SHBA-Kore e Veriut: Vringëllimi i rrezikshëm i shpatave

August 10, 2017 10:46

SHBA-Kore e Veriut: Vringëllimi i rrezikshëm i shpatave

Trump nuk njihet për fjalët e përmbajtura, por kërcënimet e tij ndaj Koresë së Veriut kanë një tonalitet të ri. Ky konflikt është maksimalisht i rrezikshëm, palët rrezikojnë të bëhen pre e retorikës mendon Miodrag Soric.

Donald Trump kërcënon Korenë e Veriut me “zjarr, zemërim dhe fuqi”, si bota nuk e ka parë ndonjëherë. Pse nuk duhet që bota t’i shohë këto fjalë të këtij presidenti -si shumë të tjera- si fjalë boshe? Si njoftime të reja të një politikani të vetëdashuruar, por që në fund pasohen nga veprat? Përgjigjja: Sepse kjo luftë verbale në fund mund të shkallëzohet deri në një përplasje ushtarake, me pasoja fatale për miliona njerëz. Ky nuk do të ishte konflikti i parë, që fillon me gjeste kërcënuese, por që del nga kontrolli në një moment të caktuar e kalon në një luftë shkatërruese.

Kryekomandanti i ushtrisë më të fuqishme të botës

Presidenti amerikan është kryekomandati i ushtrisë më të fuqishme të botës. Pikërisht për këtë fakt ai duhet t’i zgjedhë me shumë kujdes fjalët dhe kërcënimet e këtij lloji t’i bëjë vetëm atëherë, kur është edhe i gatshëm të godasë me mjete ushtarake, por kujdesi, përllogaritja, racionaliteti dhe vetëpërmbajtja nuk janë tipare karakteristike të këtij presidenti. Për fat të keq! Sepse ai nuk e ruan gjakftohtësinë. Përkundrazi është njeri gjaknxehtë dhe bën politikë nisur nga emocionet, është impulsiv, nuk ka durim, e për këtë arsye është i rrezikshëm. Pikërisht për këto arsye, kështu tha presidenti Obama, i papërshtatshëm për të qenë kryekomandanti i forcave të armatosura amerikane.

Por votuesi amerikan vendosi ndryshe. Çdo shpresë që Donald Trumpin do ta formësojë posti, që do të veprojë e formulojë me kujdes ndërkhë është shuar. Fjalët e Trumpit drejtuar qeverisë koreanoveriore e vërtetojnë edhe njëherë këtë.

Soric Miodrag Kommentarbild AppMiodrag Soric

Me kërcënimin e presidentit vihet në lojë besueshmëria e vendit. Nëse Uashingtoni do të lëshonte pe, gjë që do të ishte e arsyeshme, këtë do ta shënonin në regjistër kandidatë të tjerë dhe kundërshtarë të Amerikës. Nëse u jepej rasti, ata do të ndiqnin shembullin e Koresë së Veriut, dhe po ashtu do t’i hakërroheshin SHBA-së. Për pasojë, kjo nënkupton që tani Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ulin kokën e tregonin dobësi para një regjimi kriminal si ai i Koresë së Veriut. E megjithatë nuk duhet që zhvillimet e tanishme të përfundojnë në një luftë, që do ta çonte të gjithë vendin në katastrofë.

Ky konflikt mund të çtensionohet, vetëm nëse të dyja palët tërhiqen. Ose nëse një ndërmjetësues i ndershëm ndihmon që situata të mos shpërthejë. Të dyja mungojnë tani. As SHBA dhe as Koreja e Veriut nuk duan të lëshojnë pe. Ndërmjetësues të mundshëm si Kina apo Rusia bëjnë lojën e tyre. Vërtet që Pekini dhe Rusia janë kundër që armët atomike të jenë në duart e një regjimi si ai i Kimit, por ato kanë më shumë frikë nga zgjerimi i influencës amerikane, nëse ky diktator bie. Kështu gjendja e status-quo-së me një regjim stalinist është në interesin e tyre.

Kush i bën llogaritë gabim në fund?

Por duket qartë Trump që nuk do ta pranojë këtë. Ai kërkon çarmatimin e Koresë së Veriut, por këtë-për momentin-mund ta bëjë vetëm me dhunë. Lidershipi koreanoverior nga ana tjetër bën llogari se Trump në fund nuk do të jetë i gatshëm për luftë dhe e zhvillon më tej armatimin. Ky regjim beson, se vetëm me zotërimin e armëve atomike mund të garantojë mbijetesën në dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Një gjendje e rrezikshme e një qorrsokak, ku në fund të dyja palët mund t’i bëjnë llogaritë gabim. Trump është i zhgënjyer, sepse programi i tij qeverisës vërtet që nuk po ecën përpara, partia e tij po e lë në baltë dhe përkrahësit e tij prej kohësh janë të zhgënjyer.

…E nuk do të ishte lufta e parë që shpërthen jashtë vendit, për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme./DW

 

August 10, 2017 10:46
Komento

2 Komente

  1. goni August 10, 13:02

    Trump ka nje rrenje te origjines ne Gjermani,por kjo nuk don te thote se nuk ka kundershtime.Kundershtimet Gjermane,vijne per shkak,te Status kuose se kohes se Obames,dhe tashme kur Trump eshte ne krye te Qeverise,statuskuoja ,po lekundet.Trump,eshte Presidenti i Vendit me te zhvilluar,dhe persa i perket armatimit eshte Shum me i zhvilluar se i Korese se Veriut.Trumo,kerkn qarmatimkn,sepse Koreja kercenon,Ameriken(si dhe Korene e Jugut,aleate e Amerikes)Por a ka te drejte Trump,te qarmatose Vende te Globit?Mendoj se ne kete rast ,Koreja po te ule kercenimet,dhe te qarmatoset,persa i perket arsenalit berthamore,mund te shpetoje nga ndonje sulm,qe mund te vije si kunderpergjigje,pas sulmit qe mund te beje ne Korene e Jugut!Amerika,nen,Trump,po perpiqet te ndreq imazhin,por kto perpjekje,po hasin ne kundershtime ne Bote.Si rrezultat,Amerika eshte e detyruar te mbrohet,sepse renja e imazhit,ne Bote,kercenon,serjozisht rrolin udheheqes ta Amerikes.Pra Bota po shkun drejt disa qendrave te Vendosjes,pra po shkon drejt konfliktit,sepse keshtu fillojne grindjet,dhe se merr vesh i pari te dytin,e keshtu me rradhe!Por kjo situate,eshte jo e shkaktuar nga Trump.Mendoj,se Bota duke shikuar me kujdes,se Trump,nuk po kerkon,lufte,pra nuk e deshiron luften,por po tja imponosh,duke e shvleftesuar,perpjekjen e Tije per ndreqjen e imazhit,dhe kush pretendon ta sulmoje,atehere,edhe duhet ta dije se Amerika mund te kunderpergjigjet.Nuk kam asgje personale me Obamen,eshte Njeri simpatik,por Politika e Tije solli,nje renje te prestigjit te Amerikes,sikurse edhe Politikanet,para Tije!Pra pikerisht kete po perpiqet Trump ta permisoje,por po has ne kundershti te medha ne Bote,si dhe ne Vete Ameriken,pra tek pakica e populit amerikan,sepse shumica votoj per Trump!Mendoj se Presidenti i Amerikes,ne qofshin krejt kto qka thashe te vertete,sepse un po jap vetem nje koment,duke menduar se keshtu eshte,atehere e perseris ne qofte keshtu,Trump ka te drejte te udheheqe jo vetem Ameriken po krej Boten!

    Reply to this comment
  2. goni August 10, 15:34

    Shkrojta nje koment per ket artikull,por nuk u botua.E shkrojta me deshire e dashuri,dashuri per endrren e madhe per zgjidhjen e problemeve!Endrra ime eshte se keshtu mund te veproje Presidenti,duke kerkuar balancimin,dhe ndreqjen e imazhit,por theksoj me dashuri,se Obama,eshte simpatik,dhe nuk eshte per tu sulmuar,sepse Poltika e Amerikes,eshte nje vazhdimsi.Por endrra ime,e theksoj,eshte, kurr asnjehere,ne qofte se nuk u besohet,te mos perzihet ne Boten,qe me dashuri,i ndreqin vete problemet,por te perzihet aty ku preken interesat e endrres,per zgjidhjen e problemeve,sipas stilit per mediat,qe eshte shkruar nje here dhe nuk eshte e nevojshme te perseritet!Por kam nje kerkese,Gazetare te medias,te cilet gjinden kudo,dhe nuk eshte vetem nje ose dy,ta marrin komentin per mediat,dhe nga ky koment te shkruajn nje liber,duke shpresuar se do te shitet,dhe un nuk kerkoj para.Po te kujtohet shkruajtesi,dhe tme jape ndonje lek,do tja dije per faleminderit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*