SHBA-ja fluturon bombarduesit mbi gadishullin korean, reagon Kim Jong

November 3, 2017 13:08

SHBA-ja fluturon bombarduesit mbi gadishullin korean, reagon Kim Jong

Amerika ka fluturuar bombarduesit supersonikë mbi Gadishullin Korean, në kuadër të ushtrimeve forcat ushtarake të Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Forcat ajrore amerikane theksojnë se stërvitja ka ndodhur mbrëmë, një ditë para se presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, të filloj turneun e tij në Azi.

Por stërvitja ka ngjallur zemërimin e Koresë se Veriut,  e cila ska dënuar këto ushtrime, duke i vlerësuar si “shantazh”.

Presidenti Trump pritet të arrijë në Havai dhe prej nesër fillon turneun aziatik, ku pritet të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

Koreja Veriore ka kryer testin e gjashtë bërthamor, ndërkohë që CIA paralajmeron se raketat e Kim Jong-un mund arrijnë në tokën e Shteteve të Bashkuara

November 3, 2017 13:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*