SHBA, rrezikon dënim me vdekje, shqiptari stimulon çmendurinë

June 24, 2014 08:36

SHBA, rrezikon dënim me vdekje, shqiptari stimulon çmendurinë

Një shqiptar 64-vjeçar që akuzohet për vrasje në SHBA dhe që rrezikon të dënohet me vdekje, paraqet një gjendje çmendurie në sallën e gjyqit, po gjykatësit nuk e besuan. Viktor Shaholli, më 20 nëntor 2011 vrau me shotgun kunatin e djalit të tij, Dashamir Matjanin. Sipas prokurorisë, Dashamiri po ndihmonte Viktorin për të bërë rikonstruksionin e banesës, por Shaholli e goditi, sepse Matjani e kishte sharë nga familja. Avokati i Shahollit ka ngritur pretendimin se klienti i tij nuk duhet të dalë në gjyq për vrasje, sepse nuk është mendërisht në rregull për t’u paraqitur në gjykatë. Për të mbrojtur këtë pretendim avokati i Shahollit i ka ofruar gjykatës dëshmitë e dy të burgosurve për vrasje, që e kanë njohur në burg Shahollin.Gjykata pasi dëgjoi edhe dëshmitë e mjekëve psikiatër dhe të psikologëve arriti në konkluzionin, që Shaholli po simulonte gjendjen e të sëmurit mendor dhe lejoi vazhdimin e rregullt të procesit.

June 24, 2014 08:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*