SHBA, numri i ateistëve kalon atë të katolikëve

April 16, 2019 10:39

SHBA, numri i ateistëve kalon atë të katolikëve

Për herë të parë, numri i personave ateistë, që nuk besojnë në Zot ka kryesuar në një studim sa i përket identitetit fetar të amerikanëve.

Sipas një analize të re të gjendjes së përgjithshme sociale, ateistët tejkaluan katolikët dhe evangjelistët.

Ryan Burge, njohës i politikës në Universitetin Lindor të Illinoisit dhe prift katolik, u shpreh se 23.1% e amerikanëve tani thonë se nuk kanë fe. Katolikët vijnë më pas me 23.0% dhe evangjelistët më 22.5%.

Mbi 2000 persona janë intervistuar personalisht për këtë studim.

“Është hera e parë që e kemi parë këtë. E njëjta pyetje është parashtruar për 44 vjet”, i tha Burge televizionit CNN.

“Ngritja me shpejtësi të madhe e numrit të ateistëve nisi në fillimet e viteve 90 dhe është rritur për 266% që nga viti 1991”, shtoi ai.

j.l./ dita

April 16, 2019 10:39
Komento

1 Koment

  1. MH April 16, 13:38

    Me djegien e Kishes Notre Dame ne Paris ateismi do rritet nga dita ne dite.
    Njerzit bazohen tek rrealiteti dhe jo tek hyjnit e rreme.Sepse asgja nuk vjen nga mosekzistenca.Te gjithe vijne nga puna e perditeshme e njeriut.Dora e njeriut asht Zoti i jetes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*