SHBA tronditet sërish, tjetër sulm me 7 të vdekur në Ohio

August 4, 2019 09:57

SHBA tronditet sërish, tjetër sulm me 7 të vdekur në Ohio

Vetëm disa orë pasi një person hapi zjarr në një qendër tregëtare në El Paso, të Teksasit, një ngjarje e rëndë po raportohet sërish në Shtetet e Bashkuara.

Raportet e para tregojnë se një person hapi zjarr në Dejton, Ohio në orët e para të mëngjesit, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke lënë 24 të plagosur.

Pasditen e djeshme një tjetër sulm u regjistrua në Teksas ku humbën jetën 20 persona dhe 26 të tjerë mbetën të plagosur. Autori ishte një 21 vjeçar.

Më pak se 20 minuta para sulmit, vrasësi i dyshuar postoi i Teksasit publikoi një postim me një gjuhë urrejtjeje në internet që akuzoi komunitetin hispanik për rrëmbimin e “të bardhëve” në SHBA.

“Kjo është gjenerata e fundit e fëmijëve të bardhë në Amerikë”, shkruante autori.

Historia e të shtënave në Ohio është në hetim e sipër, pasi autoritetet kanë shkuar në vendngjarje.

j.l./ dita

August 4, 2019 09:57
Komento

2 Komente

  1. mirel August 4, 15:10

    10 viktima deri tani ne Ohio. Oligarket e armeve e mbajne biznesin ne emer te Lirise,. si ate qe na shet Ripjerdhja.
    Vdesin njerezit, as qe ju behet vone fare.
    Cmenduri

    Reply to this comment
  2. Arben August 4, 17:01

    Amerika ka te pakten 30 vite qe gjymton popujt neper bote. Nuk I Ben keq tani te korre dicka nga ajo qe ka mbjelle

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*