SHBA, kapen 6 tonë kokainë

May 12, 2018 09:39

SHBA, kapen 6 tonë kokainë

Gjatë një operacioni që zgjati 20 ditë, Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara ka konfiskuar 6 tonë kokainë. Ngarkesa e kokainës u shkarkua të enjten në një port të shtetit Florida.

Roja Bregdetare amerikane bashkoi forcat me Kolumbinë dhe Meksikën në operacionin 20-ditor, gjatë të cilit u arrestuan 11 trafikantë që transportonin drogën me skafe dhe mjete të shpejta detare.

“Kokaina e kapur i dorëzohet DEA-s, e cila do ta paraqesë një pjesë të saj si provë për ngritjen e akuzave ndaj trafikantëve që u kapën. Ndërsa pjesa tjetër e drogës shkatërrohet”, thotë Kapiten Mark Fedor, i Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara.

Kapiten Fedor thotë gjithashtu se kokaina e kapur nuk duhet parë thjesht si drogë.

“Secila prej këtyre pakove përfaqëson dhunën, korrupsionin dhe paqëndrueshmërinë në rajonin e Amerikës Qendrore që nuk i përballon dot këto fenomene. Kur shohim që këto probleme shfaqen pranë kufirit tonë jugperëndimor, e dimë se kokainë është fillesa e tyre”, thotë Kapiten Fedor.

Vlera monetare e kokainës së kapur llogaritet në 180 milionë dollarë.

o.j/dita

May 12, 2018 09:39
Komento

2 Komente

  1. Niki May 12, 12:15

    “Rama ne Shqiperi i lidhur me drogen ndersa tani me kapjen e kesaj sasie do te akuzohet presidenti amerikan si i lidhur me drogen ” nga Pd-ja

    Reply to this comment
  2. lalai May 12, 15:31

    Sipas vetë studimit ose SHKB-së së DEA-s,14-27% e vetë stafit të DEA-s merret me Narko – Trafik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*