SHBA, temperaturat më të ulta në 20 vjet

January 6, 2014 11:08

SHBA, temperaturat më të ulta në 20 vjet

Shërbimi Kombëtar i Motit në Shtetet e Bashkuara ka dhënë paralajmërim për një front atmosferik me temperaturat më të ulëta në 20 vjet që pritet të mbërthejë vendin këtë javë.

Shërbimi meteorologjik thotë se moti i acartë është rezultat i kombinimit të fronteve të ndryshme atmosferike, një fenomen i rrallë kur i ftohti arktik lëviz drejt zonave të thella jugore.

Fronti atmosferik polar është një vorbull ajri të ftohtë që lëviz në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe që do të përfshijë më shumë se gjysmën e kontinentit amerikan që nga e hëna dhe e marta, me erëra të acarta që do të ulin temperaturat që nga Montana e deri në Alabama në jug.

Nga e mërkura afro gjysma e vendit do të jetë mbërthyer nga temperatura deri në -17 gradë celcius.

January 6, 2014 11:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*