SHBA kërcënon serish Turqinë: Gati sanksione të tjera

August 16, 2018 21:47

SHBA kërcënon serish Turqinë: Gati sanksione të tjera

 

Pastori amerikan Andrew Brunson, i cili mbahet në arrest shtëpie në Turqi dhe hetohet për përfshirje në akte terroriste, është shndërruar në “mollë sherri” mes SHBA-ve dhe Turqisë.

Presidenti Trump ka përsëritur disa herë apelin për lirimin e tij, ndërsa ka marrë një sërë masash shtrënguese ndaj Turqisë, të cilat kanë tronditur monedhën vendase Lira.

Sekretari Amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, në një mbledhje me kabinetin e Trump, theksoi se Shtetet e Bashkuara janë gati të aplikojnë sanksione të tjera ndaj Turqisë, nëse pastori nuk lirohet së shpejti.

“Ne po planifikojmë një sërë masash të tjera ndaj Turqisë, nëse Brunson nuk lirohet. Gjithashtu, kemi mundësi të aplikojmë shumë më tepër sanksione, sesa po planifikojmë”, tha Mnuchin para presidentit amerikan, shkruan tch.

Pastori amerikan Andrew Brunson akuzohet për mbështetje të organizatorëve të grushtit të shtetit të 2015-ës, në Turqi dhe aktualisht është në arrest shtëpie. Ai ka shërbyer për 22 vite si pastor në Turqi, ndërsa nëse shpallet fajtor, rrezikon të përballet me një dënim prej 35 vitesh.

o.j/dita

August 16, 2018 21:47
Komento

4 Komente

  1. Per hajer te qofte o i zoti i shtepise August 17, 00:45

    Vete e perkrahen dhe e lane te behej diktator Sulltanin Erdogan, por dardha e ka bishti mbrapa.
    Nashi qelbesit qe bie ere i duket vetja i forte, ne te s’emes do te shkoj, keshtu i ka ndodhur cdo kelysh kurve qe i eshte kundervene Amerikes.

    Reply to this comment
  2. Arben August 17, 07:33

    Pa dorezuar kriminelin gylen, nuk ka leshime.

    Vendosni sanksionet rradhe, Po deshet.

    Reply to this comment
  3. Amerikani August 17, 09:39

    Ky eshte “sulltani” qe donte te ringjallte perandorine e vdekur osmane ne trojet e Arberit?
    E ka nje perandori bota sot!
    Jane SHBA.
    Ky anadollak nje dite do perfundoje ne arrati. I zbuar nga populli i vet.
    Turqia duhet te rikthehet mbi bazat e dikurshme demokratike qe ngriti Atarurku.
    Boll e perdoren Islamin per qellimet e tyre diktatoriale e hegjemoniste polotikane anakronike si Erdogan.

    Reply to this comment
  4. Dick Qeni August 17, 13:29

    ARROGANCE TRUMPISTE !

    Ia mori e po ja merr cdo ore e me shume fytyren e Amerikes.
    Pimp hyri e Pimp do dali !
    Mjeshter per te bere armiq…
    I ka mbetur vetem Putini, Netanyahu dhe Kim Jong Uni!
    Turpi i Amerikes!
    Turpi i Botes !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*