SHBA redukton statusin e BE, DW: Delegacioni trajtohet si organizatë

January 8, 2019 13:12

SHBA redukton statusin e BE, DW: Delegacioni trajtohet si organizatë

Administrata amerikane e ka ulur statusin diplomatik të delegacionit të BE-së në Shtetet e Bashkuara nga fundi i vitit te kaluar, pa dhënë përpara asnjë lloj paralajmërimi.

Lëvizja e papritur e Departamentit të Shtetit, e cila nuk ishte raportuar më parë, e redukton këtë status nga vend anëtar në organizatë ndërkombëtare.

“Nuk e dimë se kur e bënë saktësisht një gjë të tille, sepse në një menyrë mjaft të volitshme, harruan te na njoftonin. Unë mund të konfirmoj, se një veprim i tillë nuk është pritur aspak mirë në Bruksel”, tha për DW një zyrtar i bllokut evropian.

Delegacioni e vuri re vetë se ambasadori i BE-së në Uashington nuk ishte ftuar ne disa evente të mbajtura nga fundi i vitit që shkoi. Konfirmimi final erdhi nga zyrtaret qe organizuan funeralin shtetëror të ish-presidentit Gorge H.W.Bush.

Diplomatet europianë mendojnë se ulja e statusit duhet të ketë ardhur diku nga fundi i tetorit apo fillimi i nëntorit. I njëjti burim pohon se bindja e përgjithshme është se nuk bëhet fjale thjesht për një çështje protokollare, por për një lëvizje pas të cilës fshihet një motiv i qartë politik.

Diplomatet europiane kanë kërkuar sqarime nga Departamenti i Shtetit, por kanë marrë përgjigjen që stafi thjesht ka harruar t’i njoftojë.

Ngritja e statusit të ambasadorit të bllokut në nivelin e ambasadorit të një shteti sovran shtatorin e 2016-ës, erdhi pas një procesi të gjatë e intensiv nga DASH-i, ne kohen e presidentit Obama.

l.h/ dita

January 8, 2019 13:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*