SHBA: Korrupsioni në drejtësinë shqiptare ka frenuar investitorët e huaj

July 6, 2017 10:14

SHBA: Korrupsioni në drejtësinë shqiptare ka frenuar investitorët e huaj

 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për vitin 2017 të klimës së investimeve në Shqipëri, ku theksi është vendosur te korrupsioni dhe reforma në drejtësi.

Sipas raportit, korrupsioni i shfrenuar në drejtësinë shqiptare ka frenuar investitorët e huaj. Prandaj sipas raportit, sytë e të gjithëve janë te reforma.

Në raport theksohet se vetingu do nisë të zbatohet dhe të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë që janë të korruptuar do të ndëshkohen.

“Reforma në drejtësi është përshkruar si zhvillimi më i rëndësishëm në Shqipëri që nga fundi i komunizmit dhe gati një e treta e Kushtetutës u rishkrua si rezultat i saj. Reforma gjithashtu përfshin ndryshimin e disa ligjeve për të siguruar zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.

Procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve (vetingu) do të sigurojë që prokurorët dhe gjyqtarët me pasuri të pajustifikuar, aftësi të pamjaftueshme ose që kanë nxjerrë vendime të diskutueshme në të kaluarën, të largohen nga sistemi.

Reforma gjithashtu do të krijojë një Prokurori të Posaçme (SPAK) dhe një njësi të specializuar hetimi (Byroja e Hetimit) për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet.

Nëse zbatohet plotësisht, reforma gjyqësore do të largojë korrupsionin, do të nxisë investimet e huaja dhe vendase dhe do të lejojë Shqipërinë të konkurrojë më me sukses në ekonominë globale”, thuhet në raportin e DASH.

Më tej deklarohet se problemi kryesor i Shqipërisë është korrupsioni. DASH u referohet disa raporteve, ku thekson se Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara në Evropë.

“Korrupsioni është një problem i vazhdueshëm në Shqipëri, duke minuar sundimin e ligjit dhe duke rrezikuar zhvillimin ekonomik. Shqipëria renditet e 83-ta nga 176 vendet në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2016 (CPI) të Transparency International.

Rezultati i Shqipërisë u përmirësua nga 2013 dhe 2014, kur ajo renditej e 116 dhe e 110. Megjithatë, Shqipëria mbetet një nga vendet më të korruptuara në Evropë.

Kalimi nga Parlamenti i amendamenteve kushtetuese në korrik 2016 për reformimin e sistemit gjyqësor ishte një hap i madh përpara dhe reforma sapo të zbatohet do ta bëjë vendin më tërheqës për investitorët ndërkombëtarë”, thuhet më tej.

Përveç korrupsionit, amerikanët rendisin si problem kryesor në Shqipëri që po ndal dhe investitorët, pronën. Sipas tyre, Shqipëria ende nuk ka mundur ta zgjidhë këtë problem.

“Përkundër dëshirës së deklaruar të qeverisë për të tërhequr investime të huaja, korrupsioni në Shqipëri është endemik, veçanërisht në gjyqësor. Po ashtu, respektimi i pronës private mbetet në nivele të ulëta.

Zbatimi i reformës së sistemit gjyqësor ka filluar kohët e fundit, por klima e investimeve mbetet problematike dhe Shqipëria perceptohet si një vend i vështirë për të bërë biznes.

Të drejtat e pronës mbeten një tjetër sfidë në Shqipëri, pasi titulli i pronësisë është vështirë të merret. Ka aktorë të paskrupullt që manipulojnë sistemin e korruptuar të gjykatave për të marrë titullin e pronësisë në tokë jo të tyre”, deklaron DASH.

Po ashtu theksohet se problem mbetet dhe korrupsioni në komisionet e prokurimit publik.

July 6, 2017 10:14
Komento

4 Komente

  1. enter"" July 6, 17:06

    Vertet mo?
    Ndonje gje per lidhjet tuaja me Gerdecin keni per te thene?

    Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyy tufe hipokritash. Na jepni edhe keshilla…

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine July 6, 21:08

      O enter,perse te digjka shume ty raporti i Departamentit Amerikan i Shtetit, per korrupsionin e grabitjen e tjetersimin e prones nga fuqia e pushteteve,apo je Rama e berisha bashke me meten ti.Turp,pse jeni ju ne Shqiperi jane vrare mbi 30 mije shqiptare,aqe sa nuke jane vrare as ne luften nacinal-cilrimtare.Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyy fare e keqe,qe nuke ju ndave pushteteve,prandaj dhe ne shumice ju bojkutuan shqiptaret.Por po vjen dita qe nga trasta peme e kalbur jasht do te hidhet,doni apo nuke doni ju o bijte te eterve dhe dobicerit e tyre.Kusho qe ka shkelur marveshjet nderkombetare me USA-n e BE-ne gjithmone nje fund te turpshem e pa kthim do te kete,sukurse milloshvic,karaxhic,mlladic,e sadami me gaadafin me shoke,qe megjithse kishin joshur me miljona dollare disa nga politikanet italiane,ruse e franceze e nje djalle e gjysem,perseri nuke i shpetuan ndrejtesise.Beso o enter,ramovic,berisha,apo bashovic e metovic te krekosur nga fuqia parase se piset dhe e pushteteve.Dita e gjykimit po afron,lum kush e kupton dhe nuke trimerohet nga fuqia e parase dhe e pushteteve.

      Reply to this comment
  2. lejlek July 6, 17:38

    Per kete mandat te qeveise Edi, kemi besimin e madh tek zoti ne qiell, por edhe “zoti ne toke” per ne shqiptaret nje e vertete e padiskutueshme ashtu si e theksoi Edi per miqte tane amerikane.
    Na duhet nje “hop cilesor” kesj radhe per te justifikuar besimin e madh mbarepopullor majtas e djathtas.
    Dhe kemi besim se do te ndodhe gjithcka eshte ne rruge te mbare.
    Keta qe hedhin gure mbicatine e qeverise se re i kane penxheret prej qelqi dhe akoma me keq se kane edhe muret prej plasmasi….
    Do e shini se kush ka dhene lek dhe kush ka mbushur flete kot jane filmuar nga popull i thjesht edhe do ekspozohen per ata qe i kane bere vete.

    Reply to this comment
  3. Sadiku July 6, 19:52

    Sa kom qesh me kete njoftim!Tash qe u zbrazen te gjitha depot e municioneve qe kryekrimi i fali per miqesine shqiptaro-kineze,tash qe gjithçka e ndertuar ne kete vend u shkaterua,tash qe shqipetaret i debuan me “grin kart” pertej Atlantikut si skllever tash qe teritorin bregdetar kerkon te na i marr lobi “Kinezo” -Grek,tash qe na ndertuan varre te pafundeme me djelmosha jo me shume se 23 vjeçare na thone :Per te hyre ne BE jo duhen edhe 30 vjete”!Ironi fati dhe ne iu pergjigjemi :Jo gaboheni rende sepse nen hijen tuaj i gjithe populli shqipetar ka marre rruget e mergimit ne Europe e gjetke e ne vend te tij Ju na dhuruar “muxhahedinet” ,ndersa persa i perket teritorit te Rep.se Shqiperise vertet ajo eshte koloni e miqesise “Kinezo-Shqipetare”.Heshtja nganjehere eshte me me efekt se deklarimet boshe ne 2017!Kohet kane evoluar e nuk eshte me 1990 zoterinj!Kuplaraja qe na ndertuat tashme ka marre ne muret e saj infeksion me mikrobin vdekje prures “shkerdhatokraci” e qe te zhduket ky mikrob duket luftuar jo me dozat qe Ju na jipni por me kura popullore deri ne sherim te plote!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim