SHBA, Trump merr mbështetjen e 88 ish-ushtarakëve të lartë

September 7, 2016 15:27

SHBA, Trump merr mbështetjen e 88 ish-ushtarakëve të lartë

Plot 88 ish-krerë ushtarakë i kanë dhënë Donald Trumpit mbështetjen e tyre në zgjedhjet e nëntorit përmes një letre të hapur, mes të cilëve janë edhe 4 gjeneralë e 15 oficerë të lartë.

Grupi, i organizuar nga gjeneral-major Sidney Shachnow dhe kundëradmirali Charles Williams, e vlerëson lart kandidatin republikan dhe deklaron se zgjedhjet e vitit 2016 i ofrojnë popullit amerikan mundësinë e shumënevojitur për t’i hyrë një kursi të vonuar korrigjimi, sa i takon gjendjes dhe politikave të sigurisë kombëtare.

Letra përmban edhe emrin e gjeneralit me 4 yje në pension, Burwell Bell, i cili komandoi trupat amerikane në Kore nga viti 2006 deri në tërheqjen e tij në vitin 2008. Dallon sidomos një paragraf me referime ndaj retorikës së Trumpit, që lejon mundësinë e përhapjes së armëve bërthamore në rajonin Azi-Paqësor.

Si ish-drejtues të lartë në ushtrinë amerikane, – thonë nënshkruesit, – ne besojmë se një ndryshim i tillë mund të bëhet nga dikush që nuk është thellësisht i përfshirë dhe gjerësisht përgjegjës për gërryerjen e ushtrisë sonë, e për kërcënimet e shtuara me të cilat përballet Amerika në mbarë botën. Për këtë arsye, zgjedhim kandidaturën e Donald Trumpit për të qenë komandant i ardhshëm i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara.

Ushtarakët ishin në mënyrë të veçantë kritikë ndaj mënyrës sesi admnistrata “Obama” ka menaxhuar çështjet e sigurisë kombëtare dhe ato të politikës së jashtme, duke i shtuar pakënaqësisë së hapur edhe paralajmërimin se armiqtë janë bërë më të guximshëm dhe ndiejnë dobësi në Uashington, një kombinim ky sipas tyre me potencial të lartë rrezikshmërie.

September 7, 2016 15:27
Komento

1 Koment

  1. MH September 7, 17:05

    Nuk po e kuptoj!!!
    ” që lejon mundësinë e përhapjes së armëve bërthamore në rajonin Azi-Paqësor.”
    Kjo sipermarrje ka vlera pozitive apo negative.
    Ka dekada qe flitet per carmatosjen e armeve berthamore.Ta shndrrojme boten pa arme berthamore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*