SHBA/ Pasagjerët do t’i nënshtrohen kontrollit me skaner trupi

August 18, 2018 18:40

SHBA/ Pasagjerët do t’i nënshtrohen kontrollit me skaner trupi

Në metrot e Los Anxhelo-sit tanimë do të përdoren skanerët e trupit, për të kontrolluar pasagjerët për eksplozivë dhe armë.

Autoriteti i Transportit Metropolitan të Los Anxhelo-sit (LACMTA) thotë se skanimi do të jetë “vullnetar”, por ata që refuzojnë një hetim të tillë nuk do të lejohen të udhëtojnë.

Sipas LACMTA, pajisjet janë porositur tek prodhuesi “Thruvision” në Mbretërinë e Bashkuar.

Skanerët kanë një fushë të gjerë shikimi dhe mund të ekranojnë pasagjerët ndërsa lëvizin në një shkallë lëvizëse, ose hyjnë përmes pengesave të biletave.

Kompania “Thruvision” thotë se skanerët e saj mund të zbulojnë sende të dyshimta deri në 10 metra largësi dhe mund të skanojnë më shumë se 2.000 pasagjerë në orë.

Sistemi i “Thruvision” përdor kamera të ndjeshme që mund të bien në kontakt me nxehtësinë e trupit të një personi nëpërmjet veshjeve të tyre.

Duke qenë se fshehja e një sendi nën rroba bllokon ngrohjen e trupit nga emëtimi, kamerat kështu zbulojnë sendet që janë fshehur.

Kompania thotë se nuk zbulohet asnjë detaj anatomik nga kamera, pasi zbulon vetëm nxehtësinë e trupit. Do të jenë operatorët njerëzorë ata që do të vendosin nëse hetimi më i mëtejshëm do të jetë i nevojshëm.

s.a/dita

August 18, 2018 18:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin