SHBA: Jemi të skandalizuar nga deklaratat e Berishës!

May 30, 2014 11:56

SHBA: Jemi të skandalizuar nga deklaratat e Berishës!

Ambasada e SHBA në Tiranë reagoi pas deklaratave të ish- kryeministrit Sali Berisha për një punonjës të misionit OPDAT.

Në njoftimin e ambasadës, ata thonë se janë të skandalizuar nga komentet e Berishës dhe i kërkojnë atij të reflektojë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e skandalizuar me pretendimin e pabazë ngritur ndaj një punonjësi të ambasadës më herët sot nga Z. Sali Berisha, anëtar i parlamenttit, gjatë një seance të parlamentit. Z. Berisha pretendoi se një punonjës shqiptar i ambasadës ishte përpjekur të ndërhynte në një çështje hetimi penal në proces, thjesht mbi bazën e marrëdhënies së punonjësit të ambasadës me një anëtar të Këshillit të Ministrave. Pretendimi është tërësisht i pavërtetë dhe i pabazë.

Ambasada e SHBA këmbëngul për nivelin më të lartë të integritetit dhe llogaridhënies të secilit anëtar të misionit tonë. Ambasada e SHBA i bën thirrje z. Berisha të reflektojë për sjelljen e tij,” thuhet në deklaratë.

Por si është e vërteta?

Duke folur në Kuvend, Sali Berisha akuzoi ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, se qëndron pas arrestimit të gjeneralit Syrja Gjoka.

Berisha tha se Kodheli u ka bërë presion prokurorëve për arrestimin e Gjokës.

Madje, ish- kryeministri u shpreh se Kodheli ka përdorur edhe motrën e saj, e cila ka folur në emër të misionit OPDAT, që është misioni amerikan i ndihmës në fushën e zbatimit të ligjit.

“Ka nisur motrën e saj në emrin e OPDAT, duke folur në emër të misionit, edhe pse aty është thjesht punonjëse. Ministrja Kodheli ka bërë presion ndaj dy prokurorëve, që ose Syrja Gjoka në litar, ose ju do të humbisni, se kështu është vendosur. A merret kështu një baba, një ushatarak, një ish-gjeneral në detyrë, kafshërisht,” tha Berisha.

Gjoka u arrestua pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Ai është liruar nga Gjykata e Apelit e Vlorës.

Hetimet për të vazhdojnë.

Ai dyshohet se i ka shkaktuar një dëm shtetit në vlerën e 6 milionë lekëve.

* * *

Kërkohet seancë me bashkie apo deputet dyer të mbyllura për dosjen “Kadriovski”

Seanca plenare u shoqërua me debate të ashpra mes deputetit socialist, Erion Braçe, dhe ishkryeministrit Berisha, për të cilin Braçe tha se duhet të përgjigjet për një mori çështjesh, përfshi 4 vrasjet e 21 Janarit dhe shitjen e territorit të vendit. Braçe i kërkoi kreut të Kuvendit, Meta, zhvillimin e një seance me dyer të mbyllura, për të shqyrtuar një dosje sekrete të SHISH, që sipas deputetit, implikon deputetë të opozitës.

Erion Braçe: Keni dorëzuar pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe e keni bërë këtë në mënyrën më skandaloze të mundshme nga pikëpamja administrative, që pastaj ju çon në një krim penal. Vetëm tre raunde për të lëshuar pjesë territori të Republikës së Shqipërisë. Pa asnjë dokument referues. E ka bërë njëri më parë dhe ju e servirni atë si një nga luftëtarët më të mëdhenj në kë  vend dhe e ka bërë edhe një zotëri tjetër këtu, që bën sikur nuk dëgjon apo nuk kupton, por që në emër të tij duhet të dëgjojë Prokurori i Përgjithshëm, për ta hetuar këtë çështje dhe për ta çuar deri në fund. Ti ke kryer krime dhe duhet të përgjigjesh për to. Ti ke vrarë katër njerëz tek ato gardhet, jashtë tyre, në bulevard, një tjetër krim për të cilin ti duhet të përgjigjesh penalisht. Zoti Meta, meqë kjo puna e Kadriovskit është përmendur 2-3 herë këtu në sallën e Kuvendit nga ky zotëri, atëherë unë kërkoj seancë me dyer të mbyllura në këtë Kuvend, për të shqyrtuar një dosje të Shërbimit Informativ Kombëtar për Daut Kadriovskin dhe lidhjet e tij me këtë grup parlamentar. Emër për emër këtu, ca nuk i ke sot në sallë, por të tjerët i ke në ato dosje.

Sali Berisha: Sa u përket dosjeve, kur të duan. Me radhë çdo dosje po të doni, sepse për to unë jam arkiva. Kur të doni zotërinj.

May 30, 2014 11:56
Komento

28 Komente

  1. Tonini May 29, 18:06

    Kruaje kruaje me Ameriken 😆

    Reply to this comment
    • zeni May 29, 22:07

      Mos beso gjithcka qe thone keta o Tonin. Keta jane shoket e Podestes qe i thane vrasesve te 21 Janarit “burre shteti” e “yll ne ngjitje”.

      Reply to this comment
      • kuci May 30, 17:36

        nuk esht aq trim Salushja te flas ezber nese nuk do kishte ndonje legen te DASH-it nga prapa, ndonje bisht te Podeste maskarait.

        Tallen ata me ambasadoret e tyre se ndihen te fuqishem nga parate e atyre qe shtrydhin popujt e vet. Sistem paraje – sistem qelbesirash

        Reply to this comment
  2. albameagle May 29, 18:29

    Ky eshte skandalizimi nr 23 qe i ka bere Berisha ambasades amerikane..Te kuptohemi jo kunder shtetiit amerikan.Nje mundesi eshte qe dipllomacine ne Amerike e kontrollojne demokratet kurse sherbimine fshehte e kontrollojen republikanet.Cdo shtet ne bote e ka Visho Ajazin e tij.Mos u merzisni kur nxehet Arvizu se vetem nenpunes i thjeshte eshte.Neser i con nje tel..or fax .Jonathani dhe ai shkon dhe pajtohet.APO MOS ESHTE LOJA qe vazhdon kur erdhi Rajersoni nga beogradi ne 1991 dhe nuk i dihet fundi.

    ceshtje ordinere qe po shkakton nje stuhi te “tmerreshme” ne nje gote uji

    ju lutem arvizu faleni berishen..apo mos do te themi OBERISHE FALJA EDHE KETE RRADHE ARVIZUSE..

    Reply to this comment
  3. Meteh May 29, 18:29

    Epo Saliu eshte burre e jo shaka.Ai nuk pyet edhe per Ameriken.Saliu president ne Amerik konsideron 2 BUSHET dhe jo Obamen.Ky njeri eshte i çmendur,do izoluar.Ambasadorit mir ja ben se e quajti burre shteti,ne vend qe qe ti thyente hunden me kohe.

    Reply to this comment
  4. Naci May 29, 18:31

    Mire ua bene Berisha kure po stanojne te ja prangosin bo…let.

    Reply to this comment
  5. Jozi May 29, 18:44

    MOS U SKANDALIZO ZOTI ABASADOR KETE ISH GOMAR KRYEMINISTER KA PASUR SHQIPERIA QE JU E BET BUR SHTETI TE RUAT BURI SHTETIT NE SHPETUAM NGA KY IDJOT

    Reply to this comment
  6. ZARELI May 29, 18:54

    THUHET SE CDO FILLIM E KA NJE FUND POR SI PO DUKEN PUNET KY NE FUNDIN E TIJ PO HEQ KEMBEN ZVARR QE TE MARR SA ME SHUME ME VETE ” PAS MUA TE BEHET QAMETI”

    Reply to this comment
  7. Toni i Madh... May 29, 19:07

    Rrufeeeeee…. nè qiell tè pastèr per intervistat qè lèshon Berrrrrrrrrrrrisha,si gjihtmonè mbetet
    MRETI i INJORANCESSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS……………………………!!!!!.

    Reply to this comment
  8. mir May 29, 19:34

    zoti ambasador…..nje budalla shikonte cdo dite nje vrime ne mure, erdhi nje….. vuri syrin tek vrima …dhe itha budallait se aty nuk po shikon gje, une kam tha tjetri 20 vjet qe nuk shikoj gje , ti per 1 minute do te shikosh.ne jemi budallenjte qe kemi 20 vjet qe skandalizohemi me zoterine ti vetem nje here…………

    Reply to this comment
  9. drejtesi May 29, 19:43

    Nuk do te ishte me parimore dhe ligjore qe keto akuza ti provonte drejtesia ? A perben prove te pafajesise se dikujt, vetem fakti se eshte punonjes i ambasades se nje shteti teper prestigjoz ? Po ne raste se vertetohen provat apo faktet qe pretendon Berisha ,cfar duhet te deklaroj Ambasada Amerikane dhe te gjithe qe komentojne duke paragjykuar ? Ne Amerik keshtu funksionon sistemi ,qe pas cdo akuze fillojne goditjet mediatike dhe politike pa fakte dhe prova?

    Reply to this comment
    • info analitike May 29, 23:07

      drejtesi,
      Shume e drejte verejtja juaj, por ketu pasioni politik ben qe “gjykatesit” e forumit te kene shpallur fajtorin.
      Pak kohe me pare kisha shkruar se Arvizu po personalizonte polemiken me Berishen dhe PD-ne, sidomos kur futi ne mes edhe Altin Goxhajn, duke dale pertej kufijve te diplomacise.
      Edhe kjo deklarate skandalizimi nuk i pergjigjet qendrimit te nje diplomati por ngjan me deklaraten e Erjon Braces qe ndjehej i shokuar (zoti na shpetofte Bracen nga shoku qe ka pesuar!).
      Kur behen akuza te tilla ndaj nje te punesuari ne seline diplomatike, me pare behen verifikime e pastaj leshohen deklarata.
      Kjo menyre reagimi e ambasadorit Arvizu ngjan me teper me ate te nje kundershtari politik se sa te nje diplomati te nje shteti te huaj.

      Reply to this comment
  10. LORA May 29, 21:31

    Edhe une u skandalizova ,para tre vjetesh nga A.Arvizu,kur beri kriminalisht ,para Popullit Shqiptar,kumbarin e “burrit te shtetit” dhe “yllit ne ngjitje”.

    Reply to this comment
  11. Ushtaraku dëshmitar May 29, 21:53

    E thashe dhe ne nje koment te meparshem se gjenerali gjoka eshte jo nje i korruptuar i thjeshte por nje hajdut me çizme. Gervishtni dokumentacionin ne repartet ku ka qene gjoka dhe do te gjeni kusarine e pangopur. Berishes i djeg arrestimi i tij sepse per gradimin gjeneral thone se gjoka i ka dhene 150 milion leke pushtetit te tij politik. Hapet loja po u investigua. Tung!

    Reply to this comment
  12. babo May 30, 08:50

    Shume rrace e poshter paskan qene komunistet, hyne si skutha dhe ne PD dhe e infektuan kete levizje qe duhet te perfaqesonte demokratizimin e vendit, shkurt e sabotuan demokratizimin e shoqerise. Ne SHBA e Europe jane shperndare si metastazat, po si hane buke HIPOKRITET atje, gjithe jeten kane vjelle vrer kunder ketyre vendeve e tani i hane buken.
    Ky paska qene “njeriu i ri socialist” qe krijoi PPSH, i pa fytyre, hipokrit, pa karakter dhe qe ha ate qe ka vjelle dje.

    Reply to this comment
  13. zizu May 30, 09:34

    Nuk Pyet salìu per arvizun dhe per ameriken.atij vetem Enver Hoxha ja rregullon samarin.

    Reply to this comment
  14. Jozi May 30, 09:56

    NGA KUSH O JEI SHQETSUAR NGA BURI SHTETIT JORE JO SE TALLESH HAHAHA PO TE KEMI THEN QE ESHT B** PO TI NE TE TENDEN MBAJE TANI

    Reply to this comment
  15. v.duka May 30, 10:33

    Z.Berisha mos e tepro me Z.Kodheli sepse me “c’tregojne bathet”ajo do te coj pas hekurave .
    Me respekt per lexuesit V.Duka

    Reply to this comment
  16. marinari May 30, 14:17

    O sali te puthte halla ne te dy faqet.

    Reply to this comment
  17. enea May 30, 14:45

    Ambasada Amerikane ne Shqiperi me te punesuar 90% ish komunista dhe ish sigurimsa….hahaha
    Ju sikur e quajtet Burre Shteti. Late nam.

    Reply to this comment
  18. alma May 30, 14:50

    Po bejini derman ketij qenit te helmuar se po infekton tere shqiperine. Hiqeni ate llallen se po nuk iku llalla nuk ka per ta futur njeri ne kafaz ate qen te terbuar se na telendisi dhe nuk guxojme te hapim televizorin se na tremben femijet

    Reply to this comment
  19. Horri i Bulevardit May 30, 16:18

    Kur eshte nevoja, kompetentet bejne edhe sorren te kendoje si bylbyl, jo me Dhalla.
    Ka ardhur koha kur secili mendon per bithen e tij.
    Shikoni Lul trimoshin, ka dy dite qe sduket ne asnje ekran televizori, mos ndoshta takimi me ambasadorin amerikan, i ka dhene te mendoje se erdhi koha per ta lene familjen gerdalle vetem?

    Reply to this comment
  20. P.A.B May 30, 16:40

    Qofte dhe Ambasada Amerikane [e zoti vete] nuk i shpetojne dot “terheqjes se Provinces”

    —-
    Dhe ja komunikata: ““Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e skandalizuar me pretendimin e pabazë ngritur ndaj një punonjësi të ambasadës më herët sot nga Z. Sali Berisha,”

    Kur Ambasada SKANDALIZOHET per kaq gje; atehere (1) punet ne Shqiperi jane krejt vaj. (2) punet jane sic jane, por kemi nje Ambasade hiper-sensitive e lehtesisht te skandalueshme. [skandaloze? Sigurisht.]

    Ne fund…i bejne thirrje “z. Berisha te reflektojne” Fol po deshe.

    Reply to this comment
  21. Bardhi Tolabi May 30, 20:53

    Nuk eshte vetem Ambasada Amerikane qe u skandalizua.Shikoni o gerdallat miope te Sali Berishes,deklaratat e vazhdueshme qe bejne nderkombetaret,pritjet dhe kortezine qe ato tregojne ndaj Kryeministrit Rama dhe ministrave te tij,mbeshtejtjen dhe inkurajimin qe ato transmetojne per punen e bere nga QEVERIA DERI TANI DHE MBESHTETJA PER VAZHDIMIN E RRUGES SE NISUR,Kjo nuk ju ben te mendoni pak ne se keni mend?A e kuptoni more se iku koha,qeverisja mafioze dhe e korruptuar e Sali Berishes?A e kuptoni se tashme nuk po behen me deklarata ne mbeshtetje te Saliut,as nga te djathtet Europiane ,as nga Doll e as nga ndonje Grosruck,as nga Doris Pack e as nga ndonje Berluskon?Po ai eshte hedhur ne koshin e historise tasheme.I vetmi vend i lire per te eshte burgu per te familjen biollogjike dhe mafiozet e klanit te tij ne qeverisjen e tij dhe ne kupolen e PD-se.Sali Berisha nuk eshte PD-ja,nuk eshte e djathta,eshte mbeturina e dekomposuar e komunisteve te djeshem.

    Reply to this comment
  22. lis dushku May 30, 22:02

    Qeni terbuar nuk pyet nga ambasadoret amerikane,as nga fjalimetr e Rames.Qeni terbuar lidhet me rryp.,kur do ta zgjidhe rrypin e pantallonave Prenga per qenin e terbuar te Vicidolit,derman nuk i ben as Llalla.!

    Reply to this comment
  23. Lexuesi. June 1, 08:15

    Drakula qe prijesi i Vllahise ne luften kunder Turqise,por eshte vetem nje kanibal ne kujtesen e historise.
    Salberipalla eshte i mbrujtur i teri ne poshtersi,
    te njeqintfytyrat e tij jane te gjitha nje pafytyresi,
    gjitheçka qe thote e ben ai jane veçse hipokrizi,
    eshte ngaterrestar perçares i mbytur ne djallezi,
    eshte nje bishe e terbuar, qe hakerrehet si lubi,
    eshte nje gjarper qe helmon kedo ne fshehtesi,
    eshte nje shtrige qe pergjon çdo vrime e frengji,
    pergojon me thashetheme burra,gra,pleq,femije,
    ai vjell veç urrejtje, perversiteti i tij nuk njeh kufi,
    ai rron ne llumin e mburrjes,i mbytur ne ndyresi,
    ai eshte virusi i se keqes, qe ben veç poshtersi,
    ai ia ka mbushur mendjen vetes se eshte hyjni,
    ai u tregon njerezve kotesite e tij si nje mrekulli,
    se shetit ne mal,noton ne det,ha pjeshke e kajsi.
    Sa here qesh ky njeri shkulmon perbrenda ligesi,
    perlotet kur fatekeqesite e tjetrit i japin kenaqesi,
    kundershtareve u turret me sharjet me te ndyra,
    sepse pislleqet e rrethojne tek shtepia, tek zyra,
    batakçinj, hajdute, kriminele e ndjekin nga prapa,
    korba kermengrenes, bufa, kukuvajka e laraska.
    Salberipalla dikur masturbohej prej bllokmeneve,
    por tani sulet kunder tyre me grahmat e qeneve,
    sepse eshte bere nje perbindesh i eger, i dehur,
    si zagar i braktisur leshon jarget e tij duke lehur,
    i trembur nga mekatet, ka frike prej se vertetes,
    nga frika e ndeshkimit shfaq egersite e shpelles.
    ky eshte personazhi i neveritshem i telenoveles,
    i gjithe poshtersive, qe na trembin prapa deres.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*