SHBA, të shtëna me armë në një shkollë në Alabama

March 8, 2018 10:22

SHBA, të shtëna me armë në një shkollë në Alabama

Një 17-vjeçare humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë të mesme në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet raportojnë se incidenti ndodhi në “Huffman High School” të mërkurën pasdite, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se të shtënat ishin aksidentale.

Vajza 17-vjeçare, e identifikuar nga miqtë e saj si Courtlin Arrington, vdiq gjatë transportit në spital.

Mediet shkruajnë se autori i të shtënave ishte një nxënës, i cili ishte i armatosur në shkollë dhe teksa po i tregonte armën e tij shoqeve, aksidentalisht ka qëlluar.

l.h/ dita

March 8, 2018 10:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*