SHBA, të shtëna në Teksas. Dyshohet për disa viktima

July 31, 2016 10:41

SHBA, të shtëna në Teksas. Dyshohet për disa viktima

“Të shtënat ende aktive kanë shkaktuar shumë viktima. Qëndroni larg qendrës së qytetit”. Ky është paralajmërimi i dhënë nga Policia e Austinit në Shtetet e Bashkuara, në një mesazh të tyrin në “Twitter” mesnatën e së dielës me orën lokale.

Policia shtoi se janë dëgjuar disa të shtëna të ndara në të njëjtën zonë, por nuk konfirmon se sa agresorë besohet të jenë përfshirë në këtë incident, apo vendin se ku mund të ketë ndodhur ai.

Ende nuk bëhet e ditur se, sa persona mund të jenë qëlluar, edhe pse mediet lokale raportojnë për një të vdekur në kryeqytetin e Teksasit.

“KXAN”, një stacion lokal lajmesh, ka cituar burime shëndetësore të thonë se viktimat janë përhapur në mbarë zonën, duke shtuar se shërbimet e emergjencës janë përgjigjur në kohë dhe ndodhen pranë vendngjarjes.

July 31, 2016 10:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin