SHBA përgënjeshtron “RD”: Nuk kemi asnjë listë deputetësh “non grata”

March 11, 2015 12:41

SHBA përgënjeshtron “RD”: Nuk kemi asnjë listë deputetësh “non grata”

Ambasada Amerikane ka reaguar ashpër ndaj një liste të publikuar në organin zyrtar të Partisë Demokratike, se ka një listë deputetësh “non grata” nga kjo ambasadë.

Ambasada thotë se ky lajm i botuar nga “RD” është një trillim.

Artikulli i botuar fillimisht në gazetën Rilindja Demokratike ditën e djeshme, i cili i referohej një liste me nëntë deputetë të Parlamentit që ishin cilësuar “non grata” nga Ambasada Amerikane, është tërësisht një trillim.

 Ambasada vëzhgon nga afër çështje që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin në të gjitha partitë politike, por Ambasada nuk e ka krijuar atë listë.

Ne përsërisim  deklaratën tonë të 2 marsit dhe nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014”, thuhet në reagimin e ambasadës.

March 11, 2015 12:41
Komento

11 Komente

  1. pro.... March 11, 13:06

    …jo ne kemi nje parti ” non grata “..

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 11, 13:41

      Trillim apo shpifje? Unë mendoj se është një shpifje me qëllim për ti shërbyer situatës së trazuar politike duke cënuar figurên publike të personave të listuar që besoj se do të jenë të mazhorancës. Personat ndaj të cilëve është drejtuar shpifja duhet të kallzojnë penalisht gazetën RD ! Tung!

      Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 11, 13:47

      Trillim apo shpifje? Unë mendoj se është një shpifje me qëllim për ti shërbyer situatës së trazuar politike duke sajuar një gjë nga hiçi dhe me qëllimin për të cënuar figurën publike të personave të listuar që besoj se do të jenë të mazhorancës. Personat ndaj të cilëve është drejtuar shpifja duhet të kallzojnë penalisht gazetën RD ! Tung!

      Reply to this comment
      • LOVE March 11, 15:19

        duhen lexuar pak me vemendje keta Amerikanet ,zt Zaim
        ata po thone qe nuk e kane bere ate liste ,por nuk po thone qe nuk ka te inkriminuar neper parti ,po inkurajojne luften ne baze te rezolutes
        pra me fjale jo diplomatike po na thone qe jane me shume se 9 personat e nenvizuar ne ate liste 😛

        Reply to this comment
        • Vëzhguesi F March 11, 19:08

          @ Love! Ajo qe nuk duhet te lakoje apo te flase fare per kete problem eshte Partia Fashiste e Sali Berishes dhe fletushka e saj qe se bashku me simotren e saj 55 te Fahri Baleshit, perbejne orjkestren e shpifjeve, trillimeve dhe gjithfare qelbesilleqesh per shkak te karrikes se humbur te pushtetit. Qe ka politikan sharlatane dhe te padenje jo per ne Amerike por edhe per shtetin me te humbur te botes se trete nder politikanet shqiptar qofte majtas dhe qofte djathtas kjo nuk do mend shume. Ne kemi 25 vjete qe vime verdalle si ujqerit ne shkretetire per shkak te ketyre pusht-politikaneve. Por trillimi, hartimi dhe publikimi i ketyre listave si ato te Gebelsit, ka per qellim te krijoj shtratin e destruktivitettit , anarshise dhe amullise, per te kryer lehtesisht vepra dhe veprime kriminale ne funksion te destabilizimit te vendit. Per ket kushdo qofte duhet te vendoset ne banken e te akuzuarit. Duhet te jete e qarte njehere e mire se ajo qe prezumon fajsine apo pafajsine e nje individi kushdo qofte nuk jane shpifjet dhe trillimet politike te ca sharlataneve me petkun e politikanit, ca banditeve te papergjegjshem qe me lojrat e tyre te pista kan ngjitur shkallet e politikes dhe jane bere deputeter, por prokuroria, gjykata, ajo qe paguhet me taksat e qytetareve shqiptar. Me dalin ca karagjoze si puna e atij Strazimirit dhe Çollakut, qe i bejne fresk fundbarkut te Berishes dhe nga njera ane zgerdhihen si kllouner dhe nga ana tjeter bejne santazh duke u pozuar si shikas, police, hetues te Enerit, prokurore dhe gjykates. Ata duhen mare per bythe dhe duhet tu tregohet vendi jo ne parlament por prapa hekurave.

          Reply to this comment
  2. Goni me March 11, 13:46

    Sa te kete ne krye me antishqiptarin,me antiamerikanin,PD do te jete gjithmone e keqja me e madhe qe mund t,i behet popullit shqiptar ne kohen qe jetojme.Qysh ne krijimin e saj RD nuk ka qene asnjehere objektive dhe e drejte per cdo fenomen te jetes,si per te shkuaren ashtu dhe per kohen e sotme.Nese ka persona nongrata qe nuk duhet te jene ne gjirin e ketij populli jane pikerisht D-istat e kryesise,te cilet per ineresa te kapjes se pushtetit jane gati ta ndersejne ne lufte me njeri tjetrin popullin dhe per fat te keq faktet nuk mungojne.Ambasada amerikane si perhere ruan drejtesine dhe nuk ka sprehur perkrahje per parti apo lidere,por per menyren e drejtimit dhe te gjykimit,per menyren e kryerjes se reformave ne favor te popullit.Eshte pikerisht kjo ambasade qe shprehet perkrah popullit shqiptar,ashtu sic edhe populli shqiptar e do me gjithe zemer Ameriken.Prandaj dhe populli duhet t,u tregoje vendin percaresve te unitetitte popullit,te kombit dhe te mardhenieve nderkombetare te Shqiperise.Ndjej keqardhje qe kjo force politike nuk mund te jete opozita qe i duhet popullit tone.

    Reply to this comment
  3. D O K L A T I March 11, 14:03

    INTERESANT E VEREJTA
    NE KETE LISTE ME SE GJYSMA ISHIN TE KRISHTARE
    ATY NUK VEREJTA EDI PALOKEN E AS JOSEPHINEN

    Reply to this comment
  4. perla March 11, 14:17

    prandaj ambasadat duhet te flasin hapur per cilindo, qe prapagandon te kunderten e thenjeve te saj dhe ti perball para ligjit,se keto medja kerkojn destabilitet, per te fituar pushtet.keto gjera ,sa me shpejt ti beshe, eshte per te miren e ketij populli qe ka 24 vjet qe mbahet peng nga pushtetar te pa pergjegjshem.prandaj i lutem edhe nje here ambasadave ne shqiperi ti marin serjozisht qerat ne shqiperi,se te gjtha do te jen per te miren e popullit qe vuan kaq shume nga politikan te pa pergjegjshem. ndimoheni shqiperin,se eshte nje nga vendet qe ka vuajtur me shume ne ballkan.faieminderit nqs,me mirkuptoni dhe thoni vetem te verteten dhe mos flisni me diplomaci, se politikanet shqipetar nuk i kuptojn,se jan anafalbet.

    Reply to this comment
  5. Arben March 11, 15:29

    PERSE ATEHERE MBESHTETET HAPUR PERJASHTIMIN E TOM DOSHIT NGA GRUPI I PS, MADJE SHTUAT SE INFORMACIONET PER AKTIVITETIN ETIJ KRIMINAL JA KENI CUAR EDHE PROKURORISE SHQIPETARE????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  6. Arben March 11, 15:30

    Agjencia e lajmeve në Irak, Sama News Agency, ka bërë të ditur se tre nga të arrestuarit dispononin pasaporta amerikane dhe izraelite, ndërkaq i katërti kishte pasaportë nga shtetet arabe të Gjirit Persik, transmeton Telegrafi.

    Ndërkaq sipas Tasnim News Reports: Këshilltarët e jashtëm ishin kapur në bazën kryesore, përgjegjëse për kontrollimin e operacioneve të ISIS-it, e vendosur në provincën veriore të Nineveh.

    Raportohet se gjatë operacionit, janë vrarë edhe një numër i luftëtarëve të ISIS-it, duke shtuar se këshilltarët e huaj janë arrestuar dhe transferuar në një qendër të sigurisë në kryeqytetin Bagdad.

    Pas këtij lajmi kanë ardhur edhe reagime nga zyrtarët irakianë, përkatësisht nga anëtarë të parlamentit të këtij vendi.

    Seyed Fathollah Hosseini ka kërkuar urgjentisht nga OKB-ja që të marrë masa kundër SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

    “Kombet e Bashkuara nuk duhet të qëndrojnë të qetë rreth prezencës së komandove të ushtrisë amerikane në bazën e terroristëve”, kishte thënë ai.

    Një tjetër anëtar i parlamentit, Mohammad Saleh Jokar, ka akuzuar SHBA-të se po ndihmojnë qëllimisht ISIS-in dhe se kanë motive të fshehta për të udhëhequr koalicionin kundër Shtetit Islamik.

    Reply to this comment
  7. SHQIPE March 11, 15:51

    Vetem Fakti (sipas gazet es PD, te dt.10 mars) ku thuhet se Ambasada Amerikane nje liste
    “non grata” te deputeteve…..eshte shume domethenes pe te dy kategorite. Ambasaden Amerikane nda njera ane; dhe nga ana tjeter,vete deputetet e listuar aty. Per mendimin tin, ne se te dyja palet e konsiderojne trillim….le te hedhi nnje gjyq PD-ne, per shpifje. Ne te kundert, le ta mbajne me shendet, Ambasada Amerikane, dhe deputetet e listuar aty. Shpifja, trilli, genjeshtra…..paditen dhe denohen. Ne se rivalet hesht in ajo kthehet ne fakt real….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*