SHBA paralajmëron Kim Yong: Kujdes me Trumpin…

May 22, 2018 09:45

SHBA paralajmëron Kim Yong: Kujdes me Trumpin…

Nënpresidenti amerikan Mike Pence ka paralajmëruar liderin koreano-verior Kim Yong-un se do të ishte një gabim fatal për të nëse do të “luajë” me Donald Trump, sa i përket pjesëmarrjes në takim muajin e ardhshëm.

Takimi mendohet të mbahet në Singapor, por sinjalet që mbërrijnë nga Uashingtoni dhe Peniani tregojnë se Kimi dhe Trumpi kanë përplasje mbi termin “denuklearizim”. Koreja e Veriut ka kërcënuar të tërhiqet nga bisedimet nëse zyrtarët amerikanë nuk zbrapsen nga linja e ashpër e pozicionit të tyre negociues.

Pence në një intervistë për Fox News ka thënë se “do të ishte gabim shumë i madh për Kim Jong-unin nëse mendon që mund ta mashtrojë Donald Trumpin”.

Koreja Veriore ka kërcënuar me largim nga ky takim, pas komenteve të Këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, i cili ka përmendur ndër të tjera edhe “modelin” e Libisë për denuklearizim.

Ndërkohë, amerikanët e kanë deklaruar vazhdimisht se presin që Koreja e Veriut të pranojë në takim çarmatimin e saj të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm, sepse Uashingtoni nuk do të pranojë asgjë më pak se kaq.

s.a/dita

 

May 22, 2018 09:45
Komento

1 Koment

  1. "kthimi i prones ish pronareve", krim kunder njerezimit... May 22, 15:39

    na cau bythen ky tramp . thjesht menduam, se per te ruajte bizneset e veta, do terhiqej nga pozicionet e policit global . por, me qe po vazhdon dhe po e dublon interesin e tij, dhe me ate te amerikaneve si puna e tij, i duhet dhene nje mesim i mire, me “terror te kuq”, dhe te shkoi ne p..ith te semes, duke mare me vete gjithe “sistemin e kapitalit” ndertuar me gjake e dhune, ndaj pjeses tjeter, te shoqerise …..ps. bota eshte bere aq e cmendur, sa asnje lloj censure, s’eshte me e nevojshme…botoje .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*