SHBA i jep Izraelit 38 miliardë dollarë për zhvillimin e ushtrisë

September 14, 2016 15:50

SHBA i jep Izraelit 38 miliardë dollarë për zhvillimin e ushtrisë

SHBA dhe Izraeli kanë rëndë dakord për një pako rekord 38 miliardë dollarësh ndihmw ushtarake për zhvillimin e industrisë të Mbrojtjes së Izraelit.

Kjo marrëveshje, e cila përbën premtimin më të madh për ndihmë ushtarake që SHBA ia ka bërë ndonjë shteti, do të sigurojë financa për Mbrojtjen e Izraelit, por gjithashtu përfshinë edhe detyrime të mëdha për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kështu Izraeli përkushtohet që të mos kërkojë fonde shtesë nga Kongresi dhe gradualisht të ndalojë së përdoruri, duke filluar nga viti 2020, 26.3% e parave nga ndihmat që vendi i shpenzon në zhvillimin e industrisë së vet të mbrojtjes në favor të armëve të prodhuara në SHBA.

Marrëveshja, e njohur si memorandum i mirëkuptimit, bën thirrje për 3.8 miliardë dollarë ndihmë në vit, që është më shumë se shuma 3.1 miliardë dollarë në vit në bazë të paktit aktual, i cili skadon në vitin 2018.

 

September 14, 2016 15:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*