SHBA kalon shifrën e 100 mijë të infektuarve, rreth 1600 viktima

March 27, 2020 23:11

SHBA kalon shifrën e 100 mijë të infektuarve, rreth 1600 viktima

Ritmi i përhapjes së COVID-19 në SHBA po bëhet vërtet i frikshëm.

SHBA, tani janë vendi me numrin më të madh të të prekurve nga ky virus. Kina dhe Italia janë kaluar në harkun kohor të pak ditëve.

Tashmë në SHBA janë 100 mijë e 396 raste pozitive me koronavirus. Ndërkohe numri i viktimave ka shkuar në 1543.

Vetëm në orët e fundit ne Amerikë llogariten mbi 250 të vdekur.

Edhe numri i rasteve të reja këtë të premte ( ndonëse bilanci nuk është përfundimtar) i ka kaluar 15 mijë.

New York dhe Luiziana janë vendet me shifrat më të larta të përhapjes së sëmundjes së bashku edhe me nivelin e viktimave.

 

e.k. / dita

March 27, 2020 23:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim