e busteve te diktatorit.Ai u rrezua nga brenda per te shpetuar lekuren e nomenklatures duke ua dhene pushtetin sherbetoreve fanatike te saj.Anje “gjemb ne kembe” nuk u hyri gjithe byroisteve, anetareve te KQ ne qender e ne rrrethe, aparatcikve te dhunes.Krejt paqesisht, ne baze te ligjit u krijua PD dhe te tjera pas saj,duke hyre ne garen zgjedhore te 1991 qe nxori parlamentin me president Aline e kryeminister Çarçanin, dy bashkepunetoret me te besuar te tiranit. Denimet qe u beri z.Berisha “baballareve ” te tij ideologjike ishin per kafet dhe aspak per dhune klasore e genocid.Ato qene nje maskarade perderisa moren demshperblimet dhe i kundershtoi nje opinjoni i tere nderkombetar sepse u “denuan”tjeter per tjeter, qe te mos prekej esenca e tiranise.Te persekutuarit politike u ndaluan te krijonin parti politike, veçse shoqata, qe te mos rrezikonin pushtetaret e rinj, demokratet-komuniste.Berisha dhe PD e quanin sukses te tyre ligjin per token 7501, qe i linte me gisht ne goje pronaret.As neni i famshem 24/1 i punesimit ne administrate nuk u dha dore te persekutruareve, por vetem militanteve dhe familjareve te PD.Si ne kohen e tiranise filloi selesksionimi politik me ane te retushimit te dosjeve, prej te cilave ne rradhe te pare u ndeshkuan te persekutuarit politike.Gjithe koha e pushtetit te sovjeto-komunistit Berisha ishte nje propagande false demokratike, krejtesisht anakronike. Kuota “zero”, shitja e vendit per “nje euro” ishin gjenialiteti i Berishes i ndryshim-shkaterrimit ne favor te pasurimit nepermjet vjedhjeve, grabitjeve, vrasjeve,trafikimit.”Katovica”ne mos qofte ajo letra e publikuar eshte nje e vertete e artikuluar per te “hipnotizuar” e mashtruar njerezit e lenduar dhe te pakomprometuar sepse duheshin shpetuar te gjithe komunistet e mallkuar duke ua dhene pushtetin ne duar sahanlepiresve te tiranit, si njerez te besuar. Vete e keqja “Katovice” ishte Berisha me te tijte dhe nuk qe Pellumbi me ata qe s’kishin ndonje pozite.

    Reply to this comment
    • anxhi December 18, 19:13

      persh!! mund tme ndihmosh me dicka?? me duhen disa literatura per renien e komunizmit, mund te me ndihmoni? flm.

      Reply to this comment
  12. full zezveku December 9, 21:10

    Saliu ka te drejte te llapi, se akoma eshte i lire. Ky kriminel eshte per tu gjykuar ne Gjyqin Nderkombetar te Hages, ashtu sic jane gjykuar nasistet, Miloshevicet dhe tani e ka rradhen Pinoceti Shqiptar Sali.

    Reply to this comment
  13. udheheqesi December 9, 21:11

    Hajde- hajde ,o Sali, e nise me pompozitet te madh ne vitin 1991 ,tamam si popoziteti i DUCES.. Sundove tamam si DUCJA. E shave Enverin qe i kishe ngren dhe buken,po c’eshte e drejta ,ne fillim te besuam,po shume shpejt u zhgynjyem , e tani si e shikon ,po te shajne me shume se Enverin. DHE te rrim shtrember e te flasim drejt, Enveri ishte pak iktator,po edhe vendin e ndertoi . Jane shume vepra qe u ndertuan, byjqesia qe u zhvillua,arsimi e kultura…..
    Ti ,o SALI NA MASHTROVE ,E SHQIPERINE E SHKATERROVE,MADJE EDHE VRAVE NJERES PER PUSHTET. Per t’u treguar antikomunist denove edhe per shperdorim kafeshe,kurse ne kohen tuaj u vodh thesari e nuk u be gje,, I MERITON TE SHARAT.! Me ENVERIN eshte mire te te mos krahasojne,pasi Ai ishte me te vertet burre shteti,ddhe ti e di mire. C’eshte e verteta ehe profesor Pellumbi qendron shume lart se ti .si ne ie,kulture e maturi. Qe jeni ‘PJELLE” e Ramizit jeni,mos e mohoni, se sa do te thoni ,jo.veprat tuaja tregojne ate qe thot SERVETI .

    Reply to this comment
  14. lisdushku December 9, 21:11

    Po te pranojne Berisha e Nano,rolin protagonist ne zbatimin e Katovices duhet te fshijne pergjithmone heroizmat antikomuniste dhe meritat qeverisese qe i japin vetes.Ata pasken qene dy marioneta ne gishtat e Ramiz Alise,madje edhe vitet e burgut Ramizi i paska caktuar vete,edhe akuzat per shperdorim kafesh.Ju ka percelluar keq deshmia e peofesor Pellumbit,ndaj e sulmojne.Ky dokument duhet te ishte botuar qe ne 1991,tani ka vlere vetem per te provuar edhe njehere paftyresine e sali shpellarit

    Reply to this comment
  15. Lëvizje!...Unë jam,po ti ku je? December 9, 21:12

    Berisha ka nje meritë pikërisht tani: Ngushtoi raportet midisi të djathtes që asnjëherë nuk u organizua,(ta gjykonim per mirë a keq,sot) dhe aktualisht kemi një parti (PD) të vdekur me infeksion moral gjer tek i Klonuari Basha dhe një të majtë socialiste (Rilindje dhe LSI) që ende janë vëllezër siamez me ndryshimin e vetëm të Ramës që ende nuk është futur në lojë për ndëshkim të krimeve dhe korrupsionit,detyrë kjo e marrë nga Sovrani dhe pikë kruciale nga BE! Korrupsioni i ish qeverisesve është i tmerrshëm dhe mbajtja me vjedhje votash dhe dhunë e pushtetit degjeneroi në vrasje qytetaresh te pafajshëm ne Gerdec dhe 21 janar,por korrupsion ka vet Rilindja sidomos në bashkitë e qyteteve ku drejtojnë! Dhe BE kerkon ndeshkim,drejtesi,shtet ligjor kontrollues e ndëshkues,kurse Rilindja ende nuk lëviz!Cfarë pret?Mos Basha i partise kriminale PD dhe banda e Saliut e vdekur,i kercënojnë? 300 ditet ikin shpejtësisht, por nëse shpejtësisht drejtesia nuk vendoset, Sovrani pasi do varros plotsisht PD,ka arsye të largojë PS dhe të bëjë demokraci të drejtperdrejte,nga ku do shperthejë Revolucioni francez,pa gijotinën për gjithë krimet dhe korrupsionin e bërë nga partitë politike!Eshtë koha Rilindja të veprojë pasi Shqiperia ka votuar programin e tyre në mazhorancë dhe do ndeshkim dhe jo rritje borxhi!…Duhet kuptuar drejt koha dhe vullneti i SOVRANIT me. 23 qershor! Bilancet e fillimit të Rilindjes po flasin për ngadalesi dhe mosndëshkime,ndersa BE i jep dorë me ndihmë por dhe me kerkese të rrepte per ndeshkim të krimeve,korrupsionit!…

    Reply to this comment
  16. MARKO December 9, 21:12

    Katovica? Per Berishen dhe Nanon nuk do te kete vend per varr kjo toke. Ata duhen djegur dhe hiri i tyre te shkoje ne Polin e Veriut, te ngrije dhe per te mos mbetur nam e nishan.

    Reply to this comment
  17. opozitari December 9, 21:13

    Mendoj dhe mbeshtetur ne realitetin 23 vjeçar te zhvillimeve ne vendi tone, kjo STRATEGJI eshte zbatuar me nje fanatizem te pashoq nga te emeruarit e Shokut Ramiz, e kam fjalen te Shokut SALI dhe Shokut FATOS, te cilet mbeten dy GANGSTERE dhe KRIMINELE, qe kane vepruar gjithmone ne dem te interesave te vendit.

    Do te deshiroja qe media te meret shume me teper me kete fakt, ne perpjekje per te ndergjegjesuar “tufen e deleve” dmth ne popullin qe ironikisht quhem SOVRAN por qe nuk na ka pyetur dhe vazhdon te MOS na pyese njeri, por vetem na PERDORIN…

    Reply to this comment
  18. Pellumb Zaimi December 9, 21:13

    er ty o sali kam këtë/ po të kishe nje te njemilionten e biografise personale e profesionale te zhukovit,nje talent gjenial ne fushen e tij ,do té të respektoja. Por ti nuk je gje tjetër veç nje antishqiptar dhe antikombëtar i ndyre, një hale ku duhet té dhjesin perditë te gjithe shqiptaret. Ta rekomandoj ty ta lexosh jeten e zhukovit per te kuptuar ç’eshte patriotizmi,burreria,nderi,besnikëria,karakteri,morali,sakrifica, trimeria,jeta dhe kariera me djersë etj.etj. Nuk ke asnjëren nga kéto cilësi! Je vetém një përbërje bajgash,madje më keq se kaq!!? S’kemi fare nevoje per moralin tend antishqiptar “qe nga flokët deri në thonjtë”! Ptu!

    Reply to this comment
  19. MIMOZA December 9, 21:17

    Katovica eshte, me sa di une, nje qytet ne Poloni ku Gorbacovi u dha direktiva udheheqesve komuniste te LIndjes qe te mbajne me genjeshtra e me letra ne dore shtresat e shpronesuara nga komunizmi dhe pushtetin politik ta mbajne vete, dhe ata ashtu bene, me pak ndryshime. Sa per juristet me kurse, ata shkuan atje mbasi kishin mbaruar nje shkolle te larte dhe kete e vendosi BE. Kush shkoi atje me dokumente te rregullta; si kane shkuar nja 2 djem qe kam pasur une ne shkolle jane !00 here me te mire se juristet e ENVER HOXHES qe studionin gjysmen e kohes marksizem -leninizmin; apo hetuesit e Shkolles se Sigurimit qe kishin ne mesim edhe historine e Sorges; sepse edhe atyre iu dha e drejta per te qene avoketer.

    Reply to this comment
  20. BESIANA GUSHI December 9, 21:18

    SERVETIT, FATOSIT E TE BIRIT TE SHIQERES

    E kam thene edhe nje here tjeter dhe po e perseris: Ramiz Alia proçken e “Katovices” e ka sevirur vetem per te ruajtur edhe ate pike dinjiteti qe i kishte mbetur, duke ja adresuar “hapjen” drejt perendimit kesaj gjetjeje propagandistike.
    Cili e di mire tere historine eshte i qelburi Sali Ram Shiqere Berisha, sepse u zgjodh nga Cia-UDB-ja per te shkaterruar Shqiperine.
    Mos harroni edhe Nikoll Lesin qe se fundmi e zgjuan nga letargjia padronet edhe kesaj radhe, duke e urdheruar te rimarre ne dore gazeten e financuar nga amerikanet “Koha e Jone”.
    Edhe Lesi eshte protagonist, ne te keq te kesaj drame 23 vjeçare qe kemi qene te detyruar te mbajme mbi supe.
    Koka shqip-folese ishte dhe mbetet Elez Qenef Biberaj – antishqiptar deri ne DNA-ne e tij
    Lidhjet mes CIA-UDB-se dhe Biberajt nga njera ane e Sali qelbesires e Nikoll Lesit nga ana tjeter i ka mbajtur nje kriminel, kushuri i Berishes me origjine kosovare. Ismet Berisha (eshte ne dy tre fotot e festimit te 100 vjetorit te pavaresise nga VATRA ne New York i veshur me kostum blu, kemishe blu dhe kravate te erret i ulur ne rradhet e para).
    Ja dhe dy nga emrat e amerikaneve:
    – njera quhet Sofia Dziadura – kolonele ne pension e ushtrise amerikane.
    – Tjetri quhet Benedeto qe per tifozet e futbollit eshte njeri nga pronaret amerikane te skuadres se futbollit te Romes.
    Te tjere emra do i kerkoj e do t’jua bej te njohur shume shpejt, keshtu i jepni fund njehere e mire proçkave te Nanos, Shehut e Servet Pellumbit.

    Reply to this comment
  21. gramoz December 9, 21:19

    o Auron DELETED

    Reply to this comment
  22. marin December 9, 21:20

    Zbatimi i Katovices nga Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Fatos Nano eshte deshmi e paaftesise se tyre per te reformuar sistemin socialist te prodhimit e shperndarjes ne sistem demokratik. Duke qene te paafte ata menduan vetem per koken e tyre dhe u thane te tjereve hidhuni hani edhe ju, se socializmi deshtoi. Po te ishte burre shteti, Ramiz Alia do te ndiqte bashkepunimin me Gjermanine Perendimore promotor i te cilit u paraqit Shtrausi i Bavarise. Per mendimin tim hipotetik, Ramiz Alia duhet te kete qene politikani me i fshehte i rekrutuar nga agjentura sovjetike qe u fsheh nga shpata e Enver Hoxhes nen fustanin e Nexhmije Hoxhes. Kur e kuptoi Nexhmija se ke kishte fshehur ne mbathje qe teper vone. Sidoqofte, si ajo edhe tere familja e Enver Hoxhes, pavaresisht nga gjyqet farse, u ruajten te paprekur nga uzurpuesit e pushtetit politk ne Shqiperi, pasardhesit e Katovices shqiptare: Fatos Nano e Sali Berisha.

    Reply to this comment
  23. Bocari December 10, 00:47

    Besiana shendet se kishe bere mungesa.
    Une jam e hapur per cdo diskutim. Besoj edhe variantin e cekut, por do ta shikoja pak me thelle kete ngjarje boterore sic eshte renia e sistemit te majte. Kam lexuar raortin e shefit te CIA-s Allen W. Dulles; planin e tij ne 1945 per shkaterrimin e komunizmit. Kerkojeni dhe lexojeni eshte realizuar plotesisht. Qe ketij plani i eshte bashkuar KGB me format e saj per te mbijetuar me duket me se e natyrshme. Sa per pasojat ato jane jo vetem shqiptare. Te merresh sot me figuren e Saliut eshte teper vone. Eshte e padiskutueshme qe historia e ketyre 23 vjeteve eshte pjese e planit kombetar dhe nderkombetar, dhe qe jemi akoma ne morsen e tyre eshte e qarte. Kush eshte fundi dhe cfare mund te behet, kjo eshte pyetja qe duhet ti bejne intelektualet e bashkuar te Shqiperise qe mos fillojne prape pas 22 vjetesh dhe te shajne nje Berishe te ri, qe do sjellin lojrat e bosave te medhenj. Po te shikojme sot ish komunista jane te infiltruar ne parlamentin EU. P.sh. Fühle kam degjuar por nuk kam gjetur vete material eshte nga kuadrot qe ka bere shkolle ne Prage dhe Moske. Ky kuader i ngarkuar nga BE, ka lindjen nen patronazh. Kemi vite qe i drejtohemi per problemin e pronave dhe kthen pergjigje te thata, komplet injoruese. Une personalisht kam vite qe i kam shkruar per vepren kriminale te Saliut, por injorimi sic ju thashe eshte arma e tij. Emigrimi i shume komunisteve dhe spiuneve te regjimit te Enverit eshte perseri fakt, ashtu sic eshte fakt , qe shume nga pasardhesit dhe mbrojtesit e sistemit enverist jane sot ne drejtimin e Shqiperise. Pra problemi eshte kompleks. Mua ne kete moment me shqeteson shume fakti i hyrjes se Shqiperise ne BE. Shqiperia nuk permbush asnje nga kriteret per te qene ne kete pazar europian. KY bashkim, qe per mua ka vetem nje emer Kolonizimi modern i Europes, do te jete skllaverimi i atdheut tone.

    Reply to this comment
  24. ali December 10, 04:28

    A e dini se kjo Besiana Gushi ka shume te drejte ,kur thote se CIA dhe UDB -ja
    e caktuan Berishen dhe une do te shtoja ketu edhe G.Pashkon e ndonje tjeter !
    Per hir te se vertetes , Ramiz Alia jo nje here ka deklaruar ne intervistat qe ka
    dhene ne TV , apo ne shtyp ka insistuar se Fatos Nanon e kam rekomanduar
    Une, ndersa Berishen Jo ! Ahere lind pyetja kush e caktoi Berishen , ZAlia ?
    Kesaj pyetje R.Alia deri ne fund nuk i dha asnje pergjigje ! Fati i Berishes u
    caktua ne skutat e Vashingtonit dhe te Nju Jorkut ! Fitoi lobi serb ne nje kohe
    kur Serbia e Milloshevicit dhe SHBA kishin maredhenie te mira pas Dajtonit !
    Keto m-dh zgjaten deri ne luften e Kosoves !Vizita e Ramizit ne N/Y do te ishte
    vendimtare per fatet e Shqiperise qe ne shqiptaret po e vuajme edhe sot e kesaj
    dite !

    Reply to this comment
  25. Ura e Bunes December 10, 08:43

    Gjersa e pranon zonja Merkel se STAS gjermanolindor organizoi gjithshka,gjersa e pranon dhe deklaron Les Valesa qe thote se dhe anijet u prune me “projekt” buze detit dhe diku u hapen ambasadat, kuptohet qe ky shkrim eshtë komplementues dhe plotson ate qe u organizua ne Lindjen me krizë, per tu hapur me perendimin(thoshte kryeministri italian Giulio Andreoti duke pranuar se “ne në perendim u gjetem të papergatitur!Plani lindor na i solli emigrantet në derë!…” Shqiperia nepermjet bandes se Veriut ne Tirane,mori sinjal veprimi dhe ambasadat i hapi sigurimi me njerez të tij agjentë…rrjeti agjenturor punoi mire,kjo nuk duhet mohuar pavarsisht ku ishte “Koka” ne Beograd,Moske a Tirane! Mjafton heqja e bulonave te shtatores se Hoxhes,naten,me urdher qe u hartua ne zyre te Alise mes Tij,Berishes dhe Hajdaritqe e coi aty Berisha, te kuptohet se kishte plan! Dhe mire qe kishte,pasi mosplani sillte lufte! Por duhet pranuar tani,si pranoi Merkel kur tha se Murin e hapi STAS-i …(lexo gazeten italiane “La Repubblica” ne 20 vjetorin e renies se Murit te Berlinit! Heronjte e dhjetorit jane falls! Kjo nuk ka aspak dyshim!

    Reply to this comment
  26. beni December 10, 08:58

    Kriza ekonomike e sistemit kapitalist,solli ndryshimin e sistemeve ne vitet 88 kur filloj edhe revolucioni ne Rumani per rezimin e Cauceskut!
    Gorbacovi ne njeren ane kerkoj te ndertonte nje Russi qe te ish vetem per interesat e veta,duke shpallur shkeputjen nga BRSS ne shtete me sovranitet te plote nga kjo marveshje,ku dihej se Russia perseri do te dominonte ne mardhenjet ekonomike ndaj peshqve te vegjel,qe enderonin,se vetem keshtu mundet te perparonin???!!
    Ne krahun tjetr kapitalist,qe ish ne nje krize Tregu per mallrat e produktet e ketij sistemi,ju hap nje perspektive e re ekonomike,nga Bashkimi i Gjermanive,kurse ne rastin tone nje markate tregu per fqinjet tone!
    Sistemi kapitalist punon jo vetem per nje perspektive afat shkurter,por ne nje zinxhir te gjate,qe nuk i dihet fundi!!!
    Kushdo qe te vihej ne pushtet,ne ket shtet me emrin Albani ajo qe ish pergatiur nga sistemi kapitalist,do te ndodhte ashtu sic ish planifikuar,pra shkaterimin e fabrikave e uzinave per tu kthyer ne skllaveri te shteteve te industrializuara,ashtu sic eshte ndertuar edhe ky sistem qe ne po jetojme!Pra thjesht per ta kuptuar Skllaveri moderne!!!

    Reply to this comment
  27. shpatar December 10, 11:39

    Kjo eshte nje e vertete qe nuk e luan topi .Ne i kemi jetuar dhe hequr ne kurrize manovrat qe beheshin per ta mbajtur gjalle komunizmin me nje fytyre tjeter .Hoxha qe i detyruar te shkonte ne kursin qe impononin shtetet komuniste me potence.Shume ngjarje kane nga mbrapa pikpyetje qe nuk kane dale dhe skane per te dale ne shesh .Autoret e tyre nuk jetojne por llogjika i gjykon per cfare kane bere .Nje fakte qe ka kaluar pa u analizuar ku shkrimtari I .Kadale u be i famshem eshte historia e prishjes me Ruset.Asnjehere se kam besuar dhe sot e kesaj dite e quaje nje aventure pa kuptim .Sic eshte dhe ajo e prishjes me Kinezet qe dhe per kete ska konkluzjon per te vazhduar me qendrimin koke forte dhe mos perfilles ndaj Shtrausit .
    Shqiperia si nje shtet i vogel me nje ekonomi poshuajse teper te dobet gjente kurajo te kundershtonte shtete potencjalishte te fuqishem .Llogjike qe nuk mund te pranohet per asnje lloje motive pervecse i implikuar ne aferre kompromisi .Edhe kur u prishem me bllokun e Lindjes e shkuam nga Kina , lidhjet me te nuk u ndane .Gjithe agjensite qe eksportonin apo importonin nevojat tona ishin ato te vendosuara me pare .Ruset nepermjet zyrave Jugosllave merrnin ato qe u duhesh nga ne .Po keshtu dhe shume shtete te tjera te bllokut te Lindjes ruajten te njejtin treg .Ne 1982 anija Tirana ishte e mbushur me 9000 ton krom per tu shkarkuar .Me beri pershtypje biseda e agjentit me kapiten P.Golemin .Nuk ju kuptoje ju shqiptarve tha ai .Pse u drejtua Kapiteni .Po ja fare e thjeshte .Ngarkesa juaj vjen ketu me ndermjetesin e zyrave Jugosllave duke na i shitur ne me 40 $tonin .Kemi zbuluar qe ju ja shisni jugosllaveve ne 20 $ tonin .Pse te mos lidhemi bashke e tua marrim me 30 $ tonin. Kapiteni nuk kishte argumenta dhe u pergjigje shkurte: Kjo nuk varet nga une .
    Ku dua te dal .Ne jemi rroukullisur sipas konjukturave te Lindjes qe dhe sote e kesaj dite jemi nen efektin e tyre . E besoje se dhe mbas shperberjes politika shqiptare e ketyre 23 vjetve (gjoja demokraci ) i ngjane se shkuares por me figura me injorante .
    Ne si shtet i vogel kemi nevoje per aleate strategjike qe te mund te ndryshojme e fshijme nga mendja ideologjite qe nuk na vijne per shtat .Ndyshe do mbetemi satelit qe vertitemi pa vlera .Komunizmin ne shqiperi si emer na i hoqen te tjeret.Si doktrine na e mbajti Ramua-Salushi -Nano.Jemi akoma ne llogoret e para qe la lufta e Dyte Boterore.
    Kjo teme e hapur duhet te behet objekti kryesor i inteligjences dhe shtetit shqiptare per te fituar kohet e humbura nga ndryshimet e konjukturave politike qe ndodhin ne bote .Nje shanc e humbem qe u tham Amerikanve Jo .Pacin mende per here te tjera .

    Reply to this comment
  28. pranvera May 18, 14:43

    ju falemnerit per informacionin.me kane ndihmuar shume …<3

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*