SHBA: Marrëdhëniet tona me shtetet e tjera nuk varen vetëm nga vota në OKB

December 22, 2017 16:25

SHBA: Marrëdhëniet tona me shtetet e tjera nuk varen vetëm nga vota në OKB

 

Shtetet e Bashkuara kanë sqaruar deklaratën e presidentit Donald Trump lidhur me votimin në OKB për Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, duke përsëritur deklaratën e Trump theksoi se vota në OKB nuk do të jetë i vetmi faktor që qeveria amerikane do të marrë parasysh në marrëdhënie me shtetet e tjera.

“Dua të përsëris atë që Presidenti Trump ka thënë dje dhe se votimi nuk është i vetmi faktor që administrata do të marrë në konsideratë në lidhje marrëdhëniet tona të jashtme me vendet që kanë zgjedhur të votojnë në një mënyrë ose në tjetrën”, deklaroi Heather Nauert.

Reagimi erdhi pasi ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, pati deklaruar se SHBA nuk do ta harronte këtë votë.

“Ne do ta kujtojmë këtë kur të na kërkohet përsëri të japim kontributin tonë në Kombet e Bashkuara, organizmi më i madh në botë. Do ta kujtojmë gjithashtu kur shumë vende të vijnë e të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh që ne të paguajmë akoma më shumë dhe të përdorim ndikimin tonë në dobi të tyre”, deklaroi ambasadorja.

December 22, 2017 16:25
Komento

4 Komente

  1. USA Today December 22, 16:43

    Keshtu ndodh kur trurin kerkon ta zevendesoje forca. Duke qene se nen presidentin me tupe USA ka humbur shume nga prestigji ne bote kerkon te tregoje muskujt. Vendet e UN i dhane nje mesim clown-it se popujt e qyteteruar nuk ndjekin mendjet e mbrapshta ne marrezite e tyre

    Reply to this comment
  2. Abdi cami December 22, 17:27

    Jane diplomate ato, nuk ta thone hapur por perdorin gjuhen diplomatike.
    Rama tani duhet te ruaj bythen mos ti ngulet ndonje hu sa nje minare xhamie

    Reply to this comment
  3. alphade December 23, 07:07

    Sa i mencuur qe je more Abdi,diplomacia ka humbur
    shume pa Ty,more tyte …!!!

    Reply to this comment
  4. alphade December 23, 07:48

    Komrnti im….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*