SHBA: Përndjekja e familjeve emigrante ndalohet përkohësisht

June 26, 2018 09:53

SHBA: Përndjekja e familjeve emigrante ndalohet përkohësisht

Autoritetet e sigurimit të kufirit në SHBA kanë deklaruar se kanë ndaluar përkohësisht ndjekjen penale të emigrantëve që hyjnë ilegalisht në SHBA së bashku me fëmijë.

Komisionari i Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare, Kevin McAleenan tha se përndjekja është pezulluar javën e kaluar fill pas urdhrit të presidentit Donald Trump, që ndalon ndarjen e familjeve.

Ai u shpreh se agjencia e tij dhe Departamenti i Drejtësisë duhet të gjejnë mënyra për t’i ndjekur penalisht emigrantët, por pa i ndarë nga fëmijët e tyre.

Trump e nënshkroi urdhrin të mërkurën e kaluar.

Ky nënshkrim erdhi pas reagimeve të ashpra që ka nxitur politika “zero-tolerancë” e administratës së tij kundër emigrantëve meksikanë që tentojnë të hyjnë në territorin amerikan.

Thuhet se mbi 2,000 të mitur janë ndarë nga prindërit e tyre në javët e fundit.

s.a/dita

June 26, 2018 09:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*