SHBA, parada 92 mln dollarëshe shtyhet për në 2019-n

August 17, 2018 09:09

SHBA,  parada 92 mln dollarëshe shtyhet për në 2019-n

Parada ushtarake, që pritej të zhvillohej në rrugët e Uashingtonit në Ditën e Veteranëve, është shtyrë për vitin 2019.

Një zëdhënës i Pentagonit tha përmes një deklarate se, Departamenti i Mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë “kanë rënë dakord tashmë ta rishohin këtë mundësi në vitin 2019”.

Gjatë vizitës së tij në vitin 2017, Trump mbeti i mahnitur nga parada e mbajtur në Ditën e Bastijës në Francë, ndaj tha se edhe Shtetet e Bashkuara mund ta bënin diçka të tillë.

Por, shifrat e publikuara gjatë së enjtes treguan se ngjarja mund të kushtonte rreth 90 milionë dollarë, më shumë se trefishi i asaj që ishte parashikuar fillimisht.

Kur Shtëpia e Bardhë njoftoi në shkurt kërkesën e saj për zhvillimin e një parade të tillë, drejtori për buxhetin e paradës ofroi një shifër të përllogaritur mes 10-30 milionë dollarësh. Por, një zyrtar amerikan e çoi shifrën e përllogaritur në plot 92 mln dollarë.

Qeveria lokale, Këshilli i Distriktit të Kolumbias, u shpreh kritik në kohën kur u njoftua plani, duke shprehur pakënaqësinë në “Twitter”.

Demokratët ishin po ashtu skeptikë. Kongresmeni Jim McGovern deklaroi se “do të ishte absolutisht një shpërdorim parash”, ndërsa shtoi se Trumpi “po vepronte më shumë si diktator, sesa president”.

Pentagoni njoftoi në atë kohë se ushtria do të mund të marshonte nga Shtëpia e Bardhë drejt Capitol Hill, ndërsa në fundin e paradës do të kishte “një performancë të rëndë të forcave ajrore”.

Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar për herë të fundit një paradë ushtarake në vitin 1991, pas fundit të suksesshëm të fushatës së tyre për të detyruar zmbrapsjen e forcave të Saddam Husseinit nga Kuvajti.

s.a/dita

August 17, 2018 09:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*