SHBA ka një apel për “gjyqtarët e ndershëm dhe patriotë”

August 28, 2018 20:11

SHBA ka një apel për “gjyqtarët e ndershëm dhe patriotë”

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka kërkuar nga gjyqtarët e ndershëm, që të aplikojnë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Thirrja vjen pas hezitimit të gjyqtarëve për të aplikuar për t’u bërë pjesë e KLGJ-së.

Deklaratat e Ambasadës amerikane:

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj.

Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni këtu 👉 https://bit.ly/2P7bVKk”.

a.s/dita

August 28, 2018 20:11
Komento

9 Komente

  1. E viva Amerika ... August 28, 21:17

    Miku, duket sikur po reagon ,
    si nji mike i vertet

    Reply to this comment
  2. Adih August 28, 21:29

    Pa ndihmen tuaj ,ne shqiptaret e ndershem ,do shkonim drejt humneres , ashtu si pa ndihmen tuaj , kosova toka e saj, do ishte pa as edhe nje shqiptar sot. Faleminderit Amerike . Zoti ju bekofte.

    Reply to this comment
  3. Fidel Kastro August 28, 22:22

    Shqiperia eshte ne rrugen e duhur, ka bere hapa para , keto kane qene thenjet e pothuajse gjithe diplomateve nga Europa e Amerika. Po sot ku jemi ? Ne fund te humneres , kjo dhe per fajin tuaj . Nuk e di nese ka me njerez te ndershem ky vend , dhe nese ekziston ndonjeri , ai jeton mjerimin e tij . Mjerisht kjo eshte e verteta.

    Reply to this comment
  4. intelektuali August 28, 23:10

    Po pse me thirrje PATRIOTIKE do ta bejne shqyptaret e /Edvinit Vettingun ne Drejtesi qe ka perfunduar si “Kokoshi ne nje Thele”?

    PO GJYKATESIT SHQYPTARE NUK HANE PYKA PATRIOTIZMI O AMBASADA AMERIKANE POR NJOHIN VETEM BOSIN DHE LEKUN.

    Reply to this comment
  5. intelektuali August 28, 23:11

    Po pse me thirrje PATRIOTIKE do ta bejne shqyptaret e Edvinit Vettingun ne Drejtesi qe ka perfunduar si “Kokoshi ne nje Thele”?

    PO GJYKATESIT SHQYPTARE NUK HANE PYKA PATRIOTIZMI O AMBASADA AMERIKANE POR NJOHIN VETEM BOSIN DHE LEKUN.

    Reply to this comment
  6. Che Guevara August 28, 23:12

    Kjo tregoin se ne Shqiperi sistemit te drejtesise i duhet bere qilizem e thelle!
    Te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret aktuale duhet te shporren nga drejhtesia dhe te merren te huaj deri sa te dalin magjistratet e rinj!

    Reply to this comment
  7. Kastriot Hajdini August 28, 23:16

    I nderuar Z.Donald LU mos humbni kohe duke u bere thirje gjygjtareve te ndrshem te apelit jane te gjithe te zhytur ne krim e korrupsion por sillni nga 10 gjygjtare e prokuror si ZGjon Jucaj ne bashkepunim me B.E. dhe bejini shembull ne Ballkan peshkaqenet e oligarket qe pastrojne miljarda e populli vetevritet e divorcohet fale korrupsionit galopant ne vend

    Reply to this comment
  8. loni August 29, 13:40

    Sistemi i drejtesise duhet permbysur i gjithi, nuk ka gjyqetar te ndershem, dhe po te kishte sistemi (korrupsioni) do ti kete nxjerre jashte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*