SHBA i shet armë Tajvanit, reagon Kina

July 1, 2017 22:14

SHBA i shet armë Tajvanit, reagon Kina

Kina shprehu pakënaqësi lidhur me shitjen e një sasie armësh me vlerë prej 1.4 miliardë dollarësh që Shtetet e Bashkuara i kanë bërë Tajvanit. Pekini kërkon që Uashingtoni të anulojë shitjen, duke e cilësuar transaksionin një “veprim të gabuar”. Ambasada kineze në Uashington tha: “lëvizja e gabuar e palës amerikane bie në kundërshtim me konsensusin e arritur nga dy presidentët në takimin e Mar-a-Lagos dhe me momentin pozitiv të marrëdhënieve Kinë-SHBA”

Sipas zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit Heather Nauert, administrata e presidentit Trump ka njoftuar dje Kongresin rreth shitjes. Kina e konsideron Tajvanin që vetëqeveriset, si territorin e saj.

“Ne besojmë se tregon mbështetjen tonë që Tajvani të ruajë aftësi të mjaftueshme vetëmbrojtjeje. Duhet ta theksoj se nuk ka asnjë ndryshim mbi” politikën e një Kinë të vetme“, tha ajo. Shtetet e Bashkuara i kanë shitur Tajvanit armë edhe në vitin 2015 me një vlerë prej 1.8 miliardë dollarësh.

Kina e kundërshtoi me force veprimin, por ai nuk pati ndonjë ndikim të veçantë në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në lidhjet ushtarake. Megjithatë që atëherë Tajvani i është kundërvënë më tej Pekinin, duke zgjedhur një udhëheqëse, Tsai Ing-wenin./VOA

 

July 1, 2017 22:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*