SHBA, Rusi, BE dhe Ukrainë takim për krizën

April 17, 2014 14:21

SHBA, Rusi, BE dhe Ukrainë takim për krizën

Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri ka mbërritur në Zvicër, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Bashkimi Europian dhe Ukraina do të përpiqen të ndërtojnë një dialog për krizën që ka pushtuar lindjen e Ukrainës. Por parashikimet nuk janë aspak pozitive duke pasur parasysh që asnjëra palë nuk lëviz nga qëndrimet e saj. Ministri i jashtëm në detyrë i Ukrainës, ësgtë shprehur se Rusia duhet të tërheqë trupat e saj ushtarake nga kufiri lindor i Ukrainës dhe të mos mbështesë më aktivitetet terroriste që po ndodhin në rajonet lindore të vendit. Ai ka këmbëngulur se pavarësisht asaj që ka ndodhur Krimeja mbetet pjesë e territorit ukrainas. Një situatë në përshkallëzim e sipër me Organizatën e Kombeve të Bashkuara që mbështet qëndrimin perëndimor duke akuzuar Rusinë se po provokon situatën e dhunshme në Ukrainë. Ndërsa Rusia, anëtar i përhershëm i këshillit të sigurisë me të drejtën e vetos akuzon perëndimin se mban një qëndrim të njëanshëm. Ambasadori ukrainas në Kombet e Bashkuara Vitali Cërkin tha se disa delegacione i kanë kuptuar planet e autoriteve ukrainase që duan të përdorin dhunë kundër qytetarëve të saj. Autoritetet në Kiev sipas tij janë rezultat i dhunës dhe tani po injorojnë kërkesat e banorëve në juglindje të vendit.

Nëse Moska ka si qëllim aneksimin e lindjes së Ukrainëës sic ka bërë tashmë me Krimenë apo synon thjesht të destabilizojë vendin, kjo nuk është ende e qartë. Por ajo që është e sigurtë është se cdo zgjidhje e mundshme diplomatike do të ketë si kusht që Kievi të mos bëhet pjesë e Nato-s në të ardhmen.

 

 

April 17, 2014 14:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*